03062008 - LAJMI.pdf

* The preview only display some random pages of manuals. You can download full content via the form below.

The preview is being generated... Please wait a moment!
  • Submitted by:
  • File size: 3 MB
  • File type: application/pdf
  • Words: 31,517
  • Pages: 40
Report / DMCA this file Add to bookmark

Description

E MARTË, 3 QERSHOR 2008• ÇMIMI 10 CENTË

Jepen rezultatet preliminare zyrtare për zgjedhjet e së dielës në Maqedoni

BDI-ja dy deputetë më

Kuvendi i Kosovës nuk do të merret me shpifjet e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës

shumë se PDSH-ja S’guxuan

VITI IV • NR. 1131• E PËRDITSHME INFORMATIVE • WWW.GAZETALAJM.INFO

BDI ka siguruar 15 deputetë, PDSH 13, PPD një deputet. Te maqedonasit, partia e kryeministrit Nikola Gruevski VMRODPMNE ka fituar 62 deputetë nga 120 sa numëron Parlamenti dhe mund ta formojë qeverinë pa asnjë parti tjetër. Nikola Gruevski ka thënë se nuk do ta formojë qeverinë e re, përderisa nuk sigurohet se në të gjitha vendvotimet të gjithë votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre

Faqe 4

Ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës u janë dhënë dhuratë lap-topët, ndërsa u blihen deputetëve të rinj

ta ngucin Del Ponten Jakup Krasniqi thotë se nuk e ka ndërmend të merret me shpifjet e Del Pontes Faqe 2

Qeveria serbe përpiqet ta sfidojë Qeverinë kosovare, ngutet t’i konstituojë kuvendet komunale përpara hyrjes në fuqi të Kushtetutës

Kundërpërgjigjja,

sekret Lideri i serbëve të veriut, Milan Ivanoviq, kërcënon se shtrirja e pushtetit të Qeverisë së Kosovës në tërë territorin mund të bëhet vetëm me dhunë. Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi zotohet se me fuqizimin e Kushtetutës nuk do të ketë vend për struktura paralele Faqe 3

Vazhdojnë punimet në objektin privat të Qendrës Kardiake në Prishtinë

Dalladakut askush s’ia dorëzoi vendimin

Falen lap-topë Edhe pse ka qenë e paraparë t’i shfrytëzojnë gjatë mandatit, ish-deputetëve një herë u është thënë t’i kthejnë lap-topët e blerë nga Buxheti i Kosovës, mirëpo më pas u janë falur me vendim të Kryesisë. Tani edhe 65 mijë euro të tjera do të shpenzohen për pajisjen e deputetëve të rinj me lap-topë të rinj. Vendimi për t’ua falur ish-deputetëve lap-topët është marrë për shkak se dinamika e përparimit të teknologjisë i bën ata jo shumë të vlefshëm Faqe 5

AGJENSIONI TURISTIK - TRAVEL ANGENCY

Rr. 28 Nëntor nr. 10 Gjilan

Për çdo informacion: Unioni Financiar Prishtinë; www.ufp-ks.com, Tel:+38138 549 840,+37744 110 840

Te l & Fa x : 0 2 8 0 2 1 2 5 0 ; 0 4 4 1 2 0 3 0 0

Fatmir Dalladaku do ta vazhdojë ndërtimin e Qendrës Kardiake. Atij nuk i është dhënë asnjë vendim për ndërprerjen e punimeve. Ishkryeministri Agim Çeku tha se punimet janë ndërprerë dhe vendimi duhet të respektohet nga Qeveria që udhëhiqet nga Hashim Thaçi Faqe 8

Qytetarët ankohen, Qeveria premton ndihmë për ta përballur ngritjen e çmimeve

Çmimet s’ka kush t’i ndalë Opozita e kritikon Qeverinë se nuk ka ndonjë strategji për ndaljen e valës së ngritjes së çmimeve. Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, premton se Qeveria do t’i ndihmojnë shtresat e varfra të shoqërisë për ta përballuar ngritjen enorme të çmimeve Faqe 6

2 NACIONAL

Njohja e Kosovës -

kontribut për paqen në Ballkan

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Pas presioneve, Kuvendi i Kosovës nuk do të merret me shpifjet e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës

S’guxuan ta ngucin Del Ponten Presionet e faktorit ndërkombëtar e kanë detyruar Kryesinë e Kuvendit që ta heqë nga rendi i ditës pikën, gjatë së cilës, në seancën e së hënës, parashihej të hidhej vrer mbi ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës. Jakup Krasniqi tha se Kuvendi nuk e ka ndërmend të merret me shpifjet e Del Pontes

Tiranë, 2 qershor Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, folën të hënën në Tiranë për situatën në rajon. Ata u pajtuan se pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan. Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, i shprehu falënderime ministrit të Jashtëm kroat për njohjen e Kosovës dhe, njëkohësisht, urimet më të mira për Kroacinë, pas marrjes së ftesës për në NATO. Ndërkaq, ministri i Jashtëm kroat, Jandrokoviq, tha se qëndrueshmëria, paqja dhe zhvillimi ekonomik i secilit prej vendeve të Ballkanit janë të rëndësishme jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal, sepse e ardhmja e gjithë rajonit do të jetë integrimi evropian.

ARSIM LANI Prishtinë, 2 qershor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë hequr nga rendi i ditës pikën, gjatë së cilës parashihej të nxirrej një deklaratë kundër akuzave të ishkryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Edhe pse kjo pikë, me kërkesë të deputetit të PDK-së, Berat Luzha, ishte futur në rend dite, të hënën është hequr, me gjasë për të mos u kthyer më. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se kërkesa e Luzhës nuk është hequr përgjithmonë, megjithatë e pranon faktin se Kuvendi nuk do të merret me shpifjet e Carla del Pontes. "Shtyrja" për një seancë tjetër, sipas Krasniqit, është bërë për shkak të interesit të zhvillimeve

Shtyhet debati për Ombudspersonin Kuvendi e shtyu po ashtu edhe një herë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërkaq kandidati që ka fituar më shumë pikë është Murat Jashari, i pasuar nga Diana Toska dhe Sami Kurteshi. Kryeparlamentari Krasniqi nuk e dha arsyetimin për shtyrjen, duke thënë se ky ishte një vendim i përbashkët i Kryesisë dhe i shefave të grupeve parlamentare dhe se nevojiten edhe konsultime me të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi.

politike në Kosovë dhe rreth saj. Mirëpo, Berat Luzha mendon se një gjë e tillë është bërë për shkak të presioneve nga jashtë, ndërkohë që Lutfi Haziri këtë presion e emërton si "konsultim" me faktorin ndërkombëtar. Deputeti Luzha mendon se vetëm presionet e detyruan Kryesinë e Kuvendit ta heqë nga rendi i ditës kërkesën e tij, e cila ishte shtruar në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit. "Mendoj se janë disa nga presionet që i janë bërë Kuvendit nga jashtë, por në fakt nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur me fatin e kësaj kërkese. Ishin disa sqarime në Grupin Parlamentar të PDK-së, por nuk ishin serioze. Grupi Parlamentar u arsyetua se i ka

kaluar koha dhe nuk mund të ballafaqohemi me deklarata private". Kryeparlamentari Krasniqi mohoi të ketë pasur ndikime nga jashtë për heqjen e kësaj pike. Ai tha se një gjë e tillë është bërë për shkak të interesit të zhvillimeve politike në Kosovë. "Është bërë një shtyrje, e jo një heqje", tha Krasniqi. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, duke qëndruar në një linjë me Krasniqin, tha se Kuvendi konsideron se në këtë fazë të zhvillimeve është e panevojshme që të dilet me një qëndrim tjetër, ngase disa herë institucionet e Kosovës kanë deklaruar se akuzat e Del Pontes ndaj UÇK-së janë të pabaza". Haziri tha se opinioni

mbarëkombëtar tashmë e ka kuptuar se akuzat e Del Pontes nuk kanë të bëjnë asgjë me veprimet e UÇK-së. Me këtë shtyrje nuk pajtohen partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës. Ahmet Isufi nga AAK-ja nuk e ka të qartë se pse është hequr nga rendi i ditës çështja që kishte të bënte me nxjerrjen e një deklarate kundër akuzave të Del Pontes. Ai tha se kjo shmangie ka qenë e panevojshme. "Do të duhej që Kuvendi ta ketë një qëndrim ndaj akuzave të Del Pontes". Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, në një libër të botuar kohë më parë, i akuzon pjesëtarët e UÇK-së se gjatë periudhës së vitit 1999 kanë bërë shitjen e organeve të 300 serbëve në Shqipëri.

Albert Rohan kritikon vendet evropiane që s’e kanë njohur Kosovën

BE-ja nuk mund të financojë sabotazhin e misionit të vet Vjenë, 2 qershor - Askush nuk do t'i kërkojë Beogradit njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, por po ashtu nuk mund të kërkojë askush nga Brukseli të mbështesë Serbinë, dhe në të njëjtën kohë kjo e fundit të kundërshtojë përpjekjet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e Kosovës. Kështu është shprehur të hënën në një artikull autorial të botuar në të përditshmen austriake "Die Presse", ishzëvendësi i kryenegociatorit të

Organizatës së Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan. Ai tha se të gjithë duhet ta dinë se Bashkimi Evropian nuk mund të financojë sabotazhin e misionit të vet në Kosovë. Ishzëvendësi i Martti Ahtisaarit, Rohan, ka kërkuar që presidenti serb Boris Tadiq të gjejë një diskurs më të moderuar kur bëhet fjalë për dënimin e aktiviteteve të Brukselit në Kosovë. Diplomati austriak tha se problemi akut në Kosovë

do të dalë në shesh në gjysmën e qershorit, kur UNMIK-u përfundon aktivitetet e veta dhe i dorëzon kompetencat Qeverisë së Kosovës, përkatësisht misionit të Bashkimit Evropian. Rohan ka kritikuar shtatë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se me sjellje të tilla ato kanë inkurajuar edhe kundërshtimin e Serbisë ndaj misionit evropian.

Albert Rohan

Botues: ATV-Media Prishtinë; Drejtor i përgjithshëm: Selim Pacolli; zv. drejtor: Skënder Blakaj. E redakton Kolegjiumi i Redaksisë: Kryeredaktor: Ibrahim Rexhepi; zv. kryeredaktor dhe Ndërkombëtare: Sadri Ramabaja; Nacional: Arben Rugova; Ekopolitikë: Bujar Desku; Kosovë: Nazmi Elezi; Sport: Driton Latifi; Përgjegjës i disenjit: Hekuran Rexhepi, Marketing: Naim Bytyçi - 044/193-528, [email protected], për Gjilan: 044/132-402, për Gjakovë: 044/ 278-933, për Pejë, Klinë, Deçan: 044/ 221-527, Adresa e redaksisë: Rruga UÇK, nr. 58 Prishtinë, Tel: 038/243-021, Fax: 038/243-009, Adresa elektronike: [email protected]; Shtypi: Rotoprint

NACIONAL 3

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Qeveria serbe përpiqet ta sfidojë Qeverinë kosovare, ngutet t'i konstituojë kuvendet komunale përpara hyrjes në fuqi të Kushtetutës

Kundërpërgjigjja, sekret Serbia llogarit që deri më 14 qershor, një ditë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, t'i konstituojë të gjitha kuvendet paralele. Kryeadministratori Joachim Ruecker ende s'ka vendosur se si të reagojë, ndërsa Qeveria nuk ka mandat për t'i shfuqizuar ato deri më 15 qershor. Lideri i serbëve të veriut, Milan Ivanoviq, kërcënon se shtrirja e pushtetit të Qeverisë së Kosovës në tërë territorin mund të bëhet vetëm me dhunë. Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi zotohet se me fuqizimin e Kushtetutës nuk do të ketë vend për struktura paralele SEBAHATE SHALA Prishtinë, 2 qershor - Liderët e serbëve të Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të konstituohen kuvendet paralele në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan, ndërsa javën tjetër në Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillugë. Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Samarxhiq, ndërkaq ka deklaruar se 14 qershori, një ditë para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, është afati i fundit kur pritet të krijohen të gjitha kuvendet paralele, ndonëse nuk ka precizuar se si do të funksionojnë dhe çfarë përgjegjësie do të kenë këto kuvende. "Koordinatorët lokalë kanë marrë udhëzime se si t'i konstituojnë asambletë komunale, kështu që jo vetëm Beogradi, por edhe UNMIK-u, gradualisht do të fillojë bashkëpunimin me këto komuna, sepse ato e kanë legjitimitetin e popullit serb", ka thënë Samarxhiq, i cili nga disa ministra në Qeverinë serbe është akuzuar se bashkë me kryeministrin Vojislav Koshtunica e ka orkestruar djegien e dy pikave kufitare dhe e ka nxitur dhunën në Mitrovicë, me qëllim të minimit të pavarësisë së Kosovës. Edhe lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Milan Ivanoviq, konfirmoi të hënën se gjatë kësaj jave do të mbahen mbledhjet konstituive në Zveçan e Mitrovicën e veriut dhe e njëjta gjë do të bëhet edhe në pjesë tjera të Kosovës, ku shumicën e kanë fituar radikalët serbë. "Jam i bindur se ky afat do të respektohet në komunat në Kosovë dhe do të bëhet konstituimi i pushtetit. Jam

i sigurt se UNMIK-u dhe bashkësia ndërkombëtare do t'i marrin parasysh këto fakte dhe në fund do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë ligjore", ka thënë Ivanoviq për BBC, duke kërcënuar se shtrirja e pushtetit të Qeverisë së Kosovës në tërë territorin mund të bëhet vetëm me dhunë. "Ky pushtet shqiptar dhe ky imponim nuk mund të realizohet ndryshe, përveç me dhunë, por unë besoj se UNMIK-u dhe KFOR-i nuk do ta lejojnë këtë, ashtu sikur që serbët nuk do të lejojnë kurrfarë imponimi të institucioneve shqiptare". Në anën tjetër, UNMIK-u i ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale serbe të 11 majit, të organizuara nga Serbia, por ende nuk ka reaguar ndaj tendencave të Beogradit për instalimin e asambleve paralele në Kosovë. Aktualisht, zyrtarët e administratës nuk përgjigjen se si do të reagojnë në rast se liderët e zgjedhur serbë përpiqen t'i konstituojnë këshillat lokale, të inaugurohen dhe të hyjnë në objekte komunale. "Ne do t'i njohim vetëm autoritetet legjitime të emëruara nga PSSP-ja, siç është rasti i pesë komunave serbe. Nuk mund të them saktësisht se çfarë do të bëjë UNMIK-u në këtë rast, por pozicioni ynë nuk ka ndryshuar: këto zgjedhje janë ilegale dhe rezultatet e tyre janë të pavlefshme, ne nuk do t'i njohim ato", tha për "Lajm" zëdhënësi Russell Geekie. Qeveria e Kosovës, ndërkaq, nuk ka mandat për t'i shfuqizuar këto kuvende, së paku deri më 15 qer-

shor, kur pushteti real fuqizohet me Kushtetutë. "Ne bashkë me UNMIK-un kemi marrë vendim që të mos njihet rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe si rrjedhojë nuk do ta njo-

him legjitimimin dhe konstituimin e këtyre organeve. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, nuk do të ketë vend për organe dhe struktura paralele", tha për "Lajm" zëvendëskryemi-

Deputetët të shqetësuar me kuvendet paralele Në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, deputetët kanë ngritur shqetësimin lidhur me paralajmërimet e Qeverisë së Serbisë se do t'i formojë strukturat paralele komunale, më së voni deri më 14 qershor. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj e cilësoi këtë si një provokim të radhës të Serbisë, ndërsa deputeti Driton Tali kërkoi nga Qeveria që të përgjigjet se si do të reagojë dhe çfarë do të bëjë nëse formohen këto kuvende paralele.

Ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, flet për atë se çfarë dialogu mund të ketë mes Prishtinës dhe Beogradit pas 17 shkurtit

Kosova është shtet, fqinj me Serbinë Beograd, 2 qershor - Statusi i Kosovës është zgjidhur dhe përpjekjet për të negociuar serish rreth kësaj çështje janë të kota. Kosova tani është shtet i pavarur i njohur nga shumë vende të rëndësishme të botës. Kështu është shprehur të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter. "Megjithatë, çdo herë jemi të lumtur ku fqinjët janë në gjendje të bisedojnë për çështjet praktike që drejtpërdrejt ndikojnë në jetën e njerëzve, kur flasin për të ardhmen e rajonit, sigurinë, përparimin e qytetarëve, andaj nuk do të kishim vërejtjen që Prishtina dhe Beogradi do të bisedonin mes tyre dhe me të tjerët në rajon", tha

ambasadori Munter në një intervistë për gazetën serbe "Politika".

Cameron Munter

I pyetur nëse Beogradi pranon të flasë me Prishtinën si fqinj,

ambasadori amerikan tha se është çështje e qeverisë serbe se në çfarë mënyre do ta bëjë këtë. "Mënyra se si e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës stabilitetin në Ballkan është që shtetet si Serbia e Kosova të jenë të integruara në institucionet perëndimore e evropiane, sepse atyre u takojnë". Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe njohjes së saj nga 42 shtete të botës, Beogradi zyrtar ende vazhdon të mos njohë realitetin e ri të krijuar. E përkrahur nga Rusia, Serbia është përpjekur edhe të nxisë dhunë ndëretnike në Kosovë për të minuar institucionet dhe shtetin që lindi më 17 shkurt.

nistri Hajredin Kuçi. Duke iu përgjigjur Ivanoviqit, Kuçi thotë se qëllimi i pushtetit të Kosovës nuk është përdorimi i dhunës, por ndërtimi i shtetit të së drejtës, duke e respektuar rendin dhe ligjin. "Unë nuk dua të besoj se ka zgjidhje me dhunë, por në çdo rast për këtë do të vendosin organet e pushtetit. Ndryshe, UNMIK-u do të bashkëpunojë me ne, e jo me përfaqësues ilegjitimë". Sipas zyrtarëve të UNMIK-ut, pritet që kryeadministratori Joachim Ruecker të marrë një vendim për këtë çështje vetëm pas 18 qershorit.

Konuzin: Rusia do të qëndrojë krah Serbisë Beograd, 2 qershor - Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Konuzin, tha të hënën në Graçanicë se Rusia në Kosovë nuk i mbron vetëm serbët, por edhe të drejtën ndërkombëtare. "Derisa serbët t'i mbrojnë interesat e tyre, Rusia do të jetë krah tyre. Ne konsiderojmë se Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë", tha Konuzin. Pavarësia e Kosovës është pranuar deri tani nga gjithsej 42 shtete, përfshirë fuqitë kryesore perëndimore, mirëpo Beogradi, i mbështetur nga Moska, ende ëndërron se mund ta ndryshojë realitetin e ri, duke e harruar dhunën e ushtruar në Kosovë nga Serbia, luftën dhe 17 shkurtin.

4 NACIONAL

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Jepen rezultatet preliminare zyrtare për zgjedhjet e së dielës në Maqedoni

BDI-ja dy deputetë më shumë se PDSH-ja BDI ka siguruar 15 deputetë, PDSH 13, PPD një deputet. Te maqedonasit, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar 62 deputetë nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë dhe mund të formojë qeveri pa asnjë parti tjetër BEKIM BUÇKI Shkup, 2 qershor - Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Maqedoni partia e kryeministrit Nikolla Gruevski - VMRODPMNE ka fituar bindshëm. Në bazë të rezultateve të para preliminare të dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), partia e Gruevski ka fituar 62 deputetë nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë dhe mund të formojë qeveri pa asnjë parti tjetër. Koalicioni "Dielli", i udhëhequr nga LSDM-ja, ka fituar 28 deputetë, ndërsa në kampin shqiptar, sipas KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka siguruar 15 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) 13 deputetë, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) një deputet. BDI-ja, edhe pse udhëheq ndër elektoratin shqiptar, megjithatë nuk do t'i njohë rezultatet zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e votimeve në Tetovë, Bogovinë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Tearcë dhe

Saraj të Shkupit. Edhe KSHZ-ja ka dalë me qëndrim se në njësinë zgjedhore numër 6, në Tetovë, Gostivar dhe pjesë të Kërçovës, do të përsëritet votimi. Kryetarët e PDSH-së dhe PPD-së, Menduh Thaçi dhe Abdylhadi Veseli, të hënën deklaruan se dy partitë do të bashkohen. Veseli tha se lideri i PDSH-së në bisedimet me mandatarin e ri mund t'i shfrytëzojë votat e PPD-së. "Gjithçka është e qartë, 120 mijë vota përkundër taborit tjetër, BDI-së, që ka 106 mijë vota. Këtë mandat do ta shfrytëzojmë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në Maqedoni", tha Thaçi. Kreu i PDSH-së tha se pas përfundimit të zgjedhjeve, me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka pasur vetëm bisedë joformale. Por, ky i fundit ka thënë të hënën se nuk do ta formojë qeverinë e re, përderisa nuk sigurohet se në të gjitha vendvotimet qytetarët 100 për qind kanë shprehur vullnetin e tyre.

Menduh Thaçi dhe Abdylhadi Veseli

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, të hënën, ka thënë se, pavarësisht shkeljeve, pavarësisht dhunës së votës, me gjithë parregullsitë zgjedhore partia e tij është fitimtare. "Shqiptarët nuk duan dhunë, nuk e përkrahin atë, duan vëllazëri, duan BE-në, NATO-n, por gjëra të tilla ndodhin kur motivohen nga parti, nga krerë të partive politike dhe kjo është një fatkeqësi e madhe", tha Ahmeti. Lidhur me fitoren e Gruevskit në këto zgjedhje, Ahmeti shprehet se fitorja i takoi për pikëpamje që partia e kryeministrit paraqiti para popullit maqedonas dhe ata i pranuan ato. "Gruevski ka qasje radikale. Kjo fitore e tij është rezultat i kësaj qasje nacionaliste". I pyetur për një koalicion të mundshëm dhe se cili do të jetë ai, Ahmeti ka thënë se "koalicionet janë marrëveshje". "Do të shikojmë të normalizohet situata, sepse kemi dhe raundin e dytë aty ku ka pasur shkelje të renda të procesit, vrasje plagosje. Këto zgjedhje mund të sjellin ndryshime". Maqedonia në zgjedhjet e së dielës nuk ka përmbushur standardet kryesore ndërkombëtare, theksohet në deklaratën e Misionit vëzhgues ndërkombëtar. Misioni i kryesuar nga OSBE/ODIHR njoftoi të martën se kjo është pasojë e orvatjeve të organizuara për ndërprerje të dhunshme të procesit zgjedhor në pjesë ku jetojnë shqiptarët etnikë, ku votuesit u parandaluan lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre në më shumë vende. Policia nuk ishte e aftë

Simpatizantë të BDI-së

që të pengojë dhunën në mjediset me popullatë shqiptare gjatë kohës së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës parazgjedhore, vlerësohet në raportin preliminar të ODIHR-it. "Një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin privuar nga e drejta që ta shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje për shkak të

aktivistëve të papërgjegjshëm dhe veprimeve destruktive dhe të dhunshme të të dy partive më të mëdha shqiptare. Aktivitetet e tilla e rrënojnë procesin demokratik për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike", tha Mevlut Cavusoglu, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Berisha dënoi aktet e dhunës në zgjedhje Tiranë, 2 qershor - Kryeministri shqiptar Sali Berisha dënoi të hënën aktet e dhunës që shoqëruan të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Duke komentuar ecurinë e procesit zgjedhor në vendin fqinj, Berisha u shpreh se "incidentet kanë krijuar tension, frikë dhe nuk shkojnë në frymën e zhvillimit normal të zgjedhjeve". Më pas Berisha deklaroi se kishte komunikuar në lidhje telefonike me dy liderët kryesorë të partive politike shqiptare në Maqedoni. "Jam i bindur se autoritetet maqedonase të zgjedhjeve dhe grupi ndërkombëtar i vëzhgimit do të japin rekomandimet më të mira, për riparimin e problemeve të krijuara, në mënyrë që çdo qytetar i vendit të shprehë lirisht vullnetin e tij", tha kryeministri shqiptar.

Kosova reagon ndaj mënyrës së mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni

Njollë e zezë për Maqedoninë ARSIM LANI Prishtinë, 2 qershor - Përgjakja e zgjedhjeve në Maqedoni, e cila i parapriu një procesi jonormal të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të parakohshme, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Udhëheqësit kosovarë, duke kërkuar që këto zgjedhje të përsëriten, e kanë akuzuar rëndë koalicionin që deri tani e ka qeverisur Maqedoninë. Qëndrimi i Prishtinës zyrtare është se në Maqedoni nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe si të tilla ato duhet të shpallen të pavlefshme. "Paramilitarë, të veshur në uniforma, dhe ata që asnjëherë nuk ua kanë menduar të mirën qytetarëve shqiptarë i kanë keqpërdorur kutitë e votimeve", tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Obligimin kryesor për organizimin e zgjedhjeve dhe për mirëmbajtjen e gjithë procedurës së tyre, sipas Krasniqit, do të duhej ta kishte koalicioni qeverisës, por kryeparlamentari mendon se pikërisht ky koalicion nuk ka garantuar dhe as siguruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe e mban përgjegjësinë për gjithë atë që ka ndodhur. "Kemi bindjen se ato zgjedhje, në masë të madhe, meritojnë të shpallen të pavlefshme për faktin se paramilitarët, të veshur në uniforma, kanë keqpërdorur edhe në mbushjen e kutive me vota të paligjshme. Në të vërtetë, në Maqedoni nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të drejta". Krasniqi dyshon se çështjen e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të zgjidhë një koalicion i tillë qeverisës,

që në thelb ka nota të anti-shqiptarizimit. Mënyra se si ka rrjedhur procesi zgjedhor në Maqedoni, përveç që do t'i dëmtojë më shumë aspiratat maqedonase për integrime në NATO dhe BE, në Kosovë shikohet si një mundësi që Maqedonia të vazhdojë edhe më tej që të mos e njohë Kosovën si shet. "Me njohjen e Kosovës përfiton edhe Maqedonia", tha Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Qeveria e Kosovës kërkon që procesi i zgjedhjeve në Maqedoni, sidomos te shqiptarët, të kalojë pa pasoja të tjera dhe ato zgjedhje të përfundojnë në mënyrë demokratike. Kuçi deklaroi se Qeveria është e shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur atje. "Ne jemi të interesuar që zgjedhjet të jenë tërësisht demokratike, klima e ideve

të jetë klimë e konkurrencës në kuptimin më lojal të mundur, ndërsa, në anën tjetër, kemi dëshirë që shenjat e demokracisë, të zhvillimeve politike dhe dinamike, të legjitimimit të pushteteve të bëhen në mënyrën më demokratike". Zëvendëskryeministri i Kosovës kërkon që ndër partitë shqiptare të ketë mirëbesim më të madh dhe ta respektojnë më shumë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Ibrahim Makolli, nga AKR-ja, tha se ky proces jodemokratik i zgjedhjeve do të ketë pasoja edhe për Kosovën. "Nëse jo drejtpërdrejt, për Kosovën do të kemi pasoja të tërthorta, në radhë të parë për shkak të mundësisë së vonesës për t'u njohur Kosova nga ana e fqinjit të saj të parë". Incidentet e ndodhura gjatë ditës së

votimeve në zgjedhjet në Maqedoni, të hënën, i kanë dënuar edhe partitë e tjera politike të Kosovës, të cilat kanë thënë se ajo që ka ndodhur atje tregon se Maqedonia ka problem me demokracinë. Nënkryetari i AAK-së, Bajram Kosumi, tha se partitë politike në Maqedoni, veçanërisht ato shqiptare, nuk kanë arritur ta kontrollojnë si duhet këtë proces. "Kjo që ka ndodhur në Maqedoni tregon se ai shtet ka probleme serioze me parimet themelore të demokracisë dhe të vendosjes së rendit demokratik. Ky është një problem i përgjithshëm i Maqedonisë". Në një shtet demokratik, siç pretendon të jetë Maqedonia, sipas Besa Gaxherrit, nënkryetare e LDD-së, janë të papranueshme incidentet.

NACIONAL 5

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës u janë dhënë dhuratë lap-topët, ndërsa u blihen deputetëve të rinj

Falen 65 lap-topë Edhe pse ka qenë e paraparë t'i shfrytëzojnë gjatë mandatit, ish-deputetëve një herë u është thënë t'i kthejnë laptopët e blerë nga Buxheti i Kosovës, mirëpo më pas u janë falur me vendim të Kryesisë. Tani edhe 65 mijë euro të tjera do të shpenzohen për pajisjen e deputetëve të rinj me lap-topë të rinj. Vendimi për t'ua falur ish-deputetëve lap-topët është marrë për shkak se dinamika e përparimit të teknologjisë i bën ata jo shumë të vlefshëm VALMIR KLAIQI Prishtinë, 2 qershor - Me t'u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi kishte kërkuar që ish-deputetët t'i kthejnë lap-topët, pasi ata u ishin dhënë vetëm në shfrytëzim gjatë mandatit. Por, tani kryeparlamentari, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, ka ndërruar mendje. Ish-deputetët do t'i mbajnë "dhuratë" 65 lap-topë, ndërsa për 65 deputetët pasardhës Kuvendi do të blejë lap-topë të rinj. Vlera e lap-topëve "dhuratë" për ish-deputetët është rreth 65 mijë euro (1 lap-top, pentium, 4 kushton rreth 1 mijë euro), ndërsa po aq mjete pritet të shpenzohen për blerjen e laptopëve të rinj. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha të hënën për "Lajm" se, menjëherë pas konsolidimit të Kuvendit të ri, Kryesia ka

kërkuar që ish-deputetët t'i kthejnë lap-topët e marrë, por pastaj, siç tha, ai është vendosur që ata lap-topë t'u mbeten ishdeputetëve. Në formularët e ngarkesës që çdo deputet ka pasur për lap-topin e marrë, sipas Krasniqit, ka qenë

Dedaj e falënderon Genscherin për mbështetjen që i dha Kosovës Munih, 2 qershor - Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj, njëherësh zëvendësministër i Punës, e ka falënderuar ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Hans Ditrich Genscher, për angazhimin e tij personal dhe të Gjermanisë rreth zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti rreth çështjes së Kosovës, e cila, sipas tij, ishte nyje për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Dedaj mori pjeseësi mysafir nderi në Kongresin e Liberalëve të Gjermanisë, i cili i zhvilloi punimet ne Munih. Dedaj, sipas një komunikate për media të PLK-së, gjatë takimit me deputetë të Parlamentit Evropian dhe Bundestagut gjerman, tha se tani, pas definimit të statusit politik të Kosovës, është me rëndësi që autoritetet dhe diplomacia evropiane dhe botërore të fokusohen në dinamiken e integrimit të Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike.

Kamionët me helme e lëshuan Kosovën Prishtinë, 2 qershor - Pas një shëtitje të gjatë nëpër Kosovës, të dielën pasdite, të tri maunat me sigla të Bullgarisë, të ngarkuara me materie të rrezikshme - vaj disulfurik, të dielën pasdite janë larguar nga territori i Kosovës. Mahir Hasani, koordinator kryesor i Qendrës Operative të Emergjencës, deklaroi për "Lajm" se maunat janë stacionuar në zonën ndërmjet kufirit të Kosovës dhe të Maqedonisë. "Aksioni ka filluar të dielën në mesditë dhe, përfundimisht në orën 16.30, ata kanë dalë jashtë Kosovës", tha Hasani. (e.v.)

një klauzolë, e cila ka thënë se me përfundimin e mandatit të deputetit duhet të kthehet laptopi. "Këtë çështje unë e kam prezantuar në Kryesinë e Kuvendit. Pastaj, në një mbledhje Kryesia ka marrë vendim që ishdeputetëve të mos u merren lap-

topët, ndërsa për deputetët e ri të blihen lap-topë të tjerë. Me atë vendim, administrata e ka marrë dritën e gjelbër nga Kryesia për blerjen e kompjuterëve të rinj, mirëpo, deri tani, ende s'kemi mundur t'i blejmë për shkak se gjatë muajit janar dhe shkurt buxheti ka qenë i prolonguar. Tani jemi në procedurë të tenderit dhe shpresoj se këto ditë do ta kemi një rezultat", tha Krasniqi. Vendimin e Kryesisë për faljen e lap-topëve ish-deputetëve e ka konfirmuar për gazetën edhe anëtari i Kryesisë nga AKR-ja, Ibrahim Gashi. "Kryesia ka vendosur që përbërja e kaluar e Kuvendit, që nuk është në këtë legjislaturë, t'i mbajë lap-topët. Dinamika e përparimit të teknologjisë i bënë ata jo shumë të vlefshëm pas tre vjetësh. Kemi marrë vendim që deputetët e rinj të pajisen me kompjuterë të rinj,

kurse ata deputetë që janë edhe në këtë mandat t'i mbajnë lap-topët nga mandati i kaluar", tha ai. Sipas Gashit, pajisja me kompjuterë të rinj duhet të bëhet para pushimit të verës. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, tha se vendimi i Kryesisë për lap-topët e ishdeputetëve ka qenë i drejtë. "Një kompjuter që përdoret disa vite amortizohet dhe më mirë që deputetëve të rinj t'u sigurohen kompjuterë tjerë". Përveç lap-topëve, deputetët, edhe pse i kanë pagat më të larta në Kosovë, kanë të drejtë t'i shfrytëzojnë edhe veturat e Kuvendit, vetëm se duhet të bëjnë një kërkesë paraprake. Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 980 euro, pjesëmarrja në seanca për një muaj 400 euro, plus mëditjet për pjesëmarrje në komisione, për udhëtime jashtë vendit, për...

Partitë e vogla ende nuk kanë marrë përgjigje nga presidenti për përfshirjen e tyre në përgatitjen e Ligjit Zgjedhor

Injorohen nga institucionet Nt: Udhëheqësit e ORA-së, PLK-së, PSHDKI-së, PSDK-së, UNIKOMB-it, PD-së, PGJ-së dhe ADK-së kërkojnë përfshirjen e tyre në konsultat për Ligjin Zgjedhor. Certifikimi në OSBE i bën ata të barabartë me të gjitha partitë tjera. Duke u bazuar në këtë fakt, ata kërkojnë që të gëzojnë të drejtën e fjalës në takimet institucionale, ku do të vendosej për këtë ligj DRILON ZOGAJ Prishtinë, 2 qershor - Përfaqësuesit e partive të "vogla" politike ende nuk kanë marrë përgjigje nga presidenti i Kosovës lidhur me kërkesën për inkuadrimin e tyre në konsultat për krijimin e Ligjit Zgjedhor. Konsensusi i arritur mes partive të mëdha për parimet kryesore të këtij ligji, ka krijuar pakënaqësi të mëdha te partitë që në zgjedhjet e kaluara nuk kanë marrë numër të konsiderueshëm votash. Ata kërkojnë përfshirjen e tyre në konsultat e ardhshme, nëpërmjet të cilave shpresojnë të ndryshojnë disa kritere, siç është numri i zonave dhe pragu zgjedhor. Para një jave, udhëheqësit e tetë partive, pas një takimi të përbashkët, i kanë drejtuar një kërkesë me shkrim presidentit Fatmir Sejdiu, që të inkuadrohen në këto konsulta. Por deri më tani ende nuk kanë marrë përgjigje. Kryetarja e Partisë Reformiste ORA, Teuta Sahatçija, udhëheqëse e idesë për inkuadrimin e partive të "vogla" në përgatitjen e Ligjit Zgjedhor, tha se presidenti Sejdiu ende nuk u ka kthyer kurrfarë përgjigje partive që kërkojnë të marrin pjesë në hartimin e Ligjit. Sipas

saj, tashmë ka mbetur që përfaqësuesit e tetë partive të takohen sërish dhe të vendosin se si do të veprojnë për të ndikuar në përgatitjen e këtij ligji. "Sido që të ndodhë, ne do të vazhdojmë të parashtrojmë kërkesat tona lidhur me parimet e ligjit të ardhshëm zgjedhor". Sahatçija e konsideron plotësisht të ligjshme kërkesën e tetë partive. Sipas saj, fakti që këto parti së bashku përfaqësojnë një numër të konsiderueshme të votuesve e obligon presidentin që t'i inkuadrojë përfaqësuesit e tyre në konsultat për Ligjin Zgjedhor. "Ligji

nuk bëhet vetëm për partitë që kanë marrë shumë vota". Gjergj Dedaj, kryetar i PLK-së, një ndër nënshkruesit e kërkesës për inkuadrim të krejt partive në procesin e përgatitjes së Ligjit Zgjedhor, tha se një gjë e tillë do t'i shërbente pozitivisht kësaj pune. Ai është plotësisht dakord me reformimin e filluar të ligjit nga përfaqësuesit e institucioneve. Por e konsideron të nevojshme inkuadrimin e të gjithë faktorëve në këtë proces. Dedaj është kundër përcaktimeve

aktuale të përfaqësuesve të partive të mëdha, të cilët kanë arritur marrëveshje që në ligj të përcaktohet vetëm një zonë zgjedhor. Sipas tij, Kosova duhet të ketë gjashtë apo shtatë zona në mënyrë që të përmirësohet niveli i përfaqësimit në Kuvend, si dhe që të forcohet përgjegjësia e të zgjedhurve ndaj votuesve të tyre. Ndërsa në Presidencë ende nuk dihet se kur apo si do të përgjigjet presidenti lidhur me kërkesën e përfaqësuesve të tetë partive të vogla. Zëdhënës i Presidencës, Xhavit Beqiri, lidhur këtë çështja tha vetëm se presidenti do të vendosë në përputhje me obligimet kushtetuese që i takojnë. Kryetarët e ORA-së, PLK-së, PSHDKI-së, PSDK-së, UNIKOMB-it, PDsë, PGJ-së dhe ADK-së për të gjitha zhvillimet e deritashme rreth Ligjit janë informuar vetëm përmes mediave. Përveç shoqërisë civile dhe partive të vogla, ndarjen e Kosovës në shtatë zona zgjedhore me ligjin e ri, e ka mbështetur partia më e madhe në opozitë, AKR-ja.

6 EKOPOLITIKË

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Traseja e autostradës shpallet

zonë me interes nacional Prishtinë, 2 qershor - Kuvendi i Kosovës, më në fund, e ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Transportit dhe PostëTelekomunikacionit (MTPT) që trasenë kah do të kalojë autostrada Merdar-Morinë dhe Prishtinë-Shkup ta shpallë si zonë me interes nacional, në mënyrë që t'ia lehtësojë min-

istrisë procedurat e shpronësimit të mijëra pronave kah do të kalojnë këto rrugë me interes për vendin. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së rregullt, miratoi raportin financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2007. Gjatë seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës është ngrit-

Të kthehen doganat ose të ndalohet qarkullimi i mallrave Mitrovicë, 2 qershor - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë që përfaqësohen në Komitetin për Siguri në Mitrovicë, tërhoqën vëmendjen në takimin e së hënës për lulëzimin e kontrabandës në veri të Kosovës. Kryetari i Komunës Bajram Rexhepi, tha se kontrabandë në veri ka pasur edhe më herët, por ajo është rritur së tepërmi pas djegies së portave kufitare 1 dhe 31. Ai tha se kjo është duke ndodhur para syve të policisë së UNMIK-ut dhe pjesëtarëve serbë të SHPK-së që shërbejnë në veri të vendit. "Ne si pushtet lokal nuk mund të bëjmë shumë, përveç se të rrisim presionin ndaj autoriteteve përgjegjëse për siguri, që të ndërmarrin masa të duhura për evitimin e kësaj gjendjeje", tha ai. Rexhepi tha se nëse doganat nuk kthehen edhe për një kohë të caktuar në ato dy pika kufitare, atëherë si alternativë për ndalimin e kontrabandës derisa të vendosen doganat mund të jetë mbyllja e atyre pikave për qarkullimin e mallit. Në lidhje me kontrabandën, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë, Ylber Durmishi, tha se si rezultat i gjendjes së krijuar është rritur shqetësimi i pronarëve të pompave të benzinës në jug, të cilët janë duke u dëmtuar nga shitja e derivateve të kontrabanduara. (a.jashari)

Prizreni i mbolli tre mijë hektarë me misër Prizren, 2 qershor - Mbjelljet pranverore në të dy sektorët e bujqësisë, në atë privat dhe shoqëror, kanë përfunduar suksesshëm në Prizren. Për dallim nga vitet e kaluar, sivjet është shënuar një ngritje e sipërfaqeve të të mbjellave të misrit. Drejtoresha e Bujqësisë, Zade Bytyçi, tha për "Lajm" se ngritje të sipërfaqeve të të mbjellave është shënuar me misër edhe në sektorin privat, por jo edhe në atë shoqëror. "Kjo ngritje do të ishte më e madhe sikur të mos kishte pasur ngritje të çmimit të farës, plehut dhe të karburanteve". Sipas saj, me misër janë mbjellë 3.25 hektarë tokë, perime 1.210 hektarë, ndërsa sipërfaqet e tjera prej 95 hektarësh janë mbjellë me kultura të tjera. Ajo tha se në përgjithësi mbjelljet pranverore janë realizuar në kushte të mira klimatike dhe tokësore. "Procesi i të mbjellave është realizuar në parametrat normalë, sa i përket numrit të bimëve". Mbjelljet kanë filluar në muajin mars, ndërsa kanë përfunduar në fund të muajit të kaluar, ashtu siç ishte paraparë edhe në planin e të mbjellave pranverore. (b.çoçaj)

ur edhe çështja e sigurisë së ushqimit, i cili konsumohet në vend. Për këtë çështje, ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, ka lënë vend për shqetësim, ngase, siç ka thënë ai, pas djegies së pikës kufitare të Leshakut dhe ZubinPotokut në Kosovë ka hyrë edhe mall me afat të skaduar. (e. v.)

Qytetarët ankohen, Qeveria premton ndihmë për ta përballur ngritjen e çmimeve

Çmimet s’ka kush t'i ndalë Opozita e kritikon Qeverinë se nuk ka ndonjë strategji për ndaljen e valës së ngritjes së çmimeve. Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, premton se Qeveria do t'i ndihmojnë shtresat e varfra të shoqërisë për ta përballuar ngritjen enorme të çmimeve. Artikujt ushqimorë dhe transporti publik janë sektorët që brenda muajit pësojnë dy-tre herë ndryshime çmimesh

ENIS VELIU & VALENTON AMERLLAHU Prishtinë, 2 qershor - Qeveria e Kosovës do t'u dalë në ndihmë shtresave të varfra të shoqërisë për t'i përballur ngritjet enorme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve tjera në vend. Në seancën e Kuvendit, ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, ka premtuar se Qeveria Thaçi do të bëjë gjithçka që është e mundur, që shtresat më të varfra të shoqërisë ta përballojnë më lehtë valën e ngritjes së çmimeve. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka identifikuar disa nga masat e nevojshme, të cilat do të merren brenda këtij viti, me qëllim që grupet e caktuara të qytetarëve ta tejkalojnë më lehtë valën e

ngritjes së çmimeve. Shala tha se në fillim të këtij viti janë ngritur pensionet për 35 euro, ndërsa, sipas tij, në muajt në vijim Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, do ta hartojë një letër, në të cilën do të shtrojë problemet e zgjedhjes së probleme sociale, rritjen e pagave të shtresave më të gjëra. Mirëpo, ky premtim i përgjithësuar nuk ka mjaftuar për deputeten e AAK-së, Gjylnaze Syla, e cila ka kërkuar që të sqarojë nëse Qeveria ka ndonjë strategji konkrete për t'u dalë në ndihmë familjeve të varfra. Por, këtë përgjigje ajo nuk e ka marrë fare. Se Qeveria nuk ka ndonjë strategji për stabilizimin e çmimeve e tregon edhe gjendja

Vazhdon ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë Deri sa në fund të vitit të kaluar një litër vaj për ushqim sillej nga 0,90 deri në një euro, atë tash nuk mund ta gjesh në super-markete më lirë se 1,60 euro, që do të thotë se është shtrenjtuar për më shumë se 70 centë. Ngjashëm si vaji ngritje enorme të çmimeve ka pasur edhe për produktet tjera ushqimore. Gjersa një bukë vitin që shkoi ka kushtuar 0,20 deri në 0,25 centë, atë sot nuk mund të gjesh në markete më lirë se 40 centë, e nëpër disa vende ajo është 0,45 centë.

në shërbimet në transportin publik. Nëse deri para disa ditësh udhëtarët kanë paguar 3 euro për të shkuar nga Prishtina për në Prizren apo në Pejë, tash e tutje ata duhet të paguajnë nga 4 euro, përkatësisht 3 euro për studentë. Ali Çukovci, shofer në firmën e autobusëve "Mir Tours", i cili mban vijën në relacionin Prishtinë-Prizren, tregon se pas shtrenjtimit të naftës kjo firmë ishte e detyruar ta ngritë çmimin e biletës. "E kemi ngritur çmimin e biletës nga java e kaluar. Nuk kishim llogari të vazhdonim më kështu, nuk ka udhëtarë të mjaftueshëm, ishim të detyruar ta bënim këtë ndryshim", theksoi Çukovci, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e ngritjes së mëtejshme të çmimit të biletës, në rast se ngrihet çmimi i karburanteve. Për ndryshim nga këto relacione, çmimi i biletës në relacionin Prishtinë-Gjakovë nuk ka ndryshuar ende. Mirëpo, kjo pritet të ndodhë në ditët e ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur Hasan Krasniqi, pronar i firmës "Shpat-turs" nga Gjakova. "Aktualisht vazhdojmë

me çmimin e biletës prej 3 euro, i cili ishte vendosur qysh në vitin 2002. Mirëpo, këto dy ditë do të mblidhet Shoqata e Transportit dhe me siguri do të ketë ngritje të çmimit të biletës", deklaroi Krasniqi, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Shoqatës të Transportuesve Publikë të Kosovës. Qytetari Besmir Hoxhaj, njëkohësisht ankohet për ngritjen e çmimit të biletës, por edhe i arsyeton kompanitë e transportit publik. "Çmimi është mjaft i lartë, duke i marrë parasysh kushtet ekonomike në Kosovë. Mirëpo, me rritjen e çmimit të karburanteve, edhe firmat e transportit publik janë në pozitë të palakmueshme, kështu që nuk kanë zgjidhje tjetër. Sipas të dhënave zyrtare, vitet e fundit çmimi i biletave të autobusëve është rritur nga 25-30 për qind. Ndërkohë, i vetmi transport publik, që aktualisht i "ka kursyer" qytetarët nga ngritja e çmimeve, janë "hekurudhat e Kosovës". Drejtues të kësaj kompanie thonë se në një afat të shkurtër kohor nuk e kanë në agjendë t'i ngritin çmimet.

EKOPOLITIKË 7

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Bie blloku B-2, vetëm një javë pas remontit

Nëse Shqipëria ndal eksportin, reduktimet do të jenë të ashpra

VALENTON AMERLLAHU Prishtinë, 2 qershor - Nuk ka kaluar një javë nga remonti dhe blloku B2 i TC "Kosova B" pasditen e së hënës është ndalur nga puna, si pasojë e rrjedhjeve nga gypat e ujit në brendi të kaldasë. Kjo ka bërë që gjendja elektrike në vend të vështirësohet si në kohët më të këqija. Skender Krasniqi, drejtori i Bordit të KEK-ut, duke e arsyetuar këtë situatë, thotë se blloqet nuk janë në pozitë për të garantuar 24 orë energji elektrike, kjo si pasojë e vjetërsisë së tyre. Ai thotë se i kanë bërë kërkesë disa herë Qeverisë që t'i përkrahë në importin e energjisë elektrike, por

ajo nuk u është përgjigjur. "Nëse Shqipëria e ndal importin, atëherë do të kemi një gjendje të rëndë të energjisë, që do të thotë se reduktimet do të jenë shumë të ashpra". Ndërkaq, megjithëse janë kontaktuar drejtuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, ata nuk kanë dashur ta komentojnë këtë gjendje. Sipas një deklarate, Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht është duke u varur vetëm nga puna e blloqeve A3 dhe A4 të TC "Kosova A", që së bashku janë duke prodhuar 250 megavat orë energji elektrike, si dhe HC "Ujmani", që prodhon 32 megavat. Përveç prodhimit vendës, sipas

drejtuesve të KEK-ut, në orët e mbrëmjes është duke u siguruar import prej 100 megavatësh nga vendet e rajonit, dhe kjo në baza shkëmbimi. Furnizimi i konsumatorëve në periudhën kohore deri sa të hyjë blloku B2 në prodhim do të bëhet me kufizime për të tri kategoritë e konsumatorëve. Kategoria A do të furnizohet sipas planit 4:2, kategoria B sipas planit 3:3 dhe kategoria C sipas orarit 2:4. Me hyrjen e bllokut B2 të TC "Kosova B", në prodhim do të rifillojë stabilizimi i sistemit energjetik. Qeveria e Kosovës, megjithëse sistemin energjetik e kishte shpallur prioritet, që nga ardhja në

pushtet, përveç se nuk ka siguruar furnizim stabil, nuk ka mundur të vërë as marrëdhënie profesionale

e zyrtare Korporatës Kosovës.

me drejtuesit e Energjetike të

Së shpejti fillon eksporti i parë i organizuar i prodhimeve bujqësore "Made in Kosova"

Një marrëveshje më e vlefshme se një vit eksport Marrëveshja ndërmjet AKB-së dhe agjencisë austriake "BADEA" është për 1 milion euro më e vlefshme se vlera e përgjithshme e eksportit të produkteve bimore. Kolë Prenaj, menaxher i kompanisë "Agroklina", thotë se ky eksport do të jetë në dobi të bujqve individualë të zonës, prodhimet e të cilëve më lehtë mund të depërtojnë në tregun evropian

HASAN SALIU Prishtinë, 2 qershor - Vetëm një marrëveshje ndërmjet agjencisë austriake "BADEA" dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve rezulton me 1 milion më shumë eksport se vlera e përgjithshme e produkteve bimore që vitin e kaluar kanë dalë jashtë vendit. Kjo marrëveshje, që peshon 5.11 milionë euro, pritet të fillojë të realizohet së shpejti, pasi importuesi austriak t'i dërgojë kamionët në Kosovë dhe të konstatohet cilësia. Kompania "Agroklina" nga Klina tashmë e ka nënshkruar dokumentin, i cili parashikon eksportimin e rreth 2 milionë eurove produkte bujqësore, si domate, patate, speca, lakra, tranguj dhe verë të Rahovecit e Suharekës. Sipas menaxherit të kësaj kompanie, Kolë Prenaj, ky eksport do të jetë edhe në dobi të bujqve individualë të zonës, të cilët do të mund t'i eksportojnë prodhimet e tyre në tregun austriak. "Kjo paraqet një mundësi të mirë për eksportin e prodhimeve vendore dhe për fermerët një siguri më të madhe për prodhimet e tyre", tha ai për "Lajm". Hajdar Grezda, i cili e drejton Departamentin e Tregtisë së Jashtme në MTI, e mirëpret këtë

mënyrë të organizuar të eksportit të produkteve kosovare, aq më shumë që kjo bëhet me vendet e BE-së dhe e inkurajon iniciativën private me qëllim të përmirësimit të deficit negativ tregtar që ka Kosova në shkëmbimet me jashtë. Ndërkaq drejtuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i cili ka vënë lidhjet me agjencinë shtetërore austriake për bashkëpunim me Ballkanin

Perëndimor ("BADEA"), tha se ky është eksporti i parë i organizuar në Republikën e Kosovës dhe më domethënës për produktet "Made in Kosova", sepse me këtë praktikisht produktet vendore paraqiten në tregun e BE-së. "Edhe përkundër vështirësive që ka tregu ynë, megjithatë gjenden mundësi për të eksportuar. Kjo dëshmon për vlerësimet mjaft pozitive për cilësinë që kanë marrë produktet vendore nga

vendet ku do të importohen", tha Agim Shahini. Ai nuk e fsheh gëzimin për sukseset që janë

shënuar në këtë drejtim, sepse, siç thotë, prodhuesit e Kosovës arrijnë t'i plasojnë produktet e tyre në tregun austriak dhe atë të BE-së. "Kompanitë kosovare tashmë në mënyrë direkte dhe pa ndërmjetësimin e AKB-së kanë nënshkruar kontrata me kompanitë austriake për eksportin e prodhimeve", tha Shahini. "BADEA" austriake gjithashtu ka ndihmuar disa bujq në Dukagjin me farë mbjellëse, ndërsa në Klinë ka dhuruar 28 kompjuterë dhe mjete bujqësore, të cilat u janë shkollave në nevojë dhe bujqve, të cilët do t'i eksportojnë produktet e tyre. Sipas prodhuesve, të cilët i kanë nënshkruar kontratat, do të jenë vetë austriakët të cilët do të vijnë t'i marrin prodhimet në Kosovë me maunat frigoriferë dhe kjo pritet të ndodhë sapo të fillojë vjelja e prodhimeve bujqësore të sezonit.

Fasulja dhe patatet, më të kërkuarat Përveç kompanisë "Agroklina", e cila pritet të eksportojë për në Austri 2 milionë euro prodhime bujqësore, "Devolli Company" e Pejës do të eksportojë lëngje dhe qumësht në vlerë prej 1,1 milion euro. "Pestova" e Vushtrrisë do të eksportojë patate dhe "Chips" në vlerë prej 300 mijë eurove, Drilon Trade" ofron fasule dhe gështenja në vlerë prej 750 mijë eurove, ndërsa në tregun austriak do të gjenden edhe Birra e Pejës dhe vaji i "Pajtimi Company".

turq interesohen Diskutohet plani i punës për “Kosova C” Afaristë të investojnë në Kosovë Prishtinë, 2 qershor - Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) të hënën është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues i Projektit "Kosova C". Sipas një deklarate publike, në takim është diskutuar rreth aktiviteteve dhe planit të punës për periudhën e ardhshme dymujore. Gjithashtu

është diskutuar mbi procesin e vendimmarrjes dhe vendimeve konkrete, të cilat priten të merren nga Komiteti Drejtues i Projektit, me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit. Sipas kësaj deklarate, në këtë takim është bërë edhe prezantimi i Draftit Final të Vlerësimit Strategjik Mjedisor e

Social (VSMS). Raporti i VSMSsë trajton implikimet mjedisore dhe sociale të skenarëve të ndryshëm për zhvillimin e projektit "Kosova C". Ky raport pritet të publikohet për opinionin publik javën e ardhshme, me qëllim të mbajtjes së dëgjimit publik në pjesën e dytë të muajit qershor.

Prishtinë, 2 qershor - Biznesmenët nga Turqia janë informuar nga afër për mundësit e investimit në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, në një pritje që i bëri të hënën një grupi të biznesmenëve nga Turqia, u ka shpjeguar atyre mundësitë dhe segmentet realë të investimit në Kosovë.

Delegacioni i biznesmenëve nga Turqia, të cilit i printe ambasadori i Turqisë në Republikën e Kosovës, Mustafa Sarniç, gjatë vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës tha se biznesmenët turq çdo ditë janë në rritje dhe se janë orientuar në analizimin e mundësive për investime, si dhe të ambientit ekonomik.

8 NACIONAL

Prishtinë, 2 qershor - Të martën, duke filluar nga ora 10:00, në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së në Prishtinë, do të fillojë aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e TMK-së. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut organizohet pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut dhe në bashkëpunim me QKTGJ-në. Pjesëtarët e të gjitha zonave dhe njësive të TMK-së do të dhurojnë gjak vullnetarisht për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Aksioni do të shtrihet në të gjitha kazermat nga 3-27 qershor, njofton Zyra e informacionit pranë Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së.

Fushatë kundër përdorimit të armëve Prishtinë, 2 qershor - Organizuar nga UNDP-ja, të hënën në Kosovë filloi fushata "Java kundër dhunës me armë në Kosovë", e cila është pjesë e "Projektit për armë të vogla", i financuar nga Britania e Madhe, Suedia, Holanda, Danimarka, Belgjika, Luksemburgu, UNDP, BCPR-ja, ndërsa këshillat teknike sigurohen nga Zyra e UNDP-së në Kosovë. Kjo fushatë është vetëm një pjesë e vogël e projektit të përgjithshëm, i cili mbështet Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK) nëpërmjet trajnimeve dhe pajisjeve, Qeverinë e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me politikat dhe shoqërinë civile nëpërmjet aktiviteteve të avokimit. Gjatë vitit 2007 në Kosovë, policia ka raportuar për më shumë se 1700 raste të krimeve që lidhen me armë, në një Kosovë që vlerësohet t'i ketë mbi 300 mijë armë të ndryshme, çështje kjo për të cilën do të avokohet gjatë javës globale kundër dhunës me armë - prej 2-9 qershor, nëpërmjet një fushate të institucioneve të Kosovës. Kjo fushatë është pjesë e javës kundër dhunës me armë, e cila shënohet në tërë botën, në përpjekje për t'i vënë nën kontroll armët e vogla dhe për ta ulur shkallën e rrezikut që vjen prej tyre.

Vazhdojnë punimet në objektin privat të Qendrës Kardiake në Prishtinë

Dalladakut askush s’ia dorëzoi vendimin Fatmir Dalladaku do ta vazhdojë ndërtimin e Qendrës Kardiake. Atij nuk i është adresuar asnjë shkresë, e as vendim i Qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve. Ai tha se e ka bërë këtë pas zhurmës joinstitucionale. Por, ish-kryeministri Agim Çeku tha se Dalladakut i janë ndërprerë punimet nga Qeveria e kaluar dhe ai vendim duhet respektuar edhe nga Qeveria, që udhëhiqet nga Hashim Thaçi ALBAN SELIMI Prishtinë, 2 qershor - Derisa kardiokirurgu shqiptar në Gjermani, Fatmir Dalladaku, po e mbante një konferencë shtypi për fillimin e punimeve të spitalit privat të kardiokirurgjisë, panoja e objektit që pretendon të ndërtohet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka rënë në tokë. Por, as kjo "rënie", e as vendimi i Qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve nuk do ta ndalojnë Dalladakun që ta ndërtojë spitalin privat. Kardiokirurgu Dalladaku ka thënë se punimet do t'i rifillojë, pasi nuk ka marrë asnjë vendim nga askush që punimet të ndërpriten. "Punët kanë filluar në shtator të vitit të kaluar me zhurmë joinstitucionale, të përcjellë edhe me lajthitje e mosmarrëveshje. Kështu u ndërprenë punimet",

tha Dalladaku, sipas të cilit, sikur të mos ndodhte ajo, tashmë do të ishin në fazën e instalimit të aparaturave. Edhe pse Dalladaku nuk ka marrë ndonjë shkresë nga Qeveria që anulon vendimin e Qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve, me moton "më mirë vonë se kurrë", ai ka vendosur t'i vazhdojë punimet brenda hapësirës së QKUK-së. "Sot po u komunikojmë se punimet për ndërtimin e klinikës mund të vazhdojnë, për arsye se po fryejnë erëra më të lira për Kosovën", ka thënë ai në konferencën që e ka organizuar të hënën. I pyetur për pronën ku pretendon të ndërtojë, Dalladaku ka qenë i prerë se ajo është pronë komunale. "Decidivisht, prona është e Komunës, e jo e QKUK-së", tha ai, duke bërë me dije se ka negociuar me komunarët dhe ka bërë kontratë, nga e cila përfiton qytetari i

“Gropa e Dalladakut” në QKUK

Partneri gjerman dhe Fatmir Dalladaku

Foto: AVNI UKA

Nis aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Kosovës. "Qytetari përfiton, sepse mund të mjekohet aty. Komuna nuk merr të holla prej investitorit, por paguhet me shërbime mjekësore. Ato shërbime shkojnë tek ata që s'mund të presin t'u paguhet shërbimi nga enti social. Janë mësuesit, pjesëtarët e SHPK-së, TMK-së, skamnorët, pjesëtarët e shoqatave të dala nga lufta...", tha ai. Pas insistimit të gazetarëve për atë se pse i ka ndërprerë punimet kur nuk paska pasur ndalesë institucionale, ai i ka lutur ata që të mos i bëjnë këso pyetjesh, pasi ia lëkundin vullnetin për të investuar. Por, zyrtarë të QKUK-së kanë thënë se për pronën e QKUK-së përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë. "Ajo pronë aty është e QKUK-së, por për përgjigjet rreth ndërtimeve duhet të drejtoheni në Ministrinë e Shëndetësisë", ka thënë zëd-

hënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Drejtori i Zyrës për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Skënder Berisha, tha se kjo ministri e respekton vendimin e kryeministrit të datës 3 shtator, i cili e pezullon vendimin e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e Qendrës Kardiake. Ish-kryeministri Agim Çeku tha se nuk e di nëse Dalladaku e ka marrë atë vendim. "Unë e di që Qeveria e kaluar ka vendosur të mos lejohet ndërtimi i objektit privat në një pronë publike. Tashmë është problem i Qeverisë aktuale të merret me këtë punë". Çeku tha se Qeveria aktuale duhet t'i respektojë vendimet e Qeverisë paraprake. Ndërkaq zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi tha se për këtë çështje përgjigjen duhet kërkuar te Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshimet në shëndetësi duan para Prishtinë, 2 qershor - Mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbetet ende brengë për pacientët, të cilët edhe më tutje detyrohen t'i blejnë barnat e nevojshme. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, tha të hënën se vështirë që edhe për një kohë mund të sjellë ndryshime pozitive në furnizim me barna, pasi ka mungesë të buxhetit. Furnizimi me barëra në QKUK është obligim i Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Gashi tha se kjo ministri, si duket, edhe për një kohë nuk do të arrijë të furnizojë

qendrën më barëra qoftë edhe ato nga lista esenciale, pasi sipas tij, problemi është tek mungesa e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë. "Problemi është esencial se në vendin tonë vetëm për dializë dhe citostatikë shkon krejt buxheti i shëndetësisë për medikamente. Vetëm për këto dy pozicione neve na nevojiten më se 11 milionë euro, e 11 milion euro ne i kemi të gjitha", tha Gashi. Sipas tij, momentalisht deponimi dhe distribuimi i barnave është i centralizuar dhe menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë.

"Decentralizimi i buxhetit të kufizuar të barnave nuk siguron efekte pozitive në sigurimin e barnave më të lira dhe me kualitet më të mirë, as nuk siguron se distribuimi i tyre do të bëhet në mënyrën më të drejtë, përkundrazi është efekt i vetëm i decentralizimit tani në këtë formë të financimit të barnave nga lista esenciale", tha Gashi. QKUK-ja vazhdimisht po ballafaqohet me mungesën e barërave që hyjnë në listën esenciale, të cilat duhet të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësi i QKUKsë, Shpend Fazliu, tha se

megjithatë vërehet një përmirësim nga ana e ministrisë, por që nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e pacientëve. "Nuk është ende situata e kënaqshme, për sa i përket furnizimit me barëra, ne presim shumë më shumë pasi ata janë të thirrur të bëjnë furnizimin për QKUK-në. Deri tash nuk ka ndodhur që të rrezikohet jeta e ndonjë pacienti për shkak të mungesës së barërave dhe urojmë që të mos ndodhë kjo edhe në të ardhmen", tha Fazliu. Pacientët tani më e kanë kuptuar se, përkundër gjendjes së tyre të

rëndë ekonomike, ata duhet të gjenden si të munden dhe të sigurojnë para që iu nevojiten për të blerë barnat e nevojshme. "Tani që temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe ka filluar të shfaqet dukuria e pickimit të rriqrave është shumë e nevojshme furnizimi me dorëza". Fazliu tha se ministria ka ndarë tetë mijë dorëza që janë sterile, ndërkaq vetëm në Klinikën Infektive brenda ditës nevojiten 1500 dorëza që janë për një përdorim. Sipas tij, problem mbetet ende mungesa e anestezionit dhe penjve kirurgjikë.

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Zgjedhje dhe tregim fantastik... EDUARD FRROKAJ Sipas zhanreve letrare, gojëdhënat dhe përrallat popullore janë tregime të bartura brez pas brezi. Sipas një tregimi të njohur, Gjergj Elez Alia për të dalë në betejë kundër bajlozit të detit ngrihet me nëntë plagë, pi ujë të gurrës nëntë vjeçe, e shkul lisin nëntëvjeçar, thjesht dëshiron burri i botës t'i dalë zot vatanit... A thua dy burra shqiptarë, me emra Menduh dhe Ali, në ç'gurrë pinë ujë, pasi nuk arritën për ta mësuar leksionin kryesor në betejën e tranzicionit gjatë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gati në tërë Ballkanin mashtrimi zgjedhor është specialitet, por zgjedhjet e së dielës në Maqedoni ishin një tregim i pastër se si dhunohet e drejta e qytetarëve për zgjedhje të lira, të pastra dhe të ndershme. Tërë tregimi, siç shpesh di të ndodhë te ne, i ka rrënjët në histori, siç dihet deri në vitin 2001 qeveriste PDSH-ja dhe papritmas ia bëhu një burrë jo i panjohur në mërgatën shqiptare, nëse konceptohen aktivitetet kombëtare të diasporës, i quajtur Ali Ahmeti. Lufta e nisur nga Aliu me bashkëmendimtarë nuk e zgjidhi statusin e shqiptarëve në Maqedoni dhe as nuk e ndryshoi rrënjësisht, por e aktivizoj çështjen shqiptare. Në cepin tjetër të rrugës ishte duke pritur në semaforin e politikës Menduh Thaçi, i cili tërë këtë aktivitet të Ali Ahmetit dhe BDI-së së sotme e konsideron, sipas një tregimi të tij, si një luftë të pastër për pushtet, e jo për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Pasi nuk kuptohen me vite se çfarë ishte lufta e 2001-tës, luftë apo tregim fantastik, të dielën zbritën në mejdan të dy burrat me dy parti dhe militantë për ta luajtur vallen që pritej, pat pozicionin, lojën pa fitues, regresin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve. Në fakt, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti do të talleshin me vetveten dhe opinionin nëse u shkon mendja që të bëjnë shaka apo mahi të 1 prillit dhe të thonë me pahir se ndonjëra parti i fitoi zgjedhjet në kampin shqiptar. Në tërë këtë histori i kemi dy

palë dhe dy parti më të fuqishme shqiptare që fajin duhet ta ndajnë fifti-fifti, tërësisht baras, sepse tragjedinë e së dielës në pjesën shqiptare të zgjedhjeve e shkaktuan në bazë të një marrëveshje gjentëllmenësh të dy protagonistët, përplasjen nuk e shkaktoi populli, por militantët dhe fjalori, metodat e papërshtatshme në drejtim të kundërshtarit dhe në fund të fundit e bekuara karrige, kjo ëndërr për pushtet që nuk është vetëm ëndërr. Kështu, zgjedhjet i shkatërruan dy protagonistë, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, apo Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, njëri me padurueshmërinë për të qëndruar në pushtet, ndërsa tjetri me padurueshmërinë për të ardhur në pushtet. Bile, ky i fundit në zgjedhjet e kaluara thoshte se, "unë nuk bën të bie nga pushteti", e kam përshtypjen se njëjtë do të thoshte apo edhe mund të thotë gjatë këtyre ditëve edhe Menduh Thaçi. Tërë ky tregim e ka një kosto, qytetarin e thjeshtë, i cili nuk po mund dot në të gjitha viset ku banojmë ne "bijtë krenarë të shqipes" të lirohet nga militantizmi dhe urrejtja politike. Kështu, zgjedhjet në Maqedoni degjeneruan në një farsë të parashikueshme që më parë, ngase ato kaluan në tregime fantastike sa që po të shikosh deklaratat për shtyp të Menduhit dhe Alisë apo Alisë dhe Menduhit nuk e di njeriu i shkretë se kush ka fituar apo kush ka të drejtë, sepse e kanë sjellë punën që asnjëri të mos ketë të drejtë dhe asnjëri të mos ketë fituar. Ka edhe një humbës në mes, bashkësia ndërkombëtare, e cila ndër vite po tenton ta sjellë konceptin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tërë ky rrëfim duhet të përfundojë shumë shpejt, sepse këto nuk ishin zgjedhje, ishin farsë e kulluar, tregim i përgjakshëm, që e shndërroi procesin në fantazmë zgjedhore. Më mirë e ka pasur Gjergj Elez Alia që ka luftuar ashtu i shituar rëndë me bajlozin e detit se sa të luftonte me vetveten e tepruar dhe me njerëzit e vet...

OPINION / ANALIZË / PRESS

9

Shtypi britanik rreth Maqedonisë

Dhuna njollosi zgjedhjet Zgjedhjet në Maqedoni pasqyrohen në faqet ndërkombëtare të disa gazetave britanike. E përditshmja Guardian përqendrohet në incidentet e ditës së djeshme në artikullin me titull "Dhuna dhe manipulimet njollosin zgjedhjet në Maqedoni". Zgjedhjet në Maqedoni shihen si një provë e pjekurisë politike të këtij vendi dhe tani fushata më e fundit e dhunës i ka rritur shqetësimet se përparimi i këtij vendi drejt anëtarësimit në BE mund të shtyhet edhe më gjatë. Gazeta thotë se dhuna gjatë këtyre zgjedhjeve është më e keqja që nga fundi i vitit 2001, kur një luftë civile u shmang me ndihmën e Perëndimit, duke ofruar perspektivën e një anëtarësimi të vendit në NATO dhe BE. Kryeministri Nikola Gruevski tha se incidentet ishin të vogla dhe kryesisht në rajonet me shumicë shqiptare, thotë gazeta. Edhe e përditshmja

Independent në faqet ndërkombëtare sjell njoftimin për një të vrarë dhe së paku nëntë veta të plagosur në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni. Artikulli thotë se Komisioni Zgjedhor ka vërejtur manipulime dhe parregullsi, siç janë kutitë e votave të dëmtuara apo që mungojnë plotësisht. Incidentet dhe dhuna kanë ndodhur kryesisht në rajone me shumicë shqiptare, thotë gazeta. Një e përditshme tjetër, Daily Telegraph, boton artikullin me titull "Dhuna njollos zgjedhjet në Maqedoni". Autori i artikullit thotë se shpresave të Maqedonisë për një anëtarësim të shpejtë në NATO dhe BE u është dhënë një goditje e fortë dje, pasi zgjedhjet u shoqëruan me dhunë. Zgjedhjet, thekson autori, ishin të shoqëruara edhe me akuza se kishte manipulime, kërcënime dhe parregullsi të tjera. Pjesa dërmuese e dhunës, thotë

artikulli, ishte ndërmjet vetë shqiptarëve, më konkretisht ndërmjet dy partive kryesore të tyre, marrëdhëniet ndërmjet të cilave kohët e fundit janë përkeqësuar shumë. E gjithë kjo, thotë gazeta, ka çuar në anulimin e zgjedhjeve në më shumë se dhjetë vendvotime. Maqedonia, thotë artikulli, shpresonte që këto zgjedhje do të jenë të përkryera, çfarë do të dëshmonte se ky vend ballkanik ishte i gatshëm për anëtarësim në NATO dhe BE. Deputeti britanik dhe ishministri laburist për Evropën, Denis Mek Shejn, i cili ishte vëzhgues, tha se rezultatet e zgjedhjeve janë komprometuar nga dhuna. Ai tha se për shkak të kësaj dhune nuk do të mund të krijohet një qeveri e re. Zoti Mek Shejn tha se do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në të gjitha zonat ku ka pasur probleme, thotë e përditshmja Daily Telegraph.

Liberalizimi dhe zhvillimi ekonomik KOSOVARE UKSHINI Fuqia ekonomike e një vendi shihet në bazë të efektshmërisë së implementimit të politikave dhe strategjive zhvillimore të inkorporuara në programe afatgjata që mundësojnë jetësimin e tyre. Kjo formë e organizimit të politikave zhvillimore konsiston me procesin e liberalizimit, të cilin shumë shtete, tashmë superfuqi, e kanë zgjedhur për strukturimin e politikave të menaxhimit të pasurisë kombëtare me tendencë të vënies sa më mirë në shërbim të rritjes së mirëqenies së shtetasve të tyre, si dhe për të kontribuar në rritjen e ekonomisë. Ballkani është rajoni i fundit që e ka pranuar këtë mënyra të udhëheqjes për ta administruar ekonominë, pasi gjithmonë ka qenë vatër konfliktesh. Kjo ka vonuar krijimin e kushteve dhe hapësirave ku do të sendërtohej ekonomia e tregut të lirë. Rasti më specifik pa dyshim është Republika e Kosovës, e cila fitoi statusin e entitetit të pavarur politik më 17 shkurt 2008. Po aq specifike është edhe dilema nëse asaj i duhet apo jo një proces i tillë dhe implikimet që mund të ketë ai në rrjedhat e zhvillimit ekonomik. Duke dalë nga okupimi disavjeçar dhe një luftë, Kosova është rënduar mjaft ekonomikisht dhe si pasojë kemi një kaos ekonomik. Madje edhe përpjekjet për të vendosur jetën ekonomike brenda kornizave stabile janë bërë vështirë të realizueshme. Gjykuar nga ky prizëm, si dhe duke e ditur që burimet kryesore nga të cilat Kosova e mban këtë nivel ekonomik janë pikërisht pikat

kufitare-doganore, themi se ajo ende nuk mund ta sendërtojë ekonominë mbi këto baza. Mirëpo, ky këndvështrim duket të jetë shumë shkurtpamës, sidomos kur dihet se Kosova ka nevojë për politika zhvillimore afatgjata, për reforma të thella ekonomike, të cilat do të mundësonin krijimin e një stabiliteti afatgjatë. Krahas potencialeve ekonomike, me qeverisje të mirë, politika produktive, ide dhe projekte të nevojshme dhe efikase, kushte për stimulimin e konkurrencës luajale dhe hapësira për implementim të iniciativave të bazuara në vlera reale, të cilat konsistojnë me liberalizimin, ai jo vetëm që nuk e pengon, por përkundrazi, është i domosdoshëm. Aderimi i Kosovës në marrëveshjet regjionale të tregtisë së lirë nuk bëhet vetëm për hir të tregtisë ndërmjet saj dhe vendeve të tjera dhe nuk është i nevojshëm vetëm për produktet kosovare, por nevoja shkon përtej, ngase duhet të krijohet një ambient tërheqës dhe i përshtatshëm për investitorët. Një nga ligjet ekonomike thotë se "blerësi gjithmonë kërkon më të mirën për paranë e dhënë", prandaj, le të jetë ambienti kosovar më i miri për investime. Me një treg më të madh, shanset për investime të huaja në Kosovë janë më të mëdha. Tërheqja e investitorëve te huaj është më e vështirë në një ekonomi, e cila nuk është e hapur ndaj produkteve të huaja. Derisa vendet e rajonit tashmë e kanë pranuar konceptin e liberalizimit dhe i kanë hapur dyert ndaj njëra-tjetrës, për Kosovën do të

ishte veprim jo i mençur mosbashkëngjitja këtij "koalicioni tregtar". Është më se e qartë se karshi këtyre shteteve rajonale ajo nuk mund të jetë konkurrente, mirëpo shkenca ekonomike e shpjegon edhe këtë çështje: Secili vend ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, prandaj liberalizimi mundëson që vendet në fjalë ta plotësojnë njëra tjetrën. Në këto kushte krijohen elemente që stimulojnë konkurrencën, e cila e dinamizon prodhimin e ekonominë dhe i shtyn prodhuesit kosovarë të rrisin sasinë dhe të bëjnë diversifikimin e mallrave, gjë që do të ndikojë që të zvogëlohet kostoja e prodhimit. Këtu edhe është problemi - gjersa sasia është e vogël, kostoja e prodhimit është më e madhe. Sfida qëndron në faktin se në Kosovë ende nuk ka sundim ligji në kuptimin e plotë të fjalës, ndryshe liberalizimi nuk është koncept i përshtatshëm për vende me situatë të tillë legjislacioni. Prandaj, ta bëjmë Kosovën shtet ku sundon ligji dhe ku mbizotëron ekonomia e tregut të lirë. Nuk bën kurrsesi të lëmë anash edhe faktin se Kosova ka statusin e vendit preferencial në institucionet dhe forumet më me peshë financiare ndërkombëtare, gjë që krijon kushte ideale për integrim evropian. Konform këtyre kushteve, Kosova mund t'i bëjë ballë transformimit ekonomik dhe t'ia hapë të gjitha rrugët e mundshme komunikimit me vendet ku shihet interesi i saj. (Autorja është studente e vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit AAB)

Opinionet e shprehura në këtë faqe nuk i përfaqësojnë detyrimisht qëndrimet e redaksisë

10 SIGURI Sekuestrohet një kallashnikov Mitrovicë, 2 qershor - Policia ka sekuestruar të dielën në Mitrovicë një armë automatike "AK47", së bashku me dy karikatorë dhe 33 fishekë, që janë identifikuar pas intervenimit në një zënkë mes dy palëve. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se policët patrullues të stacionit jugor në Mitrovicë kanë reaguar në fshatin Lisicë, pas një informate të pranuar për një zënkë mes dy personave, me ç'rast njësitë e para intervenuese kanë takuar F. Sherifin (35) dhe G. Gergjaliun (42), të përfshirë në mosmarrëveshje si pasojë e një kontesti pronësor. "Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes, policia ka identifikuar një automjet 'kombi', i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit të automjetit, pronë e të dyshimtit F. Sherifi, policia ka arritur që t'i identifikojë dy karikatorë të një arme automatike të mbushur me municion". Dyshohet se i dyshimti e kishte larguar armën, e cila kishte qenë e përfshirë në rast, me ndihmën e një fëmije. i cili ishte udhëzuar që atë ta dërgonte në shtëpi. Hoti tha se, si pjesë e zhvillimit të procedurave hetimore, policia ka bërë kontrollimin e shtëpisë të të dyshimtit, ndërsa ka arritur që të gjejë edhe një armë automatike "AK-47", që besohet të ketë qenë e përfshirë në rast. Palët e përfshira në rast janë sjellë në stacionin policor jugor në Mitrovicë, për inicim të rastit. (a. jashari)

Një 43-vjeçar gjendet i varur Vushtrri, 2 qershor - Një 43-vjeçar, banor i fshatit Mihaliq të Vushtrrisë, është gjetur të dielën i varur me litar nën pullazin e shtëpisë së tij. Policia njoftoi se njësitë e para reaguese të policisë në vend të ngjarjes kanë kontaktuar me ankuesin e këtij rasti, vëllanë e viktimës, i cili i kishte njoftuar zyrtarët policorë se viktima ishte gjetur i varur rreth orës 5:30. "Policia e ka gjetur viktimën pa shenja jete. Atë paraprakisht familjarët e tij e kishin zbritur nga litari i varur nën pullazin e shtëpisë së tij. Në vend të ngjarjes, policia ka gjetur një palë shkallë ndihmëse të drurit, që besohet se kanë qenë të përdorura në këtë rast", tha zëdhënësi i policisë, Besim Hoti. Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e SHPK-së, të skuadrës rajonale për krime serioze, në bashkëveprim me teknikët e kriminalistikës, ndërsa prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut, i cili gjithashtu ishte në vend të ngjarjes, ka kërkuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore që të marrin trupin e pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. (a. jashari)

Ia vjedhin veturën para syve Gjilan, 2 qershor - Policia në Gjilan ka arritur t'i arrestojë katër persona, të cilët ishin të përfshirë në vjedhjen e një veture në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i SHPK-së, tha se një shtetas kosovar ka raportuar në polici se katër të dyshimtë "kinse" kanë dashur ta blinin veturën e tij dhe në momentin kur kanë dashur ta provonin, njëri nga të dyshimtët, që ishte duke e vozitur veturën, ka ikur me "Golf IV", ngjyrë e bardhë, në drejtim të Gjilanit dhe nuk është kthyer më. Në bazë të përshkrimit, policia i ka arrestuar tre të dyshimtë - B. Cikaj (28), V. Arifaj (23) dhe N. Mazreku (22), të cilët edhe janë ndalur në mbajtje për 72 orë. Pas hetimeve, në vazhdim identifikohet edhe i dyshimti i katërt nga fshati Muzeqinë, komuna e Shtimes, i cili është arrestuar. Ai ka pranuar se e kishte fshehur veturën e vjedhur në një livadh në fshatin Bresalc. Policia me të dyshimtin ka shkuar në atë lokacion, ku e ka gjetur veturën e fshehur, e cila nuk ishte e dëmtuar, dhe ia ka kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit, edhe i dyshimti A. Halimi (35) është ndalur në mbajtje për 72 orë. (m .s.)

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

E therin me thikë dhe e plaçkitin Mitrovicë, 2 qershor - Një 39-vjeçar është therur me thikë të dielën në Mitrovicë, në pjesën e parme të gjoksit, nga tre të dyshimtë, të cilët po tentonin që me forcë t'ia merrnin portofolin. Viktima e këtij rasti është transferuar në spitalin e Vushtrrisë, kurse më pas është transportuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se policët e parë reagues, të cilët kanë kontaktuar me viktimën e këtij rasti, kanë mësuar se ngjarja kishte ndodhur në rrugën

"Agim Hajrizi", prapa Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë, në kohën kur tre persona të dyshimtë dhe të panjohur për viktimën po tentonin me forcë t'ia merrnin kuletën. "Gjatë rezistimit në këtë akt, të dyshimtët e kanë therur me thikë viktimën e tyre. Grabitësit kanë arritur që nga viktima të merrnin një telefon celular dhe më pas të largohen në drejtim të panjohur". Hoti tha se hetuesit policorë të SHPK-së kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa deri në këto momente nuk kanë

arritur të kontaktojnë ndonjë dëshmitar të rastit. Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin, i ka autorizuar hetuesit e SHPK-së për zhvillimin e hetimeve të veprës penale, e kualifikuar si "rast i rëndë i vjedhjes grabitqare". Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët kanë ndonjë informacion të mundshëm në lidhshmëri me rastin, të ndihmojnë për zbulimin e aktorëve të këtij akti kriminal. (a. jashari)

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ramadan Kurtaj humbi jetën tragjikisht në SHBA

Vdekja e ushtarit në Bronx Ramadan Kurtaj është portreti i luftëtarit që, ende pa i bërë 20 vjet, kishte realizuar një gjysmë ëndrre. Ishte bërë ushtar. Liria di të jetë e bukur dhe e ashpër. Ai detyrohet ta marrë rrugën e mërgimit drejt një kontinenti të largët. Para tre vjetësh vendoset në Neë York. Atje ndërtonte ëndrrën e huaj, duke e sosur ëndrrën e vet SALI BEQIRAJ Pejë, 2 qershor - Të bësh luftë për vendin tënd, ta presësh lirinë i gjallë dhe të vdesësh në dhe të huaj. Ky është letërnjoftimi tragjik i fatit që i ka përcjellë shumë luftëtarë të historisë dhe më të re të Kosovës. Ramadan Kurtaj është portreti i luftëtarit që, ende pa i bërë 20 vjet, kishte realizuar një gjysmë ëndrre. Ishte bërë ushtar i lirisë, duke u radhitur në Brigadën e UÇK-së "136 Rugova", nën flamurin e së cilës i bëhet ëndrra e plotë - e pret lirinë. Bashkëluftëtarët e tij thonë se ai ishte një ushtar i urtë, fjalëpak dhe trim. Liria di të jetë e bukur dhe e ashpër. Ramadani kishte ndjekur traditën e pasur të familjes Kurtaj, nga Stankajt e Rugovës, e njohur për atdhetarizëm, meshkujt e së cilës çdoherë ishin në ballë të luftërave që zhvilloheshin kundër malazezve, në mbrojtje të kufirit dhe të bjeshkës. Luftëtari detyrohet ta marrë rrugën e mërgimit drejt një kontinenti të largët. Para tre vjetësh vendoset në New York. Atje ndërtonte ëndrrën e huaj duke e sosur ëndrrën e vet. Vdiq aksidentalisht, në pasditen e së premtes, pas rrëzimit të një vinçi, i cili shërbente për ngritjen e një ndërtese në lagjen Bronx të New Yorkut. Për 28 vjet kishte kohë për luftë, lirinë dhe mërgimin. Me vdekjen e tij tragjike tregohet se ushtarët e lirisë s'kanë pasur vend për ta ndërtuar jetën e vet dhe për ta gëzuar lirinë, për të cilën luftuan.

Ramadan Kurtaj

Mjekët japin versionin për vdekjen e 17-vjeçares prishtinase

Kaltrina kishte vdekur nga zjarri Prishtinë, 2 qershor - Të hënën, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar seanca për vrasjen e 17-vjeçares Kaltërina Gashi nga Prishtina. Gjatë kësaj seance ka dëshmuar në cilësinë e ekspertit, mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu, i cili në seancën e kaluar kishte propozuar që të dëgjohen edhe tre mjekët e parë të cilët e kanë pranuar Kaltërinën në ditën kritike. Agim Berisha foli në cilësinë e mjekut të parë që kishte pranuar 17-vjeçaren. Sipas tij, vdekjen e Kaltërinës e kishin shkaktuar plagët nga djegia, pasi ajo ka qenë e djegur në një masë prej 30 për qind. Që të dy mjekët nuk kanë mohuar mundësinë që viktima t'i ketë pasur duart e lidhura për karrige, para se ta kaplonin flakët. Këtë

fakt e mbështet edhe aktakuza, sipas të cilës viktima ka qenë e lidhur për një karrige dhe është lagur më lëng djegës, me qellim që t'i vihet zjarri. Të akuzuar për vrasjen e saj janë nënë dhe bir, Shukrie dhe Arben Ademi, të cilët që tre vjet janë në paraburgim nën akuzën për vrasje të rëndë, ndaj të cilës ata janë deklaruar të pafajshëm. I akuzuari Arben Ademi, përveç vrasjes së Kaltërina Gashit, është i akuzuar edhe për dy vepra të tjera penale. Akuza e parë është e bazuar në ngjarjen e 17 marsit të vitit 2005, ku ai kishte vrarë viktimën në një mënyrë mizore. Pasi e kishte lidhur vajzën e mitur nga Prishtina pas një karrigeje, e kishte lagur me një lëng të djegshme, dhe i kishte vënë zjarrin në

një aneks në apartamentit e tij në lagjen " Dardania" në Prishtinë. Kjo akuzë për të cilën është i ngarkuar Ademin, tregon se viktima është djegur në një masë të madhe dhe ka vdekur për shkak të plagëve tri javë më vonë. Ndërkaq, nëna e Arbenit, Shukria, ngarkohet me të njëjtën vepër penale - vrasje e rëndë. Ajo akuzohet se kishte qenë në dijeni se i biri i saj i mbante vajzat e kyçura në atë dhomë ku ishte djegur Kaltërina. Sipas aktakuzës, në kohën kur i është vënë zjarri dhomës, ajo nuk ka tentuar që ta shpëtonte viktimën, si dhe nuk e ka thirrur policinë ose zjarrfikësit. Një ditë pas zjarrit e akuzuara ka shkatërruar të gjitha provat fizike. Seanca e radhës pritet të mbahet më 18 korrik. (l. ndrejaj)

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

KOSOVË

11

KFOR-i kërkon stopimin e projekteve të rindërtimit në Lagjen e Doktorëve

Rindërtimi - peng i situatës së sigurisë Përkundër kërkesës së KFOR-it për stopimin e rindërtimit në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicë, zyrtarët komunalë dhe banorët e lagjes janë të vendosur të vazhdojnë projektet për rindërtim AHMET JASHARI Mitrovicë, 2 qershor - Banorët e Lagjes së Doktorëve në veri të Mitrovicës qe nëntë vjet janë duke pritur të fillojë rindërtimi i shtëpive të shkatërruara në luftë. Gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë jetuar dhe banuar ku kanë mundur, meqë shtëpitë e tyre kanë mbetur gërmadhë. Fillimi i realizimit të disa projekteve vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, që ka të bëj me infrastrukturën në këtë lagje, pati inkurajuar banorët

Projektet e nisura për Lagjen e Doktorëve Përfaqësuesi i Lagjes së Doktorëve, Musa Miftari, tregon se vitin e kaluar me ndihmën e Komunës kishte filluar rregullimi i rrugës, e cila ishte shtruar me zhavorr. "Këtë vit ka filluar rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, si dhe ujësjellësit, projekte këto që po sabotohen në mënyra të ndryshme nga strukturat të caktuara serbe që tentojnë të pengojnë rindërtimin dhe kthimin e banorëve".

që më në fund do të krijohen kushtet për rindërtim të lagjes. Kjo shpresë u rrit edhe më tepër kur vetëm para disa javësh Komuna e Mitrovicës vendosi të ndajë një grant prej 64 mijë eurosh për rindërtim të shtëpive në Lagjen e Doktorëve. Por, tash atje ka dalë një problem. Autoritetet e KFOR-it kanë kërkuar nga drejtuesit komunalë të stopojnë projektet e rindërtimit, për të mos tensionuar situatën. Kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, shpjegimet e dhëna nga KFOR-i sa i përket kërkesës për ndalimin e realizimit të projekteve, thotë se ishin më tepër të natyrës politike se sa të sigurisë. Rexhepi tha se, përkundër kësaj, këto projekte do të vazhdojnë, meqë rindërtimi dhe kthimi në prona është një e drejtë që s'mund të mohohet dhe ndalohet. "Për ne kjo kërkesë është e papranueshme dhe rindërtimi atje duhet të vazhdojë", tha ai. Sipas tij, nëse rindërtimi në këtë lagje rrezikon sigurinë, atëherë kjo duhet të vlejë për gjithë veriun dhe atje duhet të ndërpriten punët edhe në lagjet tjera, ku Qeveria e Serbisë inve-

ston në ngritjen e ndërtesave për banim kolektiv. Përgjigje të njëjtë për kërkesën e autoriteteve të KFOR-it jep edhe përfaqësuesi i banorëve të Lagjes së Doktorëve, Musa Miftari. Sipas tij, rindërtimi në lagje do të vazhdojë, meqë njerëzit duan të kthehen dhe të jetojnë në pronat dhe shtëpitë e tyre. "Ne s'kemi asnjë qëllim tjetër, as të provokojmë dikë, as të bëjmë problem. Duam vetëm të rindërtojmë shtëpitë tona dhe të kthehemi të jetojmë atje". Miftari tregon se të dielën i kanë vizituar pronat e tyre në atë lagje, me ç'rast në vend të ngjarjes kishin dalë pjesë-

tarë të shumtë të KFOR-it. "Ne s'po mund t'i kuptojmë autoritetet e UNMIK-ut në këtë qytet, të cilët japin leje për rindërtim të rrokaqiejve të financuar nga Qeveria e Serbisë dhe nuk lejojnë rindërtimin e shtëpive dhe kthimin e banorëve shqiptarë atje". Ai përmend në këtë kontekst edhe një rast të tillë absurd që ka ndodhur në lagjen e tyre, ku para një kohë ka filluar ndërtimi i një objekti shumëkatësh, i financuar nga Qeveria e Serbisë. "Në hyrje të lagjes, në parcelën e vetme që është shitur pas lufte aty, para disa muajsh ka filluar ngritja e një

Në Ohër u mbajt konferencë treditore e krerëve të disa komunave të Kosovës

U kundërshtua decentralizimi në baza etnike Zëvendëskryesuesi i Gjilanit, Islam Zuzaku, tha se në takimin e organizuar në Ohër, ka kundërshtuar decentralizimin e Kosovës në baza etnike, siç është rasti i Gjilanit MUSA SABEDINI Gjilan, 2 qershor - Reforma e qeverisjes lokale në Kosovë, sfidat aktuale dhe pritjet e reja, këto ishin temat për të cilat u debatua në konferencën treditore, javën që shkoi, në Ohër të Maqedonisë. Në konferencën e organizuar nga OSBE-ja, me përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Podujevës, Prishtinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Kaçanikut dhe Shtimjes. Islam Zuzaku, zëvendëskryesues në Komunën e Gjilanit - pjesëmarrës në konferencë, tha se gjatë tri ditëve është diskutuar për veprimin e decentralizimit në praktikë, Ligjin e qeverisjes lokale dhe

Ligjin e financave të pushtetit lokal. "Në të gjitha nivelet e debateve të organizuara gjatë tri ditëve, por dhe në konferencë, është thënë se decentralizimi me synimet e mira dhe me qëllimin që t`i afrohet pushteti qytetarit do të ishte i dobishëm. Mirëpo, nëse decentralizimi bëhet në baza etnike, siç është në rastin e Gjilanit, atëherë do të ishte i dëmshëm dhe me pasoja. Gjilanit po i shkëputet një pjesë e territorit për ta formuar komunën e Artanës". Sipas Zuzakut, në rastin e Gjilanit decentralizimi do të ishte i papranueshëm, sepse nuk po respektohet vullneti i qytetareve. "Asnjë qytetar gjilanas nuk do ta përkrahte një veprim të tillë, kur e dinë saktë se i shkëputet prona pri-

vate". Sipas Zuzakut, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka kërkuar nga udhëheqësit e komunave të Kosovës që të bashkëpunojnë për ta jetësuar decentralizimin në praktikë, meqë, sipas tij, është një proces që avancon të drejtat e qytetarëve. Kundër procesit të decentralizimit në baza etnike, qytetarët e Gjilanit janë deklaruar me kohë, madje janë mbledhur edhe mijëra nënshkrime, por deri tashti nuk janë marrë parasysh nga faktori ndërkombëtar. Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka paralajmëruar faktorin ndërkombëtar se decentralizimi që dëmton rëndë interesat e qytetareve të Gjilanit do të jetë i papranueshëm dhe vështirë i realizueshëm.

Islam Zuzaku: Edhe në Ohër kundërshtuam decentralizimin në baza etnike

objekti shumëkatësh të financuar nga Qeveria e Serbisë, për të cilin ka dhënë leje edhe UNMIK-u". Ai tregon se ndërtimi i atij objekti është stopuar pas reagimit të banorëve të kësaj lagjeje, të cilët kanë kërkuar që ndërtimi të nisë vetëm atëherë kur kjo të mundësohet për të gjithë. Në lidhje me këtë çështje autoritetet e KFOR-it nuk kanë dhënë kurrfarë informacioni. Këshilltari për media i komandantit të KFOR-it në veri, Etienne de Fayed, nuk konfirmoi, por as nuk mohoi se ata kanë kërkuar stopimin e rindërtimit të Lagjes së Doktorëve.

UNMIK-u nuk jep leje për ndërtimin e shkollës Mitrovicë, 2 qershor - Me gjithë presionin e zyrtarëve komunalë, UNMIK-u nuk jep leje për ndërtimin e shkollës në Kodrën e Minatorëve, në veri të Mitrovicës. Drejtori komunal i Arsimit në Mitrovicë, Riza Haziri, tha se nga SHPK-ja ende nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje, kurse drejtues të policisë së UNMIK-ut kanë thënë se për këtë duhet të merret një vendim në nivelet qendrore. Kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka ndarë një grant për ndërtimin e një objekti shkollor në këtë lagje, në veri të qytetit. "Mirëpo, edhe pas përfundimit të procedurës së rregullt dhe përzgjedhjes së punëkryesit, punimet nuk kanë filluar, meqë UNMIK-ut nuk ka ofruar siguri", tha ai. (a.jashari)

12 KOSOVË

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Këshilltarët e "rebeluar" të PDK-së në Prizren dalin me propozime "të reja"

Nuk e njohin Kryeziun për shef Duke folur në emër të katër këshilltarëve komunalë nga radhët e PDK-së, Ethem Rogova, tha se nuk e njohin Njazi Kryeziun, si shef të grupit parlamentar të PDK-së. Sipas tij, emërimi i Kryeziut në këtë post është bërë në mënyrë të dhunshme nga Kryesia e PDK-së BLERIM ÇOÇAJ Prizren, 2 qershor - Vazhdojnë telashet e Degës së PDK-së me katër këshilltarët komunalë nga ky subjekt politik. Të rebeluarit e PDK-së në Prizren kanë vendosur

që të mos e njohin Njazi Kryeziun për shef të grupit të këshilltarëve komunalë të PDK-së. Ata, madje, kërkojnë nga Kryeziu, që në seancat e Kuvendit të mos flasë më në emër të të gjithë këshilltarëve.

Ethem Rogova: Emërimi i Kryeziut është bërë në mënyrë të dhunshme

Këshilltari Ethem Rogova (PDK), thotë se asnjëri nga katër këshilltarët nuk ka asgjë kundër Kryeziut, por emërimi i tij në këtë post është bërë në mënyrë të dhunshme nga Kryesia e PDK-së. "Nuk kemi asgjë kundër Njaziut. Ai ka kapacitet për të udhëhequr grupin parlamentar të PDK-së dhe për këtë nuk dyshojmë. Emërimi i tij është bërë në mënyrë të dhunshme, prandaj edhe nuk e njohim për shef …", tha Rogova. Koha e emërimi në mënyrë të dhunshëm, sipas tij, ka ikur. "Me shkuarjen e Serbisë nga Kosova, kanë ikur edhe emërimet e dhunshme…", tha ai. Sipas Rogovës, ai dhe tre këshilltarët e "rebeluar" të PDK-së, vazhdojnë ta njohin ende për shef të këshilltarëve, Hasan Hasanin, i cili së bashku me ta është përjashtuar në tërësi nga ky subjekt politik. Kryesia e PDK-së në Prizren, pas daljes në sipërfaqe të përçarjeve, kishte vendosur që Hasan Hasani, së bashku me shokët e tij, të "rebeluar", të përjashtohet nga partia. Ishte marrë vendim i Kryesisë që në vend të Hasanit të emërojë Njazi Kryeziun shef të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal.

Njazi Kryeziu: Nuk jam ilegal

Pavarësisht kërkesës së katër të "rebeluarve", Njazi Kryeziu, thotë se këtë post nuk e ka marrë ilegalisht, pasi është emëruar nga Kryesia e PDK-së. "Nuk jam ilegal. Kryesia ka vendosur që unë të jem shef i këshilltarëve të PDK-së, dhe unë e respektojë dhe do ta kryej me nder këtë përgjegjësi", thotë Kryeziu. Të gjitha vendimet që merr Kryesia e PDK-së, Kryeziu premton se do t'i respektojë në çdo seancë të

Kuvendit si këshilltar, por edhe si shef i kolegëve të tij. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se caktimi i shefave të këshilltarëve bëhet nga vetë subjektet politike, e jo nga Kuvendi. "Partitë politikë vendosin se kush do të përfaqësojë këshilltarët e tyre, e jo Kuvendi apo individi. Unë respektoj dhe i njoh të gjithë shefat e këshilltarëve, që janë caktuar nga partia e tyre", tha Muja.

Subjekteve politike të Kosovës u shtohet edhe një nga minoriteti ashkali

Bashkimi Demokratik i Ashkalinjve - parti e re Ferizaj, 2 qershor - Edhe një parti e re në skenën politike të Kosovës. U themelua Bashkimi Demokratik i Ashkalinjve (BDA), e cila e ka selinë në Dubravë të Ferizajt. Kryetar i kësaj partie u zgjodh Danush Ademi, ish - nënkryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajt. Është ky subjekti i dytë politik që tubon ashkalinjtë. Deri më tani komuniteti i ashkalinjve kishte vetëm një subjekt politik, Partinë Demokratike të

Ashkalinjve të Kosovës (PDAK). Kryetari i BDA- së, Danush Ademi, thotë se e kanë emërtuar subjektin e tyre Bashkimi Demokratik i Ashkalinjve, meqë synojnë që ta bashkojnë komunitetin, i cili, sipas Ademit, kohët e fundit është ndarë, duke aluduar në përplasjet brendapërbrenda PDAK-së. Sipas Ademit, mungesa e unitetit është reflektuar në keqësimin e pozitës së ashkalinjve, si në rrafshin e edukimit dhe të punësimit,

ashtu edhe në përfaqësimin në institucione. "Besoj se shumë shpejt ashkalinjtë do të bashkohemi", tha ai. Kreu i BDA-së thekson se aktivitetin do ta përqendrojnë në edukim dhe punësim të pjesëtarëve të komunitetit. Ademi vë në dukje se kohët e fundit shumë nxënës ashkalinj po e braktisin shkollën, duke veçuar në këtë kontekst komunën e Ferizajt. Ai tha se përfshirja e tyre në shkollim do

të jetë prioritet. Ai paralajmëron përpjekje që të ndihmohen nxënësit ashkalinj, siç janë ndihmuar në periudhën 2005 2007 Ademi tha se një ndër shqetësimet e ashkalinjve është edhe ndërprerja e financimit nga Kuvendi Komunal të Ferizajt për transmetimin e emisionit të përjavshëm në TV "Liria", dedikuar këtij komuniteti. Danush Ademi, kryetar i BDA (nj.ejupi)

PUBLICITET 13

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

I njoftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit se kompania “Boletus gap” nga Gjilani bën shitjen e banesave moderne me çelësa në dorë, të punuara me një dizajn profesional. Banesat posedojnë leje ndërtimi, e paraparë me të gjitha kriteret urbanistike. Banesat kanë një çmim të volitshëm dhe investitori mund të japë edhe me kredi deri në 10 vjet. Qytetarët mund ta bëjnë porosinë ose edhe të vijnë drejtpërdrejt në Gjilan.

Info: 044/406-460, 049/406-460 ose 044/291-027. Imel:[email protected]

14 KOSOVË

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Kuvendarët e Gjakovës vihen në peshojë nga sindromi i ndërtimeve pa leje

Një hapësirë e gjelbër fshihet nga harta e qytetit Këshilltarët komunalë të Gjakovës me shumicë votash vendosën për legalizimin një objekti të banimit kolektiv të ndërtuar pa leje në qendër të qytetit, drejtori komunal për Urbanizëm kërkoi nga Kuvendi Komunal të përgatisë strategji për parandalimin e ndërtimeve pa leje MIGENA ARLLATI Gjakovë, 2 qershor - Që nga konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, për herë të parë këshilltarët e një subjekti politik (LDK) të hënën lëshuan sallën. Ata nuk kanë pranuar as të diskutojnë, e lëre më të votojnë për njërën nga pikat e rendit të ditës. Përkundër ftesës së kryetarit Pal Lekaj që të mos dalin nga salla, sepse kjo nuk është një praktikë e mirë, por të votojnë sipas zgjedhjes së tyre, këshilltarët e LDK-së lëshuan seancën. LDK-istët nuk kanë dashur të jenë pjesë e diskutimit as e vendimit për pikën më të ndjeshme në seancë, që kishte të bënte me kërkesën e pronarëve Ahmeti, Haxhija dhe Tahiri rreth riurbanizimit të zonës dhe dhënies së lejes së ndërtimit për objektin e banimit me etazhitet B+P+8+Nk, i ngritur në qendër të qytetit, përballë pallatit të kulturës "Asim Vokshi". Drejtori komunal për Urbanizëm, Shani Tuzi, ndërtimin e shumëkatësheve dhe aplikimin për leje pas fillimit të punimeve, e quajti sindrom kosovar. Tuzi tregon se ngastrat në fjalë kanë qenë të destinuara për hapësira të gjelbra, ndaj drejtoria e tij nuk ka mundur të japë

Objekti ilegal i banimit kolektiv, për legalizimin e të cilit votuan kuvendarët e Gjakovës

leje edhe pas kërkesave të shumta të palëve për ndërtim. "Pas shqyrtimit të dokumentacionit, kemi ardhur në përfundim se nuk jemi kompetentë për ndërrimin e destinimit të një sipërfaqe e cila është e dedikuar për gjelbërim. Kjo është një çështje mjaft e ndjeshme, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se me këtë ndërtesë ka ndodhur një ngulfatje e qendrës së qytetit, por nga ana tjetër edhe gjithë ai investim që është bërë tashmë konsiderohet një thesar, ndaj Komuna nuk ka llogari të harx-

hojë shuma të mëdha për rrënim, por edhe është mëkat të shkojë më kot një investim i tillë", tha Tuzi. Ai shtoi se duhet të kërkohet përgjegjësi prej zyrtarëve që kanë mbyllur sytë që në fillimet e këtij ndërtimi, sepse, sikurse tha, mosfunksionimi i institucioneve ligjore është një alarm edhe më i madh se sa ngritja e një ndërtese pa leje. Këshilltari komunal nga radhët e PShDK-së, Janez Frrokaj, tha se si qytetar nuk do ta kishte miratuar kurrë dhënien e lejes për një objekt të tillë si ai që po ngrihet

në qendër. "Por, meqë partia ime është në koalicionin lokal qeverisës, atëherë do ta ngre dorën për miratimin e kësaj kërkese". Edhe Mahmut Lila, këshilltar komunal nga AKR-ja, potencoi se qyteti vazhdimisht po ngulfatet, sepse po bllokohen mushkëritë e tij. "Edhe rrënimi është një absurd, ngase aty janë bërë investime kolosale". Lila tha se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që i kanë mbyllur sytë para këtij veprimi, që në ditët e para të ndërtimit. Mirdita Ademaj nga LDD-ja,

duke i dhënë mbështetje dhënies së lejes, pyeti se pse deri tani nuk është gjelbëruar zona në fjalë, meqë ajo ka qenë e destinuar për gjelbërim. Ndërsa Ilir Beqiri, nga PDK-ja, vërejti se vendimmarrësit dhe pushtetarët lokalë vazhdimisht po merren me trajtimin e pasojave dhe jo me shkaktarin. Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, muajt e parë pas ardhjes në pushtet, u shpalli luftë ndërtimeve pa leje, disa prej të cilave edhe i rrënoi. Një vit pas ardhjes në funksione të larta qeverisëse, Lekaj vuri në peshore votën e këshilltarëve për dhënien e lejes së ndërtimit të një godine banimi, të ndërtuar pa leje. Këshilltarët komunalë, hiq ata të LDK-së që lëshuan mbledhjen me 22 vota për dhe me pesë abstenime, votuan për dhënien e lejes së ndërtimit. Drejtori Shani Tuzi konfirmon se nënshkrimin e lejes nuk ka pranuar ta bëjë pa pasur miratimin e Kuvendit. Tuzi shprehet se Komuna duhet të përgatisë strategji për parandalimin e ndërtimeve pa leje. Sipas tij, në Shkugëz, në të dy anët, kanë nisur të ndërtohen objekte afariste. "Kanë nisur edhe ndërtime të shumta pa leje në disa zona të tjera të cilat të japin të kuptosh se ka filluar sërish vala e ndërtimeve masive të egra", tha ai.

Asambleja e fëmijëve trajtoi me përkushtim problemet në arsim

F O T O

Ferizaj, 2 qershor - Pas alarmimit nga shoqëria civile dhe mediat për rrezikun serioz që u kanoset banorëve të strehimores kolektive në Ferizaj nga shfaqja e ndonjë epidemie, kompania "Ekologjia" e Ferizajt e mbajti premtimin duke bërë falas dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e strehimores. "U përpoqëm të japim një kontribut modest për zbutjen e gjendjes së rëndë të këtyre banorëve", tha pronari i "Ekologjisë", Ramadan Gashi. Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka kërkuar që sa më parë të mbyllet kjo strehimore. (nj.ejupi)

Komunarët rrëfehen para nxënësve

Gjilan, 2 qershor - Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa dhe drejtori komunal i Arsimit, Ismajl Kurteshi, të hënën kanë bashkëbiseduar me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit, duke improvizuar një "seancë" debati. Asamblistët e rinj kanë ngritur një varg problemesh nga mjediset e tyre shkollore, sipas një ideje të përkrahur nga OSBE-ja, në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Kryetari Mustafa i ka njohur nxënësit me funksionimin e pushtetit lokal dhe nga ky bashkëbisedim Mustafa tha se, për një qeverisje të mirë, mund të ndihmojë shumë edhe opozita konstruktive, e cila duhet të jetë një korrektues i punës së Qeverisë. "Në praktikë, opozita jo gjithmonë është e tillë". Ndërsa drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Kurteshi, i ka njoftuar "kuvendarët" e rinj me strukturën organizative në arsim. "Për shkak të mungesës së hapësirave, shkollat e qytetit janë të mbipopulluara me nxënës, ndërsa orët mësimore mbahen më të shkurta se sa parashihet me Ligjin mbi arsimin", tha

Kurteshi. Ai ka shpalosur synimet e Drejtorisë Komunale për të ndërtuar 4 - 5 shkolla të reja brenda këtij viti. Kjo do të krijonte mundësi për ta kthyer arsimin në rrjedha normale dhe për të krijuar kushte për ngritje të cilësisë së mësimit. Gjilani ka përfituar këto ditë edhe një investim nga Ministria e Arsimit, për ndërtimin e një shkolle të mesme. "Seanca" është përshkuar nga interesime të shumta të nxënësve, të cilët kanë adresuar një mori pyetjesh për drejtues të Komunës, madje duke qenë edhe këmbëngulës në debatin për çështjet e shtruara. Ata kanë kërkuar nga kreu i Komunës dhe drejtori i Arsimit avancimin e kushteve për mësim në shkollat e këtushme, në mënyrë që ata të kenë mundësi për ngritje profesionale dhe përvetësim të dijes në nivel me shkollat evropiane. Mustafa edhe Kurteshi kanë thënë se janë duke punuar me përkushtim të madh dhe se arsimi llogaritet një prioritet i lartë dhe i rëndësishëm nga Komuna dhe Qeveria e Kosovës. (m.sabedini)

PRISHTINË 15

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Drejtuesit e Shtëpisë së Pleqve nuk kanë recetë magjike për të moshuarit

Halli i pleqve AGIM FAZLIU Prishtinë, 2 qershor - Në ditën kur i kishte mbushur 65 vjet, Ramadan Marmullaku e ka marrë një "dhuratë" të hidhur. Ishte data 12 maj kur kishte hyrë të pastrohej në njërën nga banjat e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë, që të ndjehej i relaksuar në këtë ditë të rëndësishme për të. Kur është bërë gati të dalë, është befasuar pasi dera ishte e mbyllur. "Për shtatë orë kam bërtitur e kam rrapëlluar nëpër mure. M'u kanë ënjtur duar, duke e goditur derën. Dikur kanë ardhur një pastrues dhe një shtëpiak, dhe e kanë thyer bravën". Plaku nga Prizreni dyshon se derën ia ka mbyllur njëfarë Miça, një bashkëvendës i tij nga ky qytet. Drejtuesit e Shtëpisë së Pleqve thanë se të dy pleqtë kanë diagnoza të çrregullimit të personalitetit, por jo aq të rënda sa për t'i dërguar në qendrat e të sëmurëve psikikë. Belaja e lartpërmendur është vetëm njëra prej kokëçarjeve të përditshme me të cilat përballen drejtuesit e këtij institucioni. Ata përpiqen ta krijojnë një ambient familjar për të moshuarit, që e kanë humbur

këtë ndjenjë nëpër familjet e tyre. Naser Islami, i cili e zëvendëson përkohësisht drejtoreshën e Shtëpisë së Pleqve, tha se ata përpiqen që maksimalisht t'ua plotësojnë nevojat pleqve të strehuar. "Kujdestarët dhe punëtorët socialë merren me secilin të strehuar. Secili prej tyre e ka ndonjë problem, të cilin përpiqemi ta zgjidhim në mënyrën më të mirë, megjithëse është shumë vështirë të punohet me një kategori të tillë". Islami thekson se të strehuarve këtu u ofrohet meny e pasur ushqimore, me mish dhe pemë e perime të ndryshme. Administratorët e këtij institucioni organizojnë edhe ekskursione në vendet që i parapëlqejnë të strehuarit. Në Shtëpinë e Pleqve aktualisht janë të strehuar 103 persona. Naser Islami tha se qëndrimi këtu për një ditë i një personi kushton 12 euro. Por, me gjithë këtë investim qeveritar, duket se është vështirë të evitohen plotësisht incidentet e ngjashme me atë çfarë i ka ndodhur Ramadan Marmullakut. Është e qartë, kënaqësia familjare nuk mund të blihet me paratë qeveritare.

Foto: RUZHDI PACOLLI

Zyrtarët e Shtëpisë së Pleqve përpiqen që të moshuarve t'ua krijojnë një ambient familjar, atyre që e kanë humbur këtë ndjenjë nëpër familjet e tyre. U ofrojnë mish, pemë e perime dhe ekskursione. Por, pleqtë kanë shumë ankesa

Ramadan Marmullaku: Për shtatë orë kam bërtitur e kam rrapëlluar nëpër mure

Prishtinës i mungojnë lokacionet për shkolla Prishtinë, 2 qershor - Prishtinës i mungojnë lokacionet për ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë. Kështu janë shprehur Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës, dhe Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit, gjatë vizitës së tyre në disa lokacione, në të cilat Komuna e Prishtinës ka planifikuar t'i ndërtojë shkollat e financuara nga Ministria e Arsimit dhe vetë Komuna. Por, thuajse për të gjitha lokacionet është thënë se ka pasur, ose ka probleme pronësore. Kryetari Mustafa ka premtuar se shumë shpejt do të shpallen tenderët për realizimin e këtyre projekteve. Ndërsa ministri Hoxhaj tha se përzgjedhja e lokacionit për ndërtimin e një objekti shkollor është shumë i rëndësishëm. Përndryshe, për ndërtimin e gjimnazit "Xhevdet Doda" janë ndarë 40 arë tokë në lagjen "Lakërishte". Ministri i Hoxhaj tha se krahas ndërtimit të shkollave në kryeqytet

nuk do të mbeten anash edhe shkollat fillore nëpër fshatra. Mustafa e njoftoi Hoxhajn edhe për lokacionet e ndara për ndërtimin e shkollës së Teknologjisë Informative dhe shkollën fillore në lagje "Kalabri". Në Lakërishtë po ashtu do të ndërtohet Shkolla e Muzikës,

Kafenetë do të mbyllen nëse s'e paguajnë taksën komunale

ndërsa në Sofali, Hoxhajt dhe Mustafës nuk u ka pëlqyer lokacion i ndarë për ndërtimin e një shkolle fillore. Por, në të gjitha këto lokacione shkollat pritet të fillojnë të ndërtohen deri në fund të korrikut të sivjetmë, ndërsa pritet të kryhen vitin e ardhshëm. (v. k.) Prishtinë, 2 qershor - Përkundër dhënies së lejes për shfrytëzimin e hapësirave publike, në kompleksin te "Kafet e Vogla" kontrollet e inspektorëve komunalë janë duke vazhduar. Pronarëve, të cilët nuk i kanë bërë ende pagesat për hapësirën të cilën janë duke e shfrytëzuar si tarracë, inspektorët komunalë ua kanë dërguar vendimet me të cilat janë të detyruar t'i largojnë tavolinat e vendosura në pronën publike. Bajram Bujupi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, tha se pronarët e kafiterive fillimisht i kanë marrë njof-

timet se duhet t'i kryejnë obligimet që kanë ndaj Komunës. "Pasi nuk i kanë kryer obligimet në afatin e paraparë, Komuna ka filluar shpërndarjen e aktvendimeve me të cilat janë të detyruar ose ta bëjnë menjëherë pagesën ose t'i largojnë tavolinat e tyre nga prona publike". Bujupi tha se deri më tani janë vetëm tetë kafiteri që e kanë paguar taksën për shfrytëzimin e hapësirës publike në bazë të skicave që i kanë marrë nga Komuna. "Pa i paguar taksat për hapësirën që e shfrytëzojnë, nuk do të lejohen të punojnë". (m. demolli)

16 RAJON Kryeprokurori i Hagës i pakënaqur me Serbinë

Serge Brammertz

Hagë, 2 qershor - Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, do të prezantojë më 4 qershor raportin e vet të parë për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Prokurorisë së Hagës para Këshillit të Sigurimit të KB-ve në New York. Na raport, të dorëzuar në formë të shkruar kah mesi i majit, Brammertz, siç informohet jozyrtarisht, ka mbetur pranë vlerësimit të pararendëses së vet Carla del Ponte, se pushteti në Beograd në masë të pamjaftueshme po bashkëpunon për shkak se nuk kanë arrestuar katër të akuzuarit, të cilët janë akoma në liri. Brammertz, sikurse dhe Del Ponte, vlerësojnë se Ratko Mlladiq, Radovan Karaxhiq, Stojan Zhuplanin dhe Goran Haxhiq janë "në domenin" e pushtetit serb. Raport për zbatimin e strategjisë së përfundimit të punës së Tribunalit, të mërkurën në New York do të paraqesë edhe kryetari i gjykatës, Fausto Pokar.

Bakoyannisi kërkon bisedime për emrin Athinë, 2 qershor - Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis, menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor në Maqedoni, i bëri thirrje kryeministrit Nikola Gruevski t'i nisë bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit, njoftojnë mediat maqedonase. Ajo theksoi se Greqia është partnere e rëndësishme e Maqedonisë në rrugën evroatlantike. "U japim dorën për të vazhduar së bashku rrugën evroatlantike. Greqia dëshiron zgjidhje të drejtë të çështjes së emrit, që do t`i kënaqë të gjitha palët dhe do t`i japë vendit një shtysë drejt Evropës dhe NATO-s", deklaroi Bakoyannisi. Lidhur me incidentet zgjedhore në Maqedoni, ajo deklaroi se këto ngjarje e çojnë vendin dhe rajonin shumë prapa. "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t`i ulin tonet dhe t'i shmangin përplasjet mes tyre. Dhuna nuk ka fitues, dhe për këtë të gjitha palët janë fajtore", bëri të ditur Bakoyannisi.

Kapen klandestinë afganë vinin nga Greqia Tiranë, 2 qershor - Policia shqiptare e antikrimeve kapi shtatë shtetas afganë në trajlerin turk, që vinte transit nga Greqia, njoftojnë mediat shqiptare. Trajleri që importonte pjesë këmbimi nga Turqia për llogari të një firme shqiptare, mesditën e së dielës kishte kaluar "sitën" në pikën e kalimit të kufirit Kapshticë të Korçës. Ai është kontrolluar imtësisht nga inspektorët e Antikontrabandës, në prani të punonjësit doganor dhe me këtë rast janë zbuluar shtatë afganët, që të gjithë të gjinisë mashkullore dhe të moshave 20-40 vjeç. Shoferi i trajlerit turk, Ozkan Kose, është bllokuar nga inspektorët dhe i është dorëzuar policisë së Korçës, për procedim penal dhe kryerjen e hetimeve të mëtejshme. Ndërsa shtatë afganët, priteshin t'u ktheheshin policëve grekë në krahun tjetër të doganës, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të kthimit në pikën e hyrjes të klandestinëve.

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Italianët rishqyrtojnë idenë për prodhimin e energjisë atomike

Italia: Jo central bërthamor në Shqipëri Komiteti për Rigjallërimin e Energjisë Bërthamore në Itali është kundër ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri. "Përpara se të mendojmë për Shqipërinë, duhet të shohim në shtëpinë tonë", ka thënë drejtori i këtij komiteti, Paolo Fornaciari Romë, Tiranë, 2 qershor Drejtori i Komitetit për Rigjallërimin e Energjisë Bërthamore në Itali, Paolo Fornaciari, është shprehur krejtësisht kundër gatishmërisë së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për pranimin e një centrali elektrik bërthamor italian në territorin e Shqipërisë. Në një intervistë për të përditshmen e djathtë të moderuar "L'Opinione delle Liberta", pranë qeverisë Berluskoni, ai është shprehur se "përpara se të mendojmë për Shqipërinë, duhet të shohim në shtëpinë tonë. Dhe, të rivendosim në funksionim centralet në Kaorso dhe Trino Verçeleze", lajmin e bënë të ditur edhe mediat shqiptare. Sipas tij, ideja e mbështetur nga ministri i Ekonomisë, Xhulio Tremonti, për të ndërtuar impiante bërthamore përtej Adriatikut, i ngjall dyshime, përballë mundësisë së "rrezikut se mund të shtetëzohen", ndërkohë që "do të prodhonin energji elektrike me një kosto më të lartë". Sipas Fornaciarit, "brenda 10-12 muajve, dy centralet e mbyllura bërthamore në Itali mund të prodhonin tetë miliardë kilovatorë energji elek-

Italia nuk është e gatshme të ndërtojë central bërthamor në Shqipëri

trike me kosto shumë të ulët". Ai shton se ideja e Tremontit për të ndërtuar centrale në Shqipëri, rrjedh nga fakti se jashtë Italisë ekziston ajo që mund të quhet, "një pranim më i madh nga ana e shoqërisë". Në forumin e Krans Montanës në Tiranë, kryeministri Berisha tha se, në kushtet e një kërkese shumë të madhe për fonde për ndërtimin e një objekti të prodhimit të energjisë bërthamore, llogaritet që një central mesatar të kërkojë 4-5 miliardë dollarë

amerikanë për ndërtim, Qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, edhe ato, sipas tij, janë të interesuara për një objekt të tillë energjetik. Duke paracaktuar territorin shqiptar si vendin ku do të ngrihet ky central, kryeministri Berisha ka deklaruar, në takimin me përfaqësues të "Westinghouse" dhe "Camozzi Holding spa", se këto kompani mund të investonin në Shqipëri për centrale

bërthamore. Por, ideja e kryeministrit u rigjallërua menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë Berluskoni në Itali. Sipas të përditshmes "Gazeta Shqiptare", Qeveri italiane synon të caktojë Slloveninë dhe Shqipërinë si dy vende, ku mund të pranohet ndërtimi i centraleve elektrike që funksionojnë me energji bërthamore, në një kohë kur në Itali është ndërprerë ky proces, pas një referendumi të viteve '80.

Serbisë i duhet një qeveri proevropiane Liderët e PD-së këmbëngulin në qëndrimin e tyre se Serbisë i duhet një qeveri proevropiane e jo një qeveri çfarë dëshirojnë të formojnë radikalët e Nikoliqit dhe ata të PDS-së së Koshtunicës Beograd, 2 qershor - Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Boris Tadiq, ka deklaruar se radikalët dhe Partia Demokratike e Serbisë (PDS), të ballafaquare me rezultatet e zgjedhjeve, të cilat për ata kanë qenë më të këqija se ato që janë pritur, kanë provuar që të nguten dhe të bëjnë një shumicë matematikore dhe kështu të mbulojnë mossuksesin e tyre. Në intervistën për gazetën "Blic", Tadiq ka thënë se çështje kryesore për bisedime rreth formimit të Qeverisë së re është integrimi i Serbisë në Evropë. "Dallimi dramatik në qëndrime mes atyre që po kërkojnë anulimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, bllokimin e integrimeve tona

evropiane dhe ndalja e rritjes ekonomike janë faktor i domosdoshëm për bisedime me faktorin tjetër, koalicionin e socialistëve me dy subjekte të tjera", ka thënë kryetari i Serbisë, Tadiq. Duke folur për pajtimin dhe bashkëpunimin e PD-së dhe Partisë Socialiste të Serbisë (PSS), Tadiqi tha se kjo nuk është e thënë të quhet pajtim. Ai paralajmëroi se së shpejti do të ketë kontakte zyrtare me PSS-në. Edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe anëtar i Kryesisë së PD-s, Oliver Duliq, për mediat serbe ka deklaruar se Serbisë i duhet sa më parë të formojë një qeveri proevropiane dhe të përgjegjshme, sepse kështu kanë kërkuar qytetarët në votimet e 11 majit.

Ndonëse liderët e PSS-së po vazhdojnë konsultimet me radikalët dhe koalicionin rreth PDS-së, të cilët janë deklaruar kundër nënshkrimit të MSAnë, nënkryetari i PSS-së,

Boris Tadiq

Milutin Mrkonjiq, për agjencinë Beta, ka thënë se koalicioni rreth partisë së tij angazhohet për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në mes BE-se dhe Serbisë.

NDËRKOMBËTARE 17

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton Lindjen e Afërt

Steinmeier kundër kolonive të reja izraelite Ministri i Jashtëm gjerman, Fank-Walter Steinmeier, ka qortuar planet izraelite për ndërtimin e kolonive të reja. Në Dschenin është planifikuar ngritja e një parku industrial, ku do të mund të punësoheshin më shumë se 10.000 punëtorë palestinezë Ramallah, 2 qershor (Reuters) Izraeli përmes këtyre projekteve po rrezikon marrëveshjen që po projektohet të arrihet brenda këtij viti në kuadër të Procesit të Lindjes së Afërt për paqe, është shprehur të hënën ministri gjerman i Punëve të Jashtme, pas një takimi që kishte me presidentin e palestinezëve, Mahmud Abbas, në Ramallah. Abbas ka paralajmëruar se, në takimin e tij të paraparë me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, do ta ngrejë në temë qendrore çështjen e ndërtimit të kolonive të reja nga ana e Izraelit. Bisedimet për paqen në Lindjen e Afërt ndodhen në një fazë të vështirë, është shprehur Steinmeier në një konferencë të përbashkët me Abbas-in. "Koha po kalon", është shprehur ai duke pasur parasysh nevojën për arritjen e marrëveshjes brenda këtij viti. "Do të dëshiroja shumë që deri atëherë të zgjidhen të gjitha çështjet e ngritura, por planet që kanë të bëjnë me ngritjen e kolonive të reja bien ndesh me qëllimet e bashkësisë ndërkombëtare". Planet e Izraelit komplikojnë bisedimet mes Abbas-it dhe Olmert-it. Abasi ka vlerësuar projektin izraelitë për ngritjen e kolonive të reja në perëndim të Jordanit dhe në Jerusalem si pengesa kryesore për procesin paqësor. Nëse Izraeli nuk stopon këtë, "atëherë nuk është e mundur që të arrijmë marrëveshje për paqe" Izraeli të dielën ka paralajmëruar se në dy kolonitë e reja në Jerusalem do të ndërtojë rreth

Gjenevë, 2 qershor - Votuesit në Zvicër hodhën poshtë në referendumin e së dielës propozimin që ashpërsonte rregullat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga të huajt. Propozimi i Partisë Popullore Zvicerane, të krahut të djathtë, i jepte të drejtën e vendimit qytetarëve lidhur me atë se kush duhet ta marrë pasaportën zvicerane. Disa komuna e kishin zbatuar një praktikë të tillë më herët, por ajo ishte pezulluar nga gjykata, pasi ishte vënë re se qytetarëve nga Ballkani u ishte mohuar e drejta e nënshtetësisë zvicerane.

Blegtorët gjermanë në protesta Berlin, 2 qershor (DW) - Në procesin e grindjeve të filluara për çmime më të larta, blegtorët gjermanë duan ta vazhdojnë bojkotin e furnizimit me qumësht. Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të blegtorëve dhe të punishteve të qumështit janë zhvilluar deri tani pa sukses. Në Saksoni dhe në Bavari fshatarët natën, duke u gdhirë dita e sotme, bllokuan disa punishte qumështi. Fshatarët kërkojnë që të shlyhen uljet e çmimeve të prillit. Deri atëherë ata kishin marrë 40 centë për litër. Tani marrin 27 deri 35 centë. Fank-Walter Steinmeier dhe Zipi Liwni

900 apartamente banimi. Në anën tjetër, qeveria në Jerusalem ka përsëritur për të satën herë se do të ndalë procesin e ndërtimeve të kolonive të reja. Në bisedimet e tij për Lindjen e Afërt dhe idenë për konferencën e qershorit në Berlin, Steinmeier ka marrë mbështetjen e që të dyja palëve. Krahas ministres së Jashtme të Izraelit, Zipi Liwni, në konferencë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe kryeministri Salam Fajjad, si dhe ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm i Qeverisë palestineze. Pala izraelite e ka cilësuar orga-

nizimin e konferencës si një hap të mirë drejt ndërtimit të strukturave të sigurisë për territoret palestineze, ka theksuar Steinmeier, pas bisedës që kishte me Liwnin dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak. Steinmeier ka takuar shefen e grupit izraelit për bisedime paqësore, pak para se të takohet me Abasin. Pas këshillave që pati në Ramallah, Steinmeier ka shprehur dëshirën për t`i vizituar një varg objektesh dhe sheshe të ndërtimit të një sërë projektesh në Bregun Perëndimor, që do t`ua lehtësonin jetën e përdit-

shme të palestinezëve. Në Dschenin, në veri të kufirit mes Jordanisë dhe Izraelit, është planifikuar ngritja e një parku industrial, ku do të mund të punësoheshin më shumë se 10.000 punëtorë palestinezë. Steinmeieri pastaj ka bërë inaugurimin e fillimeve të punimeve të rrugës që lidh zonën me Izraelin. Me këtë rast, ai së bashku me shefin e Qeverisë, Fajjad, ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e dhjetë projekteve tjera që do të nxisnin angazhim të forcës së lirë në punë dhe ngritjen e infrastrukturës si tërësi.

Avokati i Popullit e akuzon Komisionin e BE-së Avokati i Popullit i Evropës e ka akuzuar Komisionin e BE-së se po pretendon ta kufizojë të drejtën e qytetarëve për qasje në dokumentet zyrtare Bruksel, 2 qershor (ORF) Avokati evropian i Popullit, Nikiforos Diamandouros, që do të duhej të ndërmjetësonte në rast vështirësish në punë ndërmjet qytetarëve të punësuar dhe autoriteteve të BE-së, gjatë një seance dëgjimore të një komisioni parlamentar të BE-së, ka paralajmëruar për kufizimet e mundshme që pretendohet t'u bëhen qytetarëve nga Komisioni i BE-së në raport me të drejtën e

Zvicra refuzon propozimin për nënshtetësi

tyre për qasje në dokumentet zyrtare. Komisioni po përgatit ndryshimet në ligjin që ka të bëjë me të drejtën për qasje në dokumentet zyrtare në BE. Në propozimin e komisionit është paraparë që "letrat" do të vlerësohen si dokumente, vetëm atëherë kur ato marrin kuptimin e akteve ligjore dhe nëse institucionet e BE-së i deklarojnë si të tilla - si dokumente dhe protokollohen në regjistrin përkatës.

Nikiforos Diamandouros

G-8-shja përballet

me SHBA-të Londër, 2 qershor (Reuters) SHBA-të janë duke i bllokuar përpjekjet e G-8-shes për arritjen e një marrëveshjeje për ndërprerjen e emetimit të karbonit gjatë 20 vjetëve që vijnë, bazuar në një deklaratë që është publikuar në Reuters. "Ne do të jemi të gatshëm t'i adresojmë qëllimet e mbetura në gjysmë të G-8, vetëm në qoftë se deklarata e liderëve kryesorë të ekonomisë nuk e bën një gjë të tillë...", thuhet në komentin e SHBA-ve ndaj këtij projekti. Në projektin për samitin e G-8, që do të mbahet në Japoni, më 7-9 korrik, SHBA-të thonë se energjia atomike civile emeton shumë pak karbon dhe thotë se nafta e prodhuar nga materialet biologjike nuk është shkaktari i rritjes së çmimeve të artikujve ushqimor. Takimi i vendeve me ekonomi të zhvilluar - i njohur ndryshe edhe si takimi i emetuesve më të mëdhenj të CO2, do të mbahet në Japoni. Në këtë samit do të marrin pjesë SHBA-të, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Koreja Jugore, Afrika Jugore dhe Britania. Po ashtu do të marrin pjesë edhe BE-ja dhe Kombet e Bashkuara.

18 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

NDËRKOMBËTARE 19

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Clinton e fiton garën në Porto Riko

Pozitë e lartë qeveritare për ambasadorin rus në SHBA

Obama më

Moskë, 2 qershor (Reuters) Ambasadori i Rusisë në SHBA, Yuri Ushakov, është ftuar të hënën që të marrë një detyrë tjetër në qeverinë e kryeministrit Vladimir Putin. Presidenti rus, Dimitry Medvedev, ka lëshuar një dekret për ndërrimin e detyrës së ambasadorit Ushakov, i cili ka qenë në këtë detyrë në Washington që nga viti 1999. Zyra për informim e Qeverisë ruse ka thënë se diplomati 61-vjeçar mund të bëhet zëvendësshef i stafit të Qeverisë. Ndërsa mediat vendore kanë thënë se ka mundësi që Ushakov të bëhet këshilltar i Putinit për politikë të Jashtme.

pranë nominimit Fitorja në Porto Riko i ka dhënë senatores Clinton më shumë shtysë në argumentimin se ka fituar më shumë vota popullore në betejën pesëmujore të nominimit dhe se është demokratja më e mirë për t'u përballur me republikanin John McCain Washington, 2 qershor (Reuters) - Hillary Clinton e fitoi garën e nominimit demokrat në Porto Riko të dielën, por vazhdon ta ndjekë me vështirësi rivalin e saj, Barack Obama, ndërkohë që ai po i afrohet gjithnjë e më shumë garës presidenciale të partisë. Fitorja e Clintonit në Porto Riko, një territor ku banorëve nuk u lejohet të votojnë zgjedhjet e nëntorit, i ka dhënë asaj më shumë shtysë në argumentimin se ka fituar më shumë vota popullore në betejën pesëmujore të nominimit dhe se është demokratja më e mirë për sa i përket përballjes me republikanin John McCain. Sidoqoftë, rezultatet e fundit e kanë afruar Obamën më pranë numrit magjik të 1 118 delegatëve të nevojshëm për ta fituar nominimin, dhe senatori nga Illinoi tashmë e ka përqendruar vëmendjen nga beteja e përgjithshme zgjedhore me McCainin. Me garat e së martës në Montana dhe në Dakotën e Jugut përmbyllet gara e nominimit presidencial në radhët e demokratëve. Obama duhet t'i sigurojë edhe

45 delegatë për të fituar emërimin dhe do të mund ta arrinte këtë numër shpejt me ndihmën e 180 superdelegatëve të papërcaktuar- zyrtarët partiakë, të cilët mund ta mbështesin cilindo kandidat. Clinton u bëri thirrje të drejtpërdrejtë delegatëve të dielën, duke thënë se duhet ta kenë parasysh argumentin e saj se ajo është shansi më i mirë për ta mposhtur republikanin McCain dhe kishte fituar më shumë vota se Obama. "Më shumë njerëz nga tërë vendi votuan për fushatën tonë. Ne po e fitojmë votën popullore", tha Clinton, gjatë festimit të fitores në San Juan. Pohimet e Clintonit për votën popullore kontestohen nga fushata e Obamës dhe nuk i përfshijnë shtetet ku ka fituar Obama, të cilat përdorën sistemin e komiteteve drejtuese, ku votat individuale nuk shënohen. Sidoqoftë, këto vota nuk e përcaktojnë të nominuarin e partisë, të cilët zgjidhen nga delegatët në kuvend. Udhëheqja e

Obamës në delegatë mbetet e pacenuar, përderisa Clinton të mos i fitojë superdelegatët e mbetur të papërcaktuar. Obama, i cili e thirri rivalen e tij për ta përgëzuar për fitoren në Porto Riko, u fokusua në rolin e saj në garën e tij të përgjithshme kundër McCainit. "Senatorja Clinton është një shërbyese e shquar publike. Ajo do të jetë një vlerë shumë e çmuar në nëntor, për të garantuar se do të mund t'i mposhtim republikanët", tha ai në një

tubim në Mitchel të Dakotës Jugore. Obama e siguroi mbështetjen edhe, të paktën, të dy superdelegatëve të dielën. Me të përfunduar sezoni i votimeve paraprake ditën e martë, kampi i Obamës shpreson që superdelegatët shpejt do të rreshtohen pas tij dhe do t'i japin fund fushatës. Ai pret festë të fitores pas mbylljes së votimeve në Dakotën e Jugut dhe në Montanë natën e së martës.

Shpërthen një automjet bombë në Pakistan - të paktën 6 të vdekur

Ambasada daneze në shënjestër Shpërthimi pritet të shtrojë pyetje të reja lidhur me sigurinë e të huajve në Pakistan, dhe pse sulmet e militantëve kanë shënuar rënie që kur qeveria e re erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në shkurt, që kishin për qëllim t'i jepnin fund dhunës Islamabad, 2 qershor (Reuters) Një sulmues vetëvrasës ka hedhur në erë makinën e tij pranë ambasadës daneze në Pakistan, të hënën, duke lënë të vdekur gjashtë persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë dhe të shëndetësisë. Shpërthimi pritet të shtrojë pyetje të reja lidhur me sigurinë e të huajve në Pakistan, dhe pse sulmet e militantëve kanë shënuar rënie që kur qeveria e re erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në shkurt, që kishin për qëllim t'i jepnin fund dhunës. Gazetat daneze kishin zemëruan myslimanët në gjithë globin duke publikuar karikatura të profetit Muhamed në fund të vitit 2005. Karikaturat, të cilat u

konsideruan blasfemike, shkaktuan protesta të përgjakshme dhe sulme ndaj misioneve diplomatike daneze. Ambasada daneze në Islamabad ishte mbyllur përkohësisht në vitin 2006, pas protestave të dhun-

shme që pasuan publikimin e karikaturave. Ndonëse askush nuk e mori përgjegjësinë menjëherë, banorët thonë se ka kohë që ia kanë pasur frikën një sulmi të tillë.

"Që nga botimi i karikaturave, ne gjithmonë e kemi pasur këtë frikë. Por atë që i kanë bërë ata fesë tonë, besoj se e meritojnë një gjë të tillë", tha një grua e cila banonte në afërsi. Shpërthimi ka shkatërruar hyrjen e ambasadës dhe ka dëmtuar pjesën e përparme të ndërtesës, si dhe automjetet e kompleksit në rajonin e Islamabadit, ku janë të vendosura misionet tjera diplomatike dhe banesat e diplomatëve. Zyrtarët policorë dhe ata të sigurisë kanë thënë se të gjithë personat e vrarë dhe të plagosur kanë qenë pakistanez. Shpërthimi ka hapur një krater një metër të thellë në rrugë pranë ambasadës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat dhe automjetet përreth.

Siria lejon kontrollimin e reaktorit bërthamor Vjenë, 2 qershor (AP) - Shefi i agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore thotë se Siria ka pranuar që të lejojë futjen e inspektorëve në vend gjatë këtij muaji për të hetuar rreth supozimeve për aktivitetet atomike ilegale të Sirisë. Muhamed al-Baradei, shef i kësaj agjencie, ka thënë të hënën se ekspertët do ta vizitojnë Sirinë në mes të 22 dhe 24 qershorit. Inspektorët planifikojnë të vëzhgojnë hapësirën të cilën aeroplanët izraelitë e kishin shkatërruar në shtatorë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se në atë vend kishte një reaktor për prodhimin e plutoniumit, i cili ishte ndërtuar në mënyrë sekrete dhe me ndihmën e Koresë Veriore.

Ahmadinexhad: Izraeli do të “zhduket” shpejt nga harta Teheran, 2 qershor (Reuters) Presidenti iranian,, Mahmud Ahmedinexhad, ka thënë të hënën se Izraeli do të zhduket së shpejti nga harta dhe se "fuqia satanike" e SHBA-ve është përball shkatërrimit. Ai i bëri këto komente në njërin nga sulmet e fundit verbale të tij ndaj armiqve kryesorë të republikës islamike. Presidenti Ahmedinexhad ka folur në një tubim të mysafirëve të jashtëm për të shënuar 19-vjetorin e vdekjes së liderit revolucionar, Ayatollah Ruhollah Khomeini, i cili vdiq në vitin 1989, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA. Kundërshtimi ndaj Izraelit është parimi thelbësor i shiitëve në Iran, të cilët përkrahin militantët palestinezë, që kundërshtojnë paqen me shtetin hebraik.

Izraeli ja kthen një agjent Hezbollahut Bejrut, 2 qershor (BBC) - Lëvizja shiite Hezbollah në Liban ka dorëzuar eshtrat e ushtarëve izraelit të vrarë në luftën e Libanit të vitit 2007 si shkëmbim për lirimin e një libanezi të dënuar nga Izraeli si agjent i Hezbollahut. Nasim Nisir ishte burgosur para gjashtë viteve mbi akuzat se kishte qenë i përfshirë në aktivitete spiunazhi për grupin Hezbollah. Ndonëse autoritetet izraelite e kanë mohuar se ky mund të jetë fillimi i një shkëmbimi më të madh të të burgosurve apo të vrarëve nga të dyja palët, ka spekulime se një shkëmbim i tillë mund të ndodhë dhe ai mund të përfshijë edhe dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer në prag të luftës çfarë edhe nxiti këtë konflikt.

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Përfundoi aventura e "Big Brother"

Moss po Arbri fitues i plaket 50 000 eurove Arbri është shpallur fituesi i spektaklit "Big Brother" dhe i 50 mijë eurove që sjell kjo fitore, duke e mposhtur edhe rivalin e fundit "don zhuanin" e shtëpisë, Olsin

odelja britanike Kate Moss ka humbur një kontratë një milion dollarësh me një kompani të veshjeve të brendshme, pasi është zëvendësuar me një modele 20-vjeçare. Mbretëresha e modelimit është përjashtuar nga roli i modeles përfaqësuese të kompanisë Agent Provocateur, dhe në vend të saj është caktuar modelja e panjohur, Alice Dellal. "Të gjithë janë të habitur. Kate e ka pranuar mirë largimin e saj, ndërsa drejtuesit dëshironin një fytyrë të re, e cila do t'i përfaqësonte dhe kjo ishte Alice", ka thënë një burim.

M

Edicioni i parë i "Big Brother Albania" ka përfunduar të dielën pas mesnatës, ndërsa i fundit që u largua nga shtëpia më e përgjuar shqiptare këto 100 ditët e fundit ka qenë Arbri. "Këtë çmim ia dedikoj pronarit të 'Top-Medias', Dritan Hoxha, i cili më së shumti e ka dashur këtë emision dhe ka punuar që ne të jemi këtu", tha Arbri pas fitores. Një natë e gjatë, e mbushur plot të papritura dhe emocione, është ndjekur nga miliona shikues në të gjitha hapësirat shqiptare. Për gati 3 muaj, 18 banorët që jetuan brenda shtëpisë më të madhe në vend u kthyen në personazhet më të njohura dhe më të diskutuara. Tashmë ata njihen nga të gjithë, me çdo detaj të jetës së tyre, që rrëfyen qoftë në ato pak javë që nden-

Zhvishet Foxy Megan Aktorja 22-vjeçare Foxy Megan, ylli i filmit "Transformers", është votuar si femra më seksipile nga lexuesit e revistës së burrave "FHM". Ndërsa në fotografimin për nder të këtij shpërblimi, bukuroshja e re pozoi gati lakuriq dhe zbuloi se sa shumë asaj i pëlqen seksi. Ajo tha për revistën "FHM" se "e kam libidon e një djaloshi tinejxher. Më me qejf do të bëja seks tërë kohën, sesa të dal nga shtëpia". Megan e cila luan për krah Shia Lebeouf në filmin "Transformers", sapo ka xhiruar një komedi të errët "Jennifer's Body", ku portretizon një personazh të errët të nxitësve të tifozëve.

jën në atë shtëpi. Mbrëmja finale ishte një spektakël i zgjedhur, i shoqëruar edhe me emocionet e pesë finalistëve, familjarëve të tyre, ishbanorëve të "Big Brother". Të ftuar në studiot e "Top Channelit" kanë qenë opinionistët tashmë të njohur të këtij spektakli: regjisori Mevlan Shanaj, skenaristi Armand Peza dhe gazetarja Zefina Hasani. Ata i kanë komentuar surprizat dhe banorët në këtë mbrëmje të gjatë finale. Surpriza e parë për banorët ishte hyrja në shtëpi e futbollistit të njohur Igli Tare. Dhe pak më

vonë në shtëpinë e "Big Brother" ka hyrë edhe këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Pas eliminimit të njëpasnjëshëm, në fillim i Astritit, pastaj i Najadës dhe Olsit, ishte Arbri ai që e fitoi edicionin e parë, duke marrë me vete edhe shpërblimin prej 50.000 eurove. Me mbarimin e spektaklit, rrëfimet për banorët nuk mbarojnë këtu. Zyrtarët e "Top Channelit" njoftuan se shumë shpejt do të fillojë dhe audicioni për t'i përzgjedhur konkurrentët e edicionit të dytë të "Big Brother Albania".

Besarta, kosovarja e vetme E vetmja pjesëmarrëse në "Big Brother" nga Kosova ka qenë Besarta, e cila është eliminuar para dy javësh. Ky shou televiziv është ndjekur shumë edhe në Kosovë, ndërsa personazhet e tij janë komentuar jo pak edhe në këtu.

Aktorja Demi Moore dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher kanë grumbulluar fonde për t'u ndihmuar të pastrehëve. "Na pëlqen kjo punë, vërtet besojmë në humanizëm", deklaroi Demi Moore pas ballos humanitare "Butterfly Ball". Balloja e vallëzimit është organizuar për të mbledhur fondet të nevojshme për funksionimin e shoqatës "Chrysalis", e cila kujdeset për të pastrehët në Los Angeles, duke i ndihmuar atyre që të gjejnë punë dhe shtëpi. Në ballo ndërmjet 800 mysafirëve janë parë edhe shumë personalitete të famshme, si Mile Kuins dhe Katherine Heigl. Mirëpo më së tepërmi vëmendjen e medieve e tërhoqën Charlie Sheen dhe Brooke Mueller, të cilët janë paraqitur në tepihun e kuq për herë të parë mas martesës.

Demi Moore

Ndihmon të

YJE 20-21

Tom Cruise dhe Katie Holmes organizuan festë

Ne jemi OK!

Dashi

21 mars - 19 prill

Duhet të jeni të kujdesshëm, nuk është e thënë që do ju ndodhë diçka, por nuk ia vlen që të rrezikoni. Me Hënën të vendosur në anën tuaj, mund të vazhdoni të mbështeteni mbi një gjendje psikofizike të mirë. Lajme të mira vijnë edhe nga fusha sentimentale.

Demi

20 prill - 20 maj

Gjithçka është në përputhje me ju, prandaj futuni punës dhe mos kini mëdyshje. Në punë do t'ia dilni me lehtësi. Në profilin sentimental do të jeni më kërkues se zakonisht, por edhe më të disponueshëm ndaj të gjitha kërkesave të atij që keni pranë.

Binjakët

21 maj - 21 qershor

Fati do të jetë padyshim në anën tuaj. Një intuitë gjeniale do ju ndihmojë të zgjidhni një çështje që e keni për zemër. Përpara se të merrni ndonjë vendim përfundimtar, analizoni gjërat që keni kaluar. Mirë dashuria.

Gaforrja

22 qershor - 22 korrik

Ju pret një ditë e shkëlqyeshme. Nëse keni ëndrra, ambicie për të realizuar, yjet ju ofrojnë mundësi të mira. Jini të kujdesshëm, të kthjellët, të aftë për përqendrime të mëdha, dhe kjo do ju lejojë të jeni shumë profesional, veçanërisht nëse keni një aktivitet të pavarur.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Ndjeheni të qetë dhe të aftë për të menduar në drejtime të ndryshme. Sot është dita e aktiviteteve të mëdha dhe kontakteve të reja. Përgatituni për të punuar shumë pasi mundësitë të cilat do t'ju ofrohen, do jenë suksesi i biznesit tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sektorët e komunikimit dhe të tregtisë janë veçanërisht të privilegjuara në këtë ditë. Shumë energji që keni bëni mirë t'i shpërndani sa më mirë të jetë e mundur për aktivitetin tuaj të përditshëm. Suksesi do jetë i siguruar në çdo linjë.

Peshorja

23 shtator - 21 tetor

Për të lindurit e kësaj shenje këshillohet që të kenë kujdes përpara se të firmosin një dokument, përpara një udhëtimi të gjatë, përpara se të marrin një hua e çdo gjë të kësaj natyre. E qetë parashikohet atmosfera familjare. Kur aktorja Katie Holmes para një muaji e gjysmë deklaroi publikisht se ka ndërmend të largohet nga bashkëshorti Tom Cruise për shkak të torturave dhe presionit që ka prej tij, scientologu fanatik Tom e kërcënoi se nuk do ta lejojë një gjë të tillë për të

ikur nga ai dhe për ta marrë me vete vajzën e vogël Suri. Duket se Katie prapë ka lëshuar pe para çizmes së hekurt të Tomit, kështu që çifti ka organizuar një festë në shtëpinë e tyre në Beverly Hills për të dëshmuar se martesa e tyre është stabile. Në festë

është ftuar shoqja më e mirë e Kateit, Posh Spice, dhe dama e parë e programeve televizive amerikane Oprah Winfrey, për të cilët janë organizuar një gardë e tërë truprojash dhe personeli shtesë që u kujdesën të mos i lënë gotat e tyre zbrazët.

Akrepi

Shigjetari

Ndahen shpërblimet "MTV Movie Awards'

Nata e

Johnny Depp Johnny Depp e ka "vjedhur" spektaklin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, "MTV Movie Awards", duke fituar dy çmime dhe duke eksituar kontingjentin femëror të Hollywoodit. Depp ishte befasia e mbrëmjes, duke i shokuar madje edhe të famshmet e pranishme në audiencë kur ai doli në skenë për të marrë çmimin e Performancës më të mirë në komedi, për versionin e fundit të filmit, "Pirates of the Caribbean", dhe çmimin e "zullumqarit" për filmin "Sweeney Todd". Kur kishte dalë në skenë Depp, Lindsay Lohan kishte kërcyer në këmbë, ndërsa fituesja e çmimit Oskar për filmin "Juno", Diablo Cody, ishte alivanosur kur e kishin fiksuar kamerat. "Nuk e di si ka mundur të ndodhë që unë të jem fituesi i çmimit për komedi, pasi nuk jam edhe aq komik. Mund ta pyesni këdo për këtë", është shprehur Depp gjatë marrjes së çmimit.

22 tetor - 21 nëntor

Përqendrohuni më shumë në projektet tuaja dhe mos u ndikoni aspak nga të tjerët. Për një herë të vetme pushoni së shqetësuar së tepërmi për të tjerët, e shikoni veten tuaj. Bëni mirë të bëni disa ushtrime gjimnastikore për t'u ndjerë në formë.

22 nëntor - 21 dhjetor

Përfitoni nga kjo ditë për t'iu dedikuar diçkaje që ju pëlqen vërtet shumë, si për të dalë për të marrë pak ajër të pastër, ashtu edhe për t'ju përkushtuar një libri të bukur në shtëpi. Sot është dita e duhur për t'u kujdesur si duhet për shëndetin tuaj.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Pjesën më të madhe të kohës së sotme do t'ia dedikoni partnerit apo të dashurit tuaj. Gjithashtu do ndjeni nevojën të veproni sipas instinktit tuaj, qofshin këto veprime të gabuara për të tjerët.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Dita nuk do të jetë aspak e qetë për ju sot. Do mendoni për shumë gjëra njëkohësisht dhe nuk do arrini të përqendroheni në detyrën tuaj. Meditimi do të ishte diçka që do t'ju ndihmonte. Me partnerin do të keni raport emocional.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do të jetë një ditë mjaft frytdhënëse për ata të cilët kanë marrëdhënie profesionale jashtë vendit. Do krijoni kontakte të reja prej të cilave do të mbeteni mjaft të kënaqur. Keni nevojë për aventura dhe ndryshim në jetën tuaj. Përkujdesuni për çdo problem urgjent shëndetësor. Përgatiti: Sh. Çoçaj

22 KULTURË

E HËNË, 2 QERSHOR 2008

Pas 24 vjet shpjegim për trashëgimin kulturore Kanë kaluar plot 24 vjet që nga qershori i vitit 1984, kur në zyrën e ishkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, Belul Lufo, mbërriti një delegacion i UNESCOs. Qëllimi ishte t'i komunikonin vendimin e këtij institucioni të rëndësishëm, që Pogradeci dhe pika turistike në Drilon të shpalleshin pjesë të Trashëgimisë Kulturore Botërore. Liqeni i Ohrit dhe Ohri, në shtetin fqinj të Maqedonisë ishin shpallur dy vite më parë nga UNESCO trashëgimi kulturore dhe ishin vënë nën mbrojtjen e saj. IshKryetari të Komitetit, thotë se përfaqësuesit e UNESCO-s vlerësuan peizazhin romantik të Pogradecit. Ai thotë se ata kishin ardhur me një projekt konkret, madje edhe një maket të gatshëm, realizimi konkret i të cilit do të kushtonte miliona dollarë. Mësohet se ky maket ka qën-

Kur UNESCO kërkonte Pogradecin druar në ish-zyrat e Komitetit të Pogradecit deri në vitin 1997, kur u shkatërrua gjatë trazirave. Maketi ishte shumë i bukur dhe mbi të gjitha, investimi do të bëhej me financimet e UNESCOS", - thotë Lufo. Ai thotë se i pari njeri që mësoi mbi këtë ngjarje, madje që pa edhe maketin, ishte shkrimtari Ismail Kadare, që në atë kohë gjendej në Pogradec. "Edhe vazhdon të rrish këtu?- më tha Kadareja. Ai më propozoi të nisesha menjëherë në Tiranë që ta bisedoja këtë çështje me kryeministrin e asaj kohe, Adil Çarçani. U nisëm të dy për Tiranë dhe në orën 9.00 ndodhesha në zyrën e kryeministrit", - vazhdon

Lufo. Ai thotë se ndërsa ai i entusiazmuar i tregonte kryeministrit për këtë projekt, ai e ndiqte fare indiferent. "Më ndërpreu duke më thënë: Po ti je kryetar i Komitetit more djalë dhe ende nuk e di që ne si shtet e kemi të ndaluar me kushtetutë të marrim ndihma dhe kredi nga jashtë? Kjo është kategorikisht e ndaluar! Më ngriu buzëqeshja dhe dola i turpëruar nga zyra e kryeministrit", - thotë ish-kryetari i Komitetit. Belul Lufo, mban peng në zemër këtë mundësi të humbur, kur sot institucionet shqiptare përpiqen të fusin në UNESCO, qendra kulturore shqiptare dhe të përfitojnë nga mbështetja e saj. (Shekulli)

Ministri i Kulturës ndërron Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ndërrohet Këshilli Pritet të shpallet konkursi i tretë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar brenda këtij viti si pasojë e mosfunksionimit të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar. Ministri i Kulturës Valton Beqiri ndërroi Këshillin vetëm katër muaj pasi paraardhësi i tij Skënder Hyseni e kishte themeluar SHPEND ÇOÇAJ Prishtinë, 2 qershor - Ministri i Kulturës Valton Beqiri mori vendim të hënën konsolidoj përbërjen e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, duke e plotësuar me emra të rinj. Këtë hap Beqiri thotë se e ka bërë me qëllim të konsolidimit të gjendjes në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të ristrukturimit të Këshillit të Teatrit. Këshilli i vjetër prej nëntë anëtarëve i zgjedhur nga ish Ministri i Kulturës Skënder Hyseni prej më shumë se një muaji ishte jo funksional pasi tre anëtarë u larguan vetë të pakënaqur me mënyrën se si funksiononte ky Këshill.

Këshilli Drejtues do të jetë në këtë përbërje Melihate Qena aktore dhe regjisore, Musa Ramadani kritik teatri, Shkëlzen Maliqi publicist dhe kritik arti, Ahmet Brahimaj drejtor i trupës së baletit, Arta Muçaj aktore, Shkumbin Istrefi aktor dhe producent, si dhe Alberta Troni, përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës. Beqiri tha se Këshilli me përbërje të re duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur për ta zgjedhur drejtorin e ri të përgjithshëm para fillimit të sezonit të ardhshëm në Teatrin Kombëtar në muajin shtator. "Mendoj se pjesën e dytë të sezonit në shtator drejtori i

E treta e vërteta Pas përsëritjes së dy konkurseve për postin e drejtorit të përgjithshëm, Ministria e Kulturës do ta zgjedhë drejtorin e përgjithshëm në konkursin e tretë i cili pritet që zyrtarisht të shpallet së shpejti. Herën e parë Këshilli Drejtues intervistoi gjashtë kandidatë por nuk dërgoi asnjë propozim në Ministrinë e Kulturës me arsyetimin se kandidatët "nuk kishin bagazh të mjaftueshëm artistik" për postin e drejtorit. Pas shpalljes së konkursit për herë të dytë Këshilli... mbeti gjysmak pas largimit të tre anëtarëve të pakënaqur, duke i pamundësuar kështu intervistimin e kandidatëve. "Këshilli Drejtues do t'i përcaktojë kriteret e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës", thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Ministrisë së Kulturës.

përgjithshëm duhet të jetë funksional", tha ai. Vetëm dy prej anëtarëve të mëhershëm, janë riemëruar në përbërjen e re të Këshillit Arta Muçaj dhe Musa Ramadani, ndërsa tre anëtarët tjerë të përbërjes së vjetër aktori Astrit Kabashi, dramaturgu Ilir Gjocaj dhe regjisorja Zana Hoxha-Krasniqi u larguan nga Këshilli të pakënaqur siç thanë ata me "mënyrën e punës" dhe "mospërfilljes" nga disa segmente brenda Ministrisë së Kulturës. Prej përbërjes së vjetër në Këshill nuk janë përfshirë aktori Luan Daka kryetar i Këshillit, Jeton Ahmetaj ushtrues detyre i drejtorit të teatrit Kombëtar, Veton Osmani aktor dhe Zethane Bahtijari përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës. Të vetmen punë të cilën e ka kryer Këshilli Drejtues i teatrit Kombëtar në përbërjen e vjetër ka qenë zgjedhja e dramaturgut Jeton Neziraj në postin e drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar. Ministri Beqiri thotë se drejtori artistik nuk do të ndërrohet por do të mbetet ai që është. "Nuk e shoh të arsyeshme të diskuto-

het dhe të komentohet me që ai është zgjedhur në mënyrë të rregullt", tha ministri i Kulturës i cili sipas Ligjit për Teatër ka të drejtë që pas propozimit nga Këshilli Drejtues ta miratojë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, është organ i pavarur që mbikëqyrë punën e menaxhmentit të teatrit, aprovon politikat afatgjate të zhvillimit të teatrit, miraton buxhetin vjetor për realizimin e programit të aktivitetit, nxjerrë statutin e Valton Beqiri teatrit.

Luan Daka: E respektoj çdo reformë Ish kryetari i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar Luan Daka i cili nuk është përfshirë në përbërjen e re të caktuar nga Ministri i Kulturës Valton Beqiri tha se për mosfunksionimin e Këshillit... kanë qenë rrethanat të tilla. "Çdo reformë të ministrit të Kulturës Valton Beqiri, çdo veprim të tij në mirëvajtjen e punës në kulturë, në veçanti në Teatrin Kombëtar e respektoj dhe e përshëndes dhe nuk kam asnjë koment negativ", tha Daka. Ai tha se në mosfunksionimin e Këshillit... ka pasur shumë arsye.

Albafolk" nga Gjilani merr pjesë në Festivalin e tetë të artizanatit në Turqi

“Albafolk” e plotëson vakumin diplomatik të Kosovës Gjilan, 2 qershor- Ansambli i këngëve dhe i valleve "Albafolk" nga Gjilani është ftuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtime Folklorike të Turqisë

për të marrë pjesë në Festivalin e tetë ndërkombëtar të artizanatit të Buldanit, afër qytetit Denizli, rajoni i Egjeut të Turqisë. "Albafolk" do të qëndrojë në Turqi

nga data 3 deri më 11 qershor. Irfan Shaqiri, nga bordi drejtues i këtij ansambli, thotë se delegacioni nga Kosova në këtë festival të rëndësishëm ndërkombëtar do të

jetë përkrah ansambleve nga 20 shtete. "Le të jetë ky një plotësim i vakumit diplomatik të Kosovës, se realisht ata njerëz kanë nevojë për një afri, trajtim dhe përkëdhelje

më të fuqishme nga trungu i copëtuar arbëror", thotë Irfan Shaqiri. "Albafolk", nëpërmjet paraqitjeve të këtij ansambli, do ta zbutë nostalgjinë reciproke. (m. sabedini)

KULTURË 23

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

U shënua 55-vjetori i themelimit të Institutit Albanologjik të Prishtinës

Institucioni që krijoi modelin

e qëndresës shqiptare

Foto: AVNI UKA

Në 55-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, përveçse u përkujtua e kaluara e ndritshme, u alarmua sërish për mosmbështetjen e organeve shtetërore ndaj këtij institucioni dhe sidomos për mungesë fondesh për mbledhjen, sistemimin, arkivimin dhe botimin e trashëgimisë shpirtërore shqiptare

ARBEN VESELAJ Prishtinë, 2 qershor - Kalendarit të festave vjetore të institucioneve shkencore të Kosovës, që nga ky vit, i shtohet edhe 1 qershori - Dita e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kështu bëri të ditur të hënën në Prishtinë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen

Matoshi, në një solemnitet rasti në shënim të 55-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. "Shënimi i një dite gjatë vitit si Ditë e Institutit Albanologjik është plotësim i aspektit të identitetit formal, teksa identitetin e tij përmbajtësor ky institucion e bazon në punën 55-vjeçare, mbi arritjet e brezave të studiuesve, të

Instituti Albanologjik i Prishtinës Është institucion i pavarur publik kërkimor-shkencor që merret me studimin e kulturës shpirtërore e materiale të shqiptarëve. U themelua më 1 qershor 1953, në fillim vetëm me katër punonjës dhe një numër të vogël bashkëpunëtorësh të jashtëm. Por, dy vjet më vonë (më 25 dhjetor të vitit 1955), me vendim të ish-organeve shtetërore jugosllave, ai u mbyll. Shërbimi sekret shtetëror i sekuestroi dorëshkrimet dhe punëtorët shkencorë i transferoi dhe i dëboi nga puna. Më 28 shkurt 1967 u hap përsëri dhe pesë punonjësit shkencorë e nisën veprimtarinë shkencore në një ndërtesë të vjetër te ish-kazermat e APJ-së. Në vitin 1977, Instituti Albanologjik u vendos në ndërtesën që e shfrytëzon sot. Instituti Albanologjik veprimtarinë e vet sot e zhvillon në bazë të një ligji që Kuvendi i Kosovës e ka nxjerrë më 2004 (Ligji për Institutin Albanologjik), ndërkaq, ka mungesa të mëdha fondesh dhe probleme në menaxhim.

cilët, me punën e tyre të palodhshme dhe vetëmohuese, i krijuan brezat e albanologjisë në trojet etnike shqiptare të mbetura jashtë shtetit amë", tha Hysen Matoshi. Në fjalën e tij, me rastin e këtij përvjetori, Matoshi, tha se Instituti Albanologjik, përveçse një vatër e ruajtjes dhe e afirmimit të vlerave kombëtare, për vite të tëra ishte shndërruar në një pikë reference për mbrojtjen e gjithmbarshme të kauzës kombëtare shqiptare. "Qëndresa e këtij institucioni ndaj ndërhyrjeve të politikës komuniste, ndaj diferencimit ideo-politik dhe në mënyrë të veçantë këmbëngulja e punonjësve për ta mbrojtur objektin e tyre më 1994, krijuan modelin e qëndresës shqiptare përballë veprimeve gllabëruese barbare serbe", tha me këtë rast Matoshi. Ai i ka përshëndetur dhe njëherësh i ka përgëzuar për punën e tyre në të mirë të shkencës së albanologjisë ish-

drejtuesit e Institutit të Albanologjisë: Idriz Ajetin, Rexhep Qosjen, Zekeria Canën, Fazli Sylën, Ymer Jakën, Rrustem Berishën, Mehmet Halimin dhe Sadri Fetiun. "E kaluara e këtij institucioni është padyshim e ndritshme, por jemi të vetëdijshëm se kjo është e pamjaftueshme. Bindja se nuk jetohet nga lavdia e së djeshmes na shtynë të përqendrohemi në punët e shumta studimore që na presin", tha Matoshi në fjalën e tij. As me këtë rast, ai nuk ka harruar ta përmendë mungesën e mbështetjes së duhur të organeve shtetërore ndaj Institutit Albanologjik. Në veçanti, Matoshi ka alarmuar për mungesë fondesh që ka ky institucion për mbledhjen, sistemimin, arkivimin dhe botimin e trashëgimisë shpirtërore, e cila, sipas tij, për shkak të trendëve të modernizimit, po tretet dhe po zhduket me shpejtësi të madhe.

Sot, në hotelin "Grand", në Prishtinë

Simpozium për dialogun ndërfetar Prishtinë, 2 qershor - Me titullin "Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar për Paqen Botërore", sot në Prishtinë, në orën 10.00, do të fillojë ky simpozium shkencor, i cili organizohet nga Fondacioni për Arsim e Kulturë

"Atmosfera". Simpoziumi, i cili mbahet në hotelin "Grand", do të tubojë, veç të tjerëve, edhe përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të Kishës Katolike dhe të Kishës Ortodokse, mysafirë të tjerë nga

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Moderatorë do të jenë Ekrem Murtezai, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, ndërsa aty do të

referojnë: Milazim Krasniqi, Don Lush Gjergji, Sabri Bajgora, Qemajl Morina, Nazmi Maliqi, Fethulah Gylen, Muhamet Pirraku, Ferdinand Xhaferi, Agron Tufa etj. (n.b.)

Botime të reja

“Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe”, përgatitur nga Zekeria Cana Librit "Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe", i përgatitur nga Zekeria Cana, i paraprin një hyrje në të cilën gjerësisht flitet për rrethanat që ishin krijuar në trojet shqiptare në prag të Pavarësisë (1912). Ndërkaq, në pjesën qendrore të librit kanë zënë vend rreth 550 faqe me dokumente serbe, të cilat fillojnë nga dhjetori i vitit 1911 e deri në shtator të vitit 1912. Këto dokumente janë raporte të cilat zyrtarët e konsullatave të Serbisë në Prishtinë, Shkup, Selanik, apo konsullata malazeze në Shkodër, Legata e Mbretërisë së Serbisë në Stamboll, Cetine etj., i drejtohen qendrës në Beograd. Përmes këtyre dokumenteve lexuesi njihet me zhvillimet që kanë zotëruar në këtë kohë në trojet shqiptare, me luftën për pavarësi, por edhe me synimet shoviniste të Serbisë ndaj këtyre trojeve. E botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë 2008.

Lush Culaj “Shqipëria dhe çështja çame 1912-1939” Libri i Lush Culajt "Shqipëria dhe çështja çame 19121939", përveç hyrjes në të cilën autori flet për fillet e problemit çam, është i ndarë në tre kapituj. Në të parin, Problemi çam dhe çështja shqiptare 1912-1920, autori flet për çështjen e Çamërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, për Çamërinë gjatë Luftës së parë Botërore, për qëndrimin e Qeverisë së Durrësit ndaj çështjes çame; në të dytin, Çështja çame dhe shteti shqiptar 1920-1924, për trajtimin e çështjes shqiptare në Parlamentin e Shqipërisë, për trajtimin e çështjes shqiptare në Parlamentin e parë pluralist, pastaj problemi çam në vitet 1922-1923, si dhe në vitin 1924, mbrojtja e çështjes çame në arenën ndërkombëtare 121-1924; në të tretin, Çështja kombëtare dhe shteti shqiptar 1925- 1939, për vijimësinë e përpjekjeve diplomatike 1925-1928, trajtimi i emigrantëve shqiptarë nga qeveritë e Shqipërisë, shtypi dhe shoqëritë shqiptare në krah të çështjes kombëtare etj. E botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë 2008.

24 TV\INFO

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Vdiq mbreti i modës

Mbreti francez i modës, Yves Saint Laurent, vdiq në moshën 71-vjeçare. Kjo ikonë kulturore e shekullit 20 revolucionarizoi modën e femrave. Kreacionet e Saint Laurentit i kanë pushtuar majat e skenës së modës dhe i bënë vend këtij kreatori në klubin elit të disenjatorëve, së bashku me Christian Dior dhe Coco Chanelin, të cilët Parisin e shndërruan në qendër botërore të modës. Prej princeshës Grace të Monakos deri te Catherine Deneuve, kreacionet e Saint Laurentit kanë zbukuruar shumë femra të famshme. Ai, po ashtu, është disenjatori i parë që i krijoi modelet luksoze të pranueshme për publikun e gjerë, duke bërë koleksione inovative të veshjeve të përditshme. U paraqit në skenë në moshën 21vjeçare dhe ndërtoi një mbretëri të veshjeve, parfumeve dhe të pjesëve të tjera të modës. Vdekja e Saint Laurentit në media është përfolur shkurt, pa dhënë detaje të shkaktarëve që çuan në vdekjen e tij. Disenjatori i famshëm ka vuajtur nga problemet shëndetësore, prej depresionit të rëndë, ndërsa është shëruar edhe nga alkoolizmi. Presidenti i

Yves Saint Laurent Francës, Nicolas Sarkozy, e quajti Saint Laurentin gjeni i kreativitetit. "Ai ka qenë i bindur se bukuria është një luks që është i domosdoshëm si për burrin, ashtu edhe për gruan", deklaroi Sarkozy. Ky disenjator i modës është tërhequr nga bota e modës

në vitin 2002. Disenjatori i veshjeve të brendshme luksoze për femra, Chantal Thomass, tha për të se e ka ndryshuar krejtësisht gardërobën e femrave, duke e bërë atë më tërheqëse. "Moda e tij ka qenë përplot ngjyra dhe e inspiruar nga arti", tha ai.

RTK 07:00 Programi i mëngjesit 09:30 Top shop 10:00 Lajmet Radio Kosova 10:05 Program arsimor 11:00 Lajmet Radio Kosova 11:05 Program për fëmijë 11:50 Top shop 12:00 Magazina boshnjake- Mostovi- r 13:00 Lajmet Radio Blue Sky 13:05 Top RTK r 14:00 Lajmet Radio Blue Sky-në gjuhën serbe 14:05 Pro arte 15:00 Lajme 15:05 Keshilla juridike 15:30 Top Shop 16:00 Program arsimor r 16:55 Top Shop 17:00 INFO 17:15 LAJME- Për personat e shurdhër 17:20 Program për fëmijë 17:45 HABER 18:00 VIJESTI 18:15 Marketing 18:20 Telekuizi 18:40 Nëpër Kosovë 19:00 VESTI 19:15 Marketing 19:30 LAJMET 20:00 Marketing 20:05 Sport Plus 20:15 Serial 20:55 Marketing 21:00 Drejtperdrejt 21:50 Top Shop 22:00 Serial "Friends" 22:30 Serial "The Job" 22:55 Marketing 23:00 BLIC 23:15 Artet pamore

F O T O

Anima ANIMA - që në latinisht i bie "shpirt", realizohet më se katër vjet në KTV. "Anima" paraqet vlerat, sukseset, të arriturat, vështirësitë dhe sakrificat e femrës në sfera të ndryshme të jetës. 00:00 Serial: "Las tontas no van al cielo", epis. 7 ® 00:45 Film artistik: "Flerti me fatin" 02:20 KOHA E LAJMEVE 02:30 Express Live ® 03:00 Koha për info 03:50 KOHA E LAJMEVE 03:40 Magazina Informative: Cosmo ® 04:10 Anima ® 04:40 Serial: "First Monday", epis. 3 ® 05:35 Serial: "Fraiser", epis. 236 ® 06:00 KOHA E LAJMEVE 06:10 Serial: "Stuhia në parajsë", epis. 52 ® 07:00 Programi Fluturues i Mëngjesit

TV 21 07:00 Programi i mëngjesit 08:03 Programi i mëngjesit (vazhdim) 08:00 Flash 08:30 Programi i mëngjesit-vazhdim 09:00 Flash 09:03 Programi i mëngjesit (vazhdim) 09:30 Serial - "Papi Riki" (episodi 67 ) 10:00 Flash 10:00 Serial "Papi Riki"-vazhdim 10:30 Smart shop 11:00 Flash 11:03 Pas moshës 60-vjeçare - reportazh 11:30 Top Hop Hiti 12:00 Flash 12:03 Serial "Kur ti të jesh e imja" (episodi 4) 13:00 Flash 13:03 Ajkë e Mjaltë - emision rekreativo zbavitës 15:00 Flash 15:10 Magazinë televizive "BonBon"

Artet pamore U kushtohet arteve përgjithësisht, por deri tash kryesisht për artet pamore. Realizohet në eksterier. 23:45 Videoklipe 00:00 Lajme 00:05 Zëri i Amerikës -në gjuhën serbe 00:35 Film artistik 02:30 Film artistik 04:00 Serial "Friends", r 04:30 Serial "The Job", r 05:00 Serial: r 05:30 Artet pamore r 06:00 Drejtperdrejt r 07:00 Programi i mëngjesit

KTV Në këtë foto shihet touri frikësues i atraksionit filmik "King-Kong", i cili gjendej në studion film mike "Universal Studios" të Hollywoodit. Zjarri që shpërtheu në këtë fabrikë të ëndrrave në Universall City, California, e ka shkatërruar atraksionin e "King-Kongut". Foto: Reuters

MOTI

PËR DITËN E MARTË, 3.6.2008

Me diell

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale.Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12 dhe 15, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21 gradë Celsius. Era do të Qyteti

Temp. minimale

Prishtinë Pejë Prizren Ferizaj Gjilan Gjakovë Mitrovicë

13°C 12°C 14°C 13°C 13°C 13°C 12°C

fryjë e lehtë në drejtim të lindjes, me shpejtësi 1 deri në 11 km/h. Dielli lind në orën 5:00 dhe perëndon në 20:08. Dukshmëria horizontale prej 16.09 në 1.00 km. Shtypja atmosferike - 1016.26 milibarë.

Temp. maksimale

21°C 21°C 21°C 21°C 22°C 21°C 21°C

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12 dhe 15, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21 gradë Celsius. Temp min 12°C

Shtypja atmosferike - 1016.26 milibarë.

Temp max 21°C

Dielli lind në orën 5:00 dhe perëndon në 20:08.

BARCOLETA

Spidermani - Çfarë bën Spidermani me shokët e vet në rrugë? - Varet!

07:00 Programi fluturues i mëngjesit 09:00 Serial: "Las tontas no van al cielo", epis.7 10:00 Programi Fluturues i Mëngjesit 11:00 Serial: "Florisienta", epis. 182 ® 12:00 Studio Moderna 12:30 KOHA E LAJMEVE 12:40 Express Live ® 13:10 Euro-ekonomia ® 14:00 Serial: "Stuhia në parajsë", epis. 51 ® 15:00 KOHA E LAJMEVE 15:10 Asist ® 16:00 Serial: "Fraiser", epis. 235 ® 16:30 Gatojca 17:00 KOHA E LAJMEVE 17:15 Marketing 17:30 Serial: "Florisienta", epis.183 18:15 Express Live 18:50 Marketing 19:00 LAJMET E MBRËMJES 19:30 Sporti në KTV 20:00 Magazina Informative: Cosmo 20:30 Anima 21:00 Serial: "Stuhia në parajsë", epis. 52 22:00 Serial: "First Monday", epis. 3 23:00 KOHA E LAJMEVE 23:15 Sporti në KTV 23:30 Serial: "Fraiser", epis. 236

Emision, nga i cili informoheni shpejt dhe saktë për ngjarjet e reja në vend, nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë me gazetarët e departamentit të informacionit, të RTV-21

16:00 Flash 16:03 Smart shop 16:10 (R) Serial - "Papi Riki" 17:00 21 Drejtpërdrejt 17:30 Just kidding - program argëtues 18:00 VOA 18:30 Ditari 19:05 Sporti 19:15 Insektoskopi 19:20 Film vizatimor 19:30 Serial - "Desert of Deceit" 20:00 Flash 20:03 Serial "Pasion" (episodi 64) 21:00 Flash 21:03 Serial "Të magjepsurit" (episodi 29) 22:00 21 Minuta 22:30 Reklama 22:40 Serial 23:30 Just kidding - program argëtues 00:00 Flash 00:03 (R) Serial - "Papi Riki" 01:00 Film artistik 02:00 Flash 02:03 Film artistik (vazhdim) 02:30 Film artistik 04:00 Paleta muzikore 04:30 21 Minuta 05:00 Paleta muzikore 05:30 VOA 06:00 Muzikë popullore 07:00 Programi i mëngjesit

SPORT 25

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Futboll - Prishtina ia ka pa hairin bilancit të mirë në pjesën e parë të Superligës

Vjeshta e ka bërë Prishtinën kampion Prishtinë, 2 qershor - Festa e titullit për kampionin e ri të Kosovës, Prishtinën, ka përfunduar dhe prej tashti fillon plani për mbrojtjen e tij në stinorin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar të hënën trajneri bardhekaltër, Afrim Tovërlani, vetëm një ditë pasi ekipi i tij kremtoi titullin e kampionit, duke e rikthyer atë në kryeqendër pas katër vjetësh. "Këtë stinor e kryem punën mirë dhe pas festës së shkurtër duhet të fillojmë të mendojmë për stinorin e ardhshëm", tha Tovërlani, i cili në debutimin e tij si trajner ia doli të stoliset me titull. Prishtina e shpalli veten kampione para rivalëve të saj Golashënuesit më të mirë të ekipit 12 gola: Ertan Hasan 10 gola: Enis Fetahu dhe Kushtrim Munishi 9 gola: Isuf Llumnica 6 gola: Visar Berisha

duke pasur bilancin më të mirë pas 30-të xhirove të zhvilluara të Superligës. Ekipi prishtinas kanë shënuar më së tepërmi fitore, edhe si vendas edhe si mysafirë, ka pësuar më së paku disfata dhe ka pranuar

më së paku gola. E vetmja gjë që nuk e ka bërë plotësisht dominante ishte numri i golave të shënuar, 61 gola, ku më të mira ishin ekipet e Besës (77 gola) dhe Vëllaznimit (65 gola). Vendimtare, sipas numrit një

të pankinës prishtinase ishte vjeshta, kur Prishtina arriti të krijojë kapitalin më të madh drejt titullit. "Në fillim as që kemi qenë kandidatë e as që e kemi pasur në plan të fitojmë titullin me çdo kusht. Mirëpo ekipi megjithatë ka treguar pjekuri të madhe, duke luajtur futboll të mirë dhe duke iu treguar kundërshtarëve se si luhet futbolli". "Në pranverë kemi qenë shumë më të mirë, ngase kemi pasur hapësirë më të madhe për të treguar kualitetet tona, e që nuk ishte edhe në pranverë, kur filluan anomalitë e futbollit kosovar, lojërat e vrazhda në terrene mysafire dhe referimi katastrofal. Mjafton të përmendet ndeshja në Mitrovicë, kur pos humbjes kemi pasur edhe lëndime të rënda të disa lojtarëve, e të cilët nuk kanë qenë të aftë për lojë me javë të tëra, që edhe ka bërë në rënien e lojës sonë. Mirëpo ekipi ia doli të konsolidohet dhe në fund me meritë të fitojë titullin", tha

Edicioni 2007/08, i jashtëzakonshëm për skuadrat sportive nga Prishtina

Prishtina, qyteti i kupave ARBËR AVDYLI Prishtinë, 2 qershor - Vendlindja e sportit tashmë është kthyer në kryeqytetin e Kosovës. Qyteti i Prishtinës, përveç se njihet si një qytet universitar dhe një metropol me mbi 500.000 banorë, sivjet mund të krenohet edhe për një fakt tjetër. Sivjet qyteti i Prishtinës mund të quhet lirisht edhe si qytet i kupave. Si asnjëherë më parë skuadrat e ndryshme sportive të kryeqytetit kanë triumfuar këtë vit. Prishtina riktheu titullin e futbollit në kryeqytet pas katër vjetësh dhe e diela do të mbahet mend një kohë të gjatë për festën që kishte organizuar klubi i futbollit të Prishtinës dhe tifozët e saj 'Plisat'. Ishte një kremte e madhe sportive, një panoramë që i është nevojitur qytetit të Prishtinës dhe që u ngjante deri diku pamjeve të kryeqyteteve evropiane kur festojnë me skuadrat e tyre të zemrës. Kampionë të Kosovës janë shpallur edhe basketbollistët e Sigal Prishtinës, të cilët kanë

pasur rast më shpesh t'u gëzohen titujve, pasi pas luftës ata thuajse kanë dominuar në basketbollin kosovar. Pas 12 vjetësh edhe hendbolli prishtinas ka triumfuar. Skuadra e meshkujve Prishtina ka mundur në serinë finale Besa Famiglian me rezultat 2:1 dhe ka thyer dominimin total të pejanëve në hendboll. Titulli më në fund është kthyer në kryeqytet. Kampion është shpallur edhe një tjetër skuadër nga Prishtina. Bëhet fjalë për skuadrën e vashave në volejboll, Universiteti AAB. Me fjalë të tjera, Prishtina është rikthyer në një qytet sportiv, në një qytet të kupave. Prishtinë, 2 qershor - Sefer Seferit ka filluar t'i Futbollisti i Prishtinës, Kushtrim shtohet "oreksi" për ringun e boksit profesionist. Munishi, është shprehur se ndihet Pas tri fitoreve me radhë (dy me nokaut) në shumë krenar si një prishtinas që peshën "cruiser", Seferi do të ngjitet në ring më më në fund qyteti i tij është bërë një 28 qershor, në Burgdorf të Zvicrës. kampion edhe në sport. "Nuk ndodh shpesh një gjë e tillë. Kjo është mirë Vëllai i vogël i Nuri Seferit do të boksojë në 6 për qytetin e Prishtinës. Unë si një runde, por emri i kundërshtarit të tij ende nuk prishtinas jam ndier shumë mirë. dihet. 29-vjeçari ka qenë tri herë kampion i Kësaj radhe përveç basketbollit Zvicrës në amatorizëm.

Boks: Sefer Seferi e caktoi duelin e katërt

skuadrat nga Prishtina kanë triumfuar edhe në futboll, hendboll dhe volejboll. Mendoj se klubet sportive nga Prishtina kanë nevojë më shumë për shikues. Duhet ta përjetojnë ndjenjën e të qenit prishtinas", tha bomberi 35-vjeçar i skuadrës bardhekaltër. Tejet i gëzuar dhe krenar që është prishtinas është ndier edhe Sami Dili, pjesëtar i tifozerisë së skuadrave prishtinase "Plisat". "Jam ndier krenar si qytetar i Prishtinës. Sivjet skuadrat sportive nga Prishtina kanë dominuar totalisht. Vetëm për pavarësinë e Kosovës jam gëzuar më shumë. E diela ka qenë një natë e paharruar. Një pamje e tillë festive sportive vërtet i ka munguar qytetit të Prishtinës", tha Dili. Të paktën një herë kryeqyteti i Kosovës u ka përngjarë sado pak metropoleve evropiane kur të gjithë tifozët dalin nëpër sheshe për të festuar tituj sportivë. Pamjet sikur në Londër, Milano, Barcelonë, Munchen kësaj radhe kemi mundur t'i shohim edhe në Prishtinë. Qyteti i Prishtinës tashmë ka edhe një epitet të ri, qyteti i kupave. Urime...

Rezultatet e KF Prishtina 2007/08 STINORI VJESHTOR Prishtina - Besiana Prishtina - Trepça'89 Shqiponja - Prishtina Prishtina - Drita Vëllaznimi - Prishtina Prishtina - Trepça 2 Korriku - Prishtina Prishtina - Hysi Flamurtari - Prishtina Prishtina - Kosova Besa - Prishtina Prishtina - Fushë Kosova Gjilani - Prishtina Prishtina - Drenica KEK-u - Prishtina

5:0 (3:0) 4:1 (0:1) 1:2 (1:1) 5:0 (2:0) 0:2 (0:1) 1:0 (0:0) 0:1 (0:0) 3:0 (1:0) 2:5 (0:2) 2:1 (1:1) 1:0 (1:0) 0:0 1:2 (0:2) 4:0 (2:0) 0:0

STINORI PRANVEROR Besiana - Prishtina 0:4 (0:1) Trepça'89 - Prishtina 2:1 (0:1) Prishtina - Shqiponja 3:0 (2:0) Drita - Prishtina 1:1 (0:0) Prishtina - Vëllaznimi 4:3 (1:2) Trepça - Prishtina 0:0 Prishtina - 2 Korriku 2:0 (2:0) Hysi - Prishtina 2:1 (1:0) Prishtina - Flamurtari 0:0 Kosova - Prishtina 1:0 (0:0) Prishtina - Besa 2:0 (2:0) Fushë Kosova - Prishtina 2:1 (1:0) Prishtina - Gjilani 3:1 (1:0) Drenica - Prishtina 0:1 (0:1) Prishtina - KEK-u 2:0 (1:0)

Tovërlani. Prishtina ka dalë e para me 20 fitore të shënuara, prej të cilave 13 si vendas dhe 7 si mysafirë, si dhe 5 humbjeve dhe 5 barazimeve. Në vjeshtë Prishtina ka shënuar 12 fitore, karshi atyre 8 në pranverë, ndërkohë që në pranverë ka pësuar 4 nga gjithsejtë 5 humbje në kampionat, që ka bërë të humbë lidershipin për dy javë. (b.devaja)

Ministri Beqiri dhe Belegu në takim me zyrtarët e FIBA-s Athinë, 2 qershor - Në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, Valton Beqiri, ministër i Sportit, dhe Erolld Belegu, president i Federatës së Basketbollit, në Athinë, u takuan me zyrtarët më të lartë të FIBA-s. Delegacioni i FIBA-s ishte i përbërë nga presidenti z. Bob Elphinston, Patrick Baumann, sekretar gjeneral dhe Marcus Studer, shef i Operativës së kësaj organizate. Në takim është biseduar për pranimin e FBK-së në këtë organizatë, si dhe për pengesat, të cilat ende ndikojnë për ta arritur këtë qëllim. Zyrtarët e FIBA-s edhe një herë theksuan se çështja e njohjes më të gjerë të shtetit të Kosovës është problem kryesor drejt pranimit të FBK-së. Zyrtarët e FIBA-s premtuan se çështja FBK-së do të diskutohet edhe në Bordin Qendror të radhës, që mbahet në muajin nëntor. Mirëpo, nëse nuk do të ketë njohje më të gjerë të shtetit të Kosovës, apo së paku një njohje më e gjerë nga federatat tjera (më të vogla) ndërkombëtare, FIBA do të ketë shumë vështirësi në arritjen e një vendimi pozitiv. Ata theksuan se FIBA si federatë e madhe sportive pret zhvillimin e mëtejmë të rrethanave politike për të mundësuar pranimin e FBK-së. Në ndërkohë, FIBA do ta shqyrtojë mundësinë që nëpërmjet të FIBA Evropa të gjejë forma për përkrahje teknike për FBK-në. Në këtë aspekt, është i mundur edhe një takim trepalësh ndërmjet dy organizatave, FIBA dhe FIBA Evropa dhe palës kosovare, që mund realizohet gjatë javës, në Athinë. Takimi u mbajt në hotelin "Hilton", në Athinë, ku dje filloi konferenca më e madhe vjetore ndërkombëtare "Sportaccord". Kryetari Belegu në kuadër të fillimit të bashkëpunimit i ftoi ekspertët e FIBA-s për një vizitë shtetit tonë, e cila do të realizohet në muajin shtator.

26 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

SPORT 27

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Hendboll: Prishtina, pas plot 12 vjetësh, ka arritur ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës

Qela: Titulli i parë ka pasur tjetër shije GAZMEND PLEPOLLI Prishtinë, 2 qershor - Kapiteni dhe ndihmës-trajneri i KH Prishtina, Krenar Qela, tregon se arritja e ekipit të tij 'Bardh e Kaltër", që pas plot 12 vjetësh ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, është një rrugëtim i gjatë i punës së pandashme. Prishtinasi 32 vjeç, Qela, është i vetmi lojtar i gjeneratës së kaluar të asaj kohe, kur për herë të parë KH Prishtina e ka fituar titullin e kampionit në vitin 1996, dhe i cili ka arritur që për herë të dytë ta fitojë si kryesues i ekipit titullin e dytë të kampionit pas plot 12 vjetësh. Ai tregon se titulli i parë i kampionit në atë kohë ka pasur tjetër shije. "Kur e kemi fituar titullin e parë si kampion ka qenë viti 1996, dhe ka pasur krejtësisht një shije tjetër, pasi kampionati është zhvilluar edhe nën okupimin serb të asaj kohe. Si sot më kujtohet: finalen e kemi zhvilluar në Gërmi të Prishtinës, ku e kemi mposhtur Trepçën e Mitrovicës", tha Qela, i cili thekson se i vetmi lojtar i asaj gjenerate ka mbetur në KH Prishtina. Ndër tjerash ai tregon se ekipi i tij për këto 12 vjet vetëm një herë ka qenë afër titullit të kampionit të Kosovës. "Në vitin 2002 apo 2003, nuk më kujtohet saktë, në ndeshjen e tretë të finales, edhe atëherë jemi takuar me KH Besa Famiglia, dhe e patëm humbur më një rezultat të ngushtë ndeshjen. Dhe nga ajo kohë e deri tani kur e kemi fituar titullin e kampionit për herë të dytë, kurrë nuk kemi qenë më afër titullit", tha Qela. KH Prishtina, në ndeshjen e tretë të play-offit me KH Besa Famiglia, e cila është zhvilluar të dielën në sallën e sporteve "Karagaq" në Pejë, ka fituar me rezultat 26:25 (15:13), në favor të bardhekaltërve. Ekipi i bardhekaltërve, në këtë edicion të garave 2007/2008, e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Grupi punues, në vazhdën e takimeve, në Zarë të Kroacisë u takua me krerët e federatave sportive të Kroacisë, Malit Zi dhe të Italisë

Kroacia dhe Italia premtojnë bashkëpunim GAZMEND PLEPOLLI Prishtinë, 2 qershor - Dy anëtarë të grupit punues për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës - Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës (KOKK), dhe Mexhid Devaja, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) - në vazhdën e takimeve për lobim rreth pranimit të KOKK-ut në KON (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), në fundjavën që lamë pas, udhëtuan për në Zarë të Kroacisë, për të marrë pjesë në turneun kualifikues për lojërat olimpike 'Pekini 2008", i cili është zhvilluar prej 30 majit deri më 1 qershor. "Takimi më i vlefshëm dhe nga i cili u morën porosi të veçanta ishte takimi me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, z. Zlatko Matesha, i cili jo vetëm që e mbështeti iniciativën e kosovarëve për pranim në KON, por edhe ofroi ndihmë profesionale rreth akteve ligjore për aplikim dhe pranim të KOKK-ut në KON. Mbetet që pas datës 7 qershor delegacioni i KOKK-ut të udhëtojë në Zagreb, për marrëveshje dhe për gjetjen e formës më adekuate. Matesha sugjeroi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, patjetër duhet të takohet me

kryetarin e KON-it, Jacques Rogge, nëse mendohet që Kosova të marrë pjesë në Pekin", tha Devaja. Ai shtoi se një ndër takimet ishte edhe ai me nënkryetarin e EHF-së (Federata Evropiane e Hendbollit), me kryetarin e Federatës së Hendbollit të Malit Zi (FHM) dhe me atë të Federatës së Hendbollit të Italisë (FHI). "Takimi tjetër ishte me nënkryetarin e EHF-së, z. Jean Brihalut, i cili, përveç që premtoi se do të jetë pjesë e lobimit për pranimin e FHK-së me të drejta të plota në EHF, tha se do të ndërmjetësojë te Komiteti Olimpik i Francës që KOKK-u dhe sportistët kosovarë t'i thyejnë barrierat politike dhe të gjenden në Pekin. Takimi tjetër ishte me kryetarin e FHM-së, z. Zoran Radojiçiq, me të cilin u shkëmbyen përvojat e ndërsjella, dhe me këtë rast së bashku kontaktuan me kryetarin e FHI-së, z. Françesko Purramoti, i cili i ftoi FHK-në dhe KOKK-un të jenë mysafirë të tyre në Itali gjatë muajit qershor, për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit mes federatave, por edhe të lobimit të KOKK-ut për anëtarësim në KON, pasi Italia ka ndikim të madh, sepse në Ekzekutivin e KON-it gjendet 6 përfaqësues italianë", tha Devaja.

Karate: KK Fan nga Prishtina Boks: Masha kthehet në ring fitoi 7 medalje në Ulqin Prishtinë, 2 qershor - Durrsaku

Prishtinë, 2 qershor - Klubi i karatesë Fan (ish-Kemi Studenti), i ka fituar gjithsej 7 medalje në turneun e hapur "Champion Cup 2008", i cili është mbajtur më 31 maj në Ulqin të Malit Zi, ka bërë të ditur të hënën përfaqësuesi i KK Fan nga Prishtina, Muharem Deshishku. Ky turne është organizuar nga Federata e Karatesë e Malit të Zi (FKM), ku kanë marrë pjesë klubet nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Karateistja Gresa Hyseni i ka fituar dy medalje të arta, Enes Zullufi një medalje të argjend, Blerim Feta dy medalje - një të argjend dhe një të bronztë, dhe Shkumbin Maksutaj një të artë dhe një të bronztë, siç ka bërë të ditur Deshishku. "Tani po përgatitemi për pjesëmarrjen e garës së dytë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë më 15 qershor, ku ftesa ka arritur në javën e kaluar", tha Deshishku.

Ervis Masha do të kthehet në ring më 21 qershor. 24-vjeçari në palestrën "Brondby hallen" në Copenhagen të Danimarkës do ta zhvillojë duelin e tij të 8-të profesionist. Ndonëse kundërshtari i tij ende nuk dihet, Masha do të zhvillojë një duel në 6 runde. Ai deri tani i ka shënuar 7 fitore (4 me nokaut) dhe vetëm një barazim në peshën pendël. Dueli i Mashës është një ndër paraduelet e përballjes Mikkael Kessler dhe Dimitri Sartison, të vlefshme për titullin e versionit WBA, të peshës super të mesme.

FUTBOLL - SUPERLIGA: Pluset dhe minuset e Javës së 30-të (të fundit) Skuadra

Skuadra

• PRISHTINA - Është kampioni i parë i Superligës së Kosovës në futboll në Republikën e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Për këtë fakt Fc Prishtina do të hyjë në histori të futbollit kosovar dhe do të kujtohet gjithnjë si skuadra e parë kampione e shtetit më të ri në botë. Bardhekaltrit kthyen titullin pas katër vjetësh në kryeqytet, edhe pse gjatë javëve të fundit ishin shumë afër të humbin titullin që e kishin në xhep, por u treguan seriozë në ndeshjet vendimtare. Urime për Prishtinën.

• VËLLAZNIMI - Në ndeshjen e fundit para shikuesve të tij luajti baras. Edhe pse edhe fitorja nuk do ta bënte kampion, është dashur të dhurojë një fitore për tifozët e saj 'Kuqezinjtë e Jakovës', të cilët e përcollën edhe jashtë Gjakovës dhe gjatë tërë kampionatit kanë qenë tifozët më të zjarrtë në Kosovë. Vëllaznimi ishte shumë afër titullit, por u gëzua para kohe dhe një gjë e tillë iu hakmor, mëkat për tifozët e tij, ata kanë merituar t'i gëzohen këtij titulli të shumëpritur.

Futbollisti • KUSHTRIM MUNISHI - Është sikurse vera, sa më i vjetër aq më i mirë. Në ndeshjet e fundit ka shënuar golat vendimtarë për bardhekaltrit dhe është ndër më të merituarit për titullin e kampionit. Edhe në ndeshjen e fundit kundër KEK-ut shënoi dy gola, që në fund rezultuan të jenë golat e titullit të kampionit për Prishtinën. Ka humbur babanë para pak kohësh, por jo edhe ndjenjën për të shënuar gola. Pikërisht dy golat e fundit dhe titullin e kampionit ia dedikoi babait të tij të ndjerë. Një kampion i madh.

Futbollisti • SUAD SALIAGIQ - Nuk u vërejt aspak në ndeshjen e fundit. Jo rastësisht trajneri Tovërlani e zëvendësoi në minutën e 52-të me Kaçiun. Në Prishtinë kishte ardhur si yll i madh dhe ndoshta kjo edhe e ka dekoncentruar, pasi ka pasur shumë presion mbi të dhe nga ai priteshin gola. Stinori i ardhshëm do të jetë një mundësi e mirë për të për të treguar të gjitha vlerat e tij.

Trajneri

Trajneri

AFRIM TOVËRLANI - E filloi me fitore dhe e përfundoi me fitore kampionatin e Kosovës në futboll. Në ndeshjet e fundit, kur presioni ishte shumë i madh te lojtarët e tij, diti të transmetojë qetësinë e nevojshme dhe kjo rezultoi me sukses. U tregua i madh kur pikërisht në ndeshjet vendimtare i besoi Munishit, i cili nuk e zhgënjeu asnjëherë. Ky ishte stinori i tij i parë si trajner me një skuadër seniorësh. Një debutim i jashtëzakonshëm, i cili u kurorëzua me titullin e kampionit. Më mirë se kështu ndoshta nuk ka pritur as vetë Tovërlani. Komplimente.

• BLERIM ILAZI - Skuadra e tij u largua nga Superliga me vetëm 14 pikë dhe 67 gola të pranuar. Nuk është vetëm faji i tij, kur dihet se mbeti pa shumicën e futbollistëve dhe kampionatin e përfundoi me futbollistë të rinj. Një stinor totalisht i dështuar për trajnerin e ri Ilazi, i cili duhet pranuar nuk pati aspak përkrahjen e Kryesisë së klubit. Arbër Avdyli

28 SPORT

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Nga ringu në Hollywood

Robinho: Më kërkojnë Chelsea

dhe Manchester Unitedi

Londër, 2 qershor - Janë duke u ndarë rrugët e brazilianit Robinho dhe të Real Madridit. Ka qenë vetë sulmuesi brazilian që ka bërë të ditur interesimin e Manchester Unitedit dhe të Chelseas për të. "Kurrë nuk e kam fshehur dëshirën që të mbetem në Real Madrid, por nëse interesimi i këtyre dy skuadrave është serioz, nuk do të kisha probleme ta braktisja Real Madridin, sepse këto skuadra më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë", ka thënë Robinho për mediat braziliane.

IFFHS, Manchester United i pari në botë

Londër, 2 qershor Manchester United mbetet në krye të renditjes së IFFHS, institutit botëror të historisë dhe statistikave të futbollit. Duke marrë në konsideratë periudhën nga 1 qershori 2007 deri më 30 maj 2008, Red Devils kanë lënë prapa Boca Juniors, që është ngjitur nga vendi i katërt në të dytin, dhe skuadrën tjetër angleze, Chelsea, e cila ka humbur një pozitë dhe është radhitur si e treta.

“Bomba” orientale Gail Kim pozon në bikini dhe shfrenohet në ring

New York, 2 qershor - Në SHBA, popullariteti i Gail Kimit vazhdon të rritet. Një intervistë e saj është klikuar 543.000 herë në ueb. Fotot e saj në bikini janë gjithandej. Më 2007 ishte zgjedhur "Knockout of the Year" nga Total Nonstop Action. Pas pak, do të jetë gati filmi "Royal Kill", ku ajo interpreton një vrasëse. Nëse filmi do të ketë sukses, luftëtares së bukur të ringjeve do t'i hapen dyert e Hollywoodit. Sikur të gjitha vajzat që janë pjesë e ambientit të wrestlingut, edhe Gail Kim ëndërron të bëhet pjesë e botës së spektaklit. Wrestling është vetëm një mjet për t'u bërë i njohur nga miliona telespektatorë, nga drejtorë të revistave, si dhe nga regjisorë dhe producentë kinematografikë. Në SHBA, wrestling përcillet nga njerëzit e çdo moshe, sikurse milioneri Donald Tramp, dhe është jashtëzakonisht i popullarizuar. Për dallim nga yjet e tjera të këtij sporti, Gail Kim ka dashur të stërvitet mirë për të debutuar në wrestling dhe nuk ka ndonjë problem për t'u zhveshur dhe për t'i treguar edhe cilësitë e saj "josportive". Për të treguar se di të bëjë çkado, ka inskenuar edhe rrahje jashtë ringut, duke u rrahur me karrige me kundërshtaret e saj dhe duke luftuar brenda kafazit. Gail Kim e ka treguar veten kundër Jacqueline Moore, në manifestimin e quajtur Lockdown, në Family Arena në Saint Charles (Missouri), më 15 prill 2007. Bukuroshja kanadeze, me origjinë koreane, ishte ngjitur në majë të kafazit dhe ishte hedhur mbi Moore, duke rrezikuar t'ia thyente brinjët. Kur Gail Kim ishte ngritur në këmbë, publiku e kishte përshëndetur me ovacione. Gail Kim do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në luftën e kafazeve, që organizohet nga TNA. Për shumë tifozë, simboli i TNA-së është pikërisht ajo.

FOTO

Arrestohet futbollisti në terren

Euro 2008 ende nuk ka filluar dhe tashmë është shpallur një fituese, pasi çekja Dominika Huzarova (në mes) është shpallur Miss Euro 2008. Të drejtë pjesëmarrje kanë pasur vetëm vajzat e ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2008. Përcjellësja e parë është zgjedhur Filiz Heilman nga Turqia (majtas), derisa përcjellësja e dytë shqiptarja nga Greqia, Mariola Shabanaj.

Rio de Janeiro, 2 qershor - Futbollisti brazilian Andre Luiz, nga klubi i futbollit Botofogo, është arrestuar në terrenin e tij, gjatë takimit me Nautik, pas gjykimit të gjyqtarit me karton të kuq, kur në këtë rast kanë ndërhyrë edhe tifozët në terren dhe policia është detyruar ta përdorë gazin lotsjellës për ta ndarë turmën në fushën e futbollit. E tërë rrëmuja ka ndodhur pas ndërhyrjes së keqe të Luizit dhe ndëshkimit të tij me kartonin e dytë të verdhë. Përderisa Luiz e ka lëshuar fushën, adhuruesit e Botofogas të nevrikosur me gjykimin joreal, kanë ndërhyrë në tribunat e tifozëve të Nautikut duke i gjuajtur ata edhe me shishe plastike. Me ndërhyrjen e policisë për ta ndarë turmën nga fusha, në rrëmujë janë përzier edhe futbollistët e Botofogut. Pasi është ndërprerë ndeshja, Luizi në përcjellje prej 10 policëve është larguar i arrestuar nga stadiumi me lidhëse në duar. Së bashku me Luizin, është arrestuar edhe kryetari i klubit Botofog, Bebeto de Freitas, ndërsa policia ka njoftuar se Luiz është arrestuar për shkak të sjelljeve jo të mira agresive. "Nuk ka mjaftuar intervenimi i policisë, dhe na është dashur të ndërmarrim masa të ndryshme. Policia gjithmonë intervenon vetëm në akte kriminale", ka thënë për media braziliane Freitas. Ndeshja ndërmjet Nauitikut dhe Botofogut është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të ekipit vendës.

SPORT 29

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Historia e Kupës së Botës - Gjermania 1988

Trio holandeze, tmerr i Evropës Për gjermanët ishte një shok mënjanimi i katër viteve më parë nga Kupa evropiane, ndërsa Gjermania Perëndimore synonte vitin 1988, në shtëpi, të kurorëzohej me këtë titull para tifozëve të vet. Nikoqirët kishin krijuar një skuadër të fortë në krye me trajnerin Franz Beckenbauer, skuadër kjo që vetëm dy vite më parë i kishte dërguar në finale të Kupës së Botës. Një infuzion skuadrës i ishte shtuar me sulmuesin Jurgen Klinsmann, Jurgen Kohler dhe Thomas Berthold në mbrojtje dhe kthimi i Rudi Voller. Kampionët në fuqi nga Franca nuk arritën të kualifikohen, duke lënë vetëm italianë për të shqetësuar gjermanët, me yjet e reja, si Paolo Maldini e Gianluca Vialli. Barazimi 1:1 në grupin e tyre dhe fitoret kundër Spanjës e Danimarkës i vuri dy skuadrat në krye.

nga pika e bardhë Ronald Koeman, për të shënuar për fitore më pas Van Basten. BRSS-ja kishte mposhtur Italinë 2:0 për të kaluar në finale. Rreth 60 % e popullit të Holandës kishin bërë sytë katër, për të përcjellë heronjtë e tyre, që nuk zhgënjyen në finale sikur ata më parë në vitin 1970. Gullit pas gjysmë ore lojë shënon me kokë, ndërsa goli vendimtar do të vinte në pjesën e

Finalja - 25 qershor 1988 BRSS - Holanda 0:2 (Gullit 32', Van Basten 54')

Top-shënuesit 5 gola Marco van Basten(Holandë) dytë nga Van Basten, me atë gjuajtjen volej për të mposhtur portierin Rinat Dasaev dhe për të mbetur gjithnjë në mendjet e njerëzve.

Fakte Grupi i dytë përmbante një skuadër të Anglisë impresive në kualifikime, por befasi në xhiron e parë me humbjen kundër Irlandës. Këtë e shfrytëzuan mirë Bashkimi Sovjetik dhe Holanda, që kaluan në gjysmëfinale. Holanda përbëhej nga trio talentuese e AC Milan: Frank

Eriksson shkarkohet edhe zyrtarisht nga City

Manchester, 2 qershor - Sven-Goran Eriksson është shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të Manchester City. Lamtumira ishte përmendur edhe kohë më parë, me gjithë një vend të siguruar në Kupën UEFA. Pronari tajlandez i City, Thaksin Shinawatra, që nga prilli ka qenë shumë i qartë në lidhje me shkarkimin e trajnerit suedez. Në këtë mënyrë, Eriksson qëndroi vetëm një stinor në krye të 'Citizens' duke u renditur i nënti në tabelë dhe pati kënaqësinë që të fitojë të dy derbit e qytetit kundër Manchester United. Eriksson kishte edhe dy vite kontratë me klubin anglez dhe si zëvendësues i mundshëm i tij po përmendet emri i Mark Hughes, trajnerit aktual të Blackburn. Tani për suedezin mund të hapen dyert e Kombëtares së Meksikës, të cilët janë të interesuar për trajnerin Eriksson.

Rijkaard, Ruud Gullit dhe Marco van Basten, ky i fundit u dallua madje me një het trik kundër Anglisë. Në Gjysmëfinale "tulipanët" luanin me gjermanët që së fundmit herë i kishin mposhtur ata 32 vite më parë. Lothar Matthaus kishte shënuar nga penalltia, derisa barazoi, po ashtu,

• Heroi i Holandezëve Marco van Basten nuk kishte dashur të marrë pjesë në finalet e Kupës së Evropës. Vetëm miku i tij, Johan Cruyyf, e kishte bindur atë të merrte pjesë. • BRSS-ja ishte skuadra e vetme që ishin finalistë për të katërtën herë në një finale, por ishte edhe hera e fundit e tyre, para shpërbërjes. Ata janë, po ashtu, skuadra e vetme që kanë humbur tri herë në finale. • Het triku i Marco van Basten kundër Anglisë, ka koinciduar 'me paraqitjen e 100-të të portierit anglez, Peter Shilton. • Fitorja e Holandës kundër Gjermanisë, vjen pas 32 vjetësh (1956) dhe përfundoi me serinë e zezë prej 7 disfatave dhe tri barazimeve.

Mourinho edhe zyrtarisht

trajner i Interit Milano, 2 qershor - Tashmë është zyrtare. Jose Mourinho është trajner i ri i Interit. Në këtë mënyrë do të jetë portugezi pasaradhësi i Roberto Mancini në pankinën e nerazzurrëve. Ish trajneri i Porto dhe Chelsea ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe do të fitojë 9 milion euro për stinor. Asistent i Mourinho do të jetë Beppe Baresi. Të martën në ora 11.30 Mourinho do të prezantohet në qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile. Mesfushori i Chelsea, Michael Essien, është objektivi i parë i Jose Mourinho për Interin e tij të ri. "Special One', siç ka shkruar të hënën 'Sun', shpreson të sjellë në San Siro jo vetëm dy të adhuruarit e tij, Didier Drogba dhe Frank Lampard, por edhe futbollistin e Kombëtares së Ganës, i cili erdhi në Chelsea para tri viteve për 30 milionë euro. Do të jetë shumë vështirë që të realizohet ky transferim, por duket që Mourinho mund të llogarisë në Essien, i cili dëshiron të luajë për trajnerin portugez.

Domenech thërret Flaminin në Kombëtare Paris, 2 qershor - Trajneri i Kombëtares së Francës, Domenech, e ka ftuar përsëri futbollistin e ri të AC Milan, Mathieu Flamini, që të stërvitet me Kombëtare, pasi më parë e kishte lënë jashtë listës së 23 futbollistëve që do të udhëtojnë në Euro 2008. Mesfushori francez është ftuar që t'i bashkohet grupit, duke parë formën jo të mirë fizike të Vieira, i cili ka probleme muskulore në kofshën e majtë. Domenech ka kohë deri në 24 orë para debutimit të Francës kundër Rumanisë (e hënë) për të ndërruar listën zyrtare. Të martën mbrëma francezët do të zbresin në fushë për testin e fundit para Euro 2008 në 'Stade de France' të Parisit kundër Kolumbisë.

Thënia e ditës Shikoji mendimet e tua dhe ato bëhen fjalë. Shikoji fjalët e tua dhe ato vihen në aksion. Shikoje aksionin dhe ai bëhet avaz. Shikoje avazin tënd dhe ai bëhet karakter. Shikoje karakterin tënd dhe ai bëhet fati yt.

NGJARJA E DITËS 3 qershor 1958 Një referendum i mbajtur në Los Angeles lejon shitjen e stadiumit "Chavez Ravine" ekipit të bejsbollit, Dodgers.

30 ENIGMATIKA

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

PUBLICITET 31

32 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

PUBLICITET 33

Ofertë ekskluzive për shitjen e trojeve prapa "Motelit Gorenje". Trojet janë të ndara në sip. 3.5 ari e më shumë me infrastrukturë komplete (ujë, rrymë, kanalizim, rrjet kabllovik, rrugë me kubëza të betonit etj. Ju mirëpresim në zyren "Swiss Kosova Ag" prapa AAK-së . www.swiss-kosova.com Info:038/550-219; 044/877-277; 049/234-678

34 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Sine Tempore

me 2 lokale në Pallatin e Rinise dhe në rr.Uçk

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

PUBLICITET 35

36 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

PUBLICITET 37

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

Shes makinën automatike për paketim prej 050-1000 gram. Për material kokërr dhe pluhur (kafe, sheqer,

MJEKIN ME AKUPUNKTURË

kakao, biber, oriz, kikirik, fara të zeza, lajthia, arra,

Për dhembje koke,për urinim të fëmijëve gjatë

susam etj. Makina automatike zëvendëson 10-15

natës, stres, shqetësim,pagjumësi,nervozë, depre-

punter-Danix Novi Sad si dhe shes pjektoren për

sion, shtrëngim në gjoks, reumatizëm, lodhje,

kafe kapaciteti 30 kg në orë , mullinj për kafe.

pavullnet në punë dhe në mësime.

Çmimi sipas marrëveshjes ose e ndërrojë me veturë. Numri kontaktues .tel.044-133-150

Dr.Xhelil Karavidaj tel.049/331-026 ,044/126- 793

38 PUBLICITET

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

PUBLICITET 39

E MARTË, 3 QERSHOR 2008

MILAIM BEHA Slloveni (5 maj 1970- 3 qershor 1999) Mijëra njerëz atëbotë u ngritën në këmbë Ishe TI i cili hapëroje së bashku me ta Lufta erdhi e së bashku me të edhe TI Asgjë më e vlefshme se LIRIA për TY nuk ishte Ideali jetësor ishte çlirimi i trojeve stërgjyshore Mburojë e çeliktë për to u bëre Betejë pas beteje kalove E shenjtë për TY fjala e dëshmorëve Hapërove në çdo vend Kosove Amanetin për ATA në vend e çove Sikur dielli ta ndriçonte rrugën Llahtarive të kohës u bëje ballë Oso Kuka ishe vetë Vendet nëpër të cilat kalove kanë nga një histori E gjallë do të mbetet buzëqeshja jote e cila Ndriste si rrezja e diellit mëngjesor Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë nëpër zemrat tona Me mall të pashuar gjithmonë do të kujtojnë: Babai Mehdiu, nëna Hetemja, vëllezërit Agimi, Milazimi, Blerimi, motrat Liria e Gjevrija me familjet e tyre nga Carraleva, Qylaga, Italia e Norvegjia.

S H PA L L J E F A L A S SHITEN SHTËPI

SHITEN BANESAT

BANESAT ME QIRA

Shes shtëpinë në Prishtinë, bëj edhe ndërrim. Info: 044/142-038. -------------------------------------------------------------------------------Shes shtëpinë te "Grand Store". Info: 044/142-038. -------------------------------------------------------------------------------Shes shtëpinë me 3 arë, me dy hyrje të veçanta. Info: 044/153-502. -------------------------------------------------------------------------------Shes shtëpinë me 1,5 ar, rruga e Llapit. Info: 044/221-815. -------------------------------------------------------------------------------Shes shtëpinë në Prishtinë, Lagja e Muhaxhirëve, afër hotelit "Ambasador", ka sip.163m2 pronari shqiptar. Info: 038/226-514 dhe 044/155-878.

SShes banesën në Ulpianë me sip.47m2, çmimi 56 000 euro, e mobiluar, kati i parë, e përshtatshme për çdo veprimtari afariste, posedon dokumentacionin. Info: 044/116-568. -------------------------------------------------------------------------------Shes banesën në Fushë-Kosovë me sip.87m2, kati III, çmimi 41 000 euro, me infrastrukturë të kompletuar. Info: 044/116-568. -------------------------------------------------------------------------------Shitet banesa me sip.75m2 me sip.75m2, në Prishtinë, afër Shkollës së Mesme Teknike. Info: 044/805-462. -------------------------------------------------------------------------------Shitet banesa në Mitrovic, afër stacionit të autobusëve, me sip.74m2, çmimi sipas marrëveshjes. Info: 044/197-692. -------------------------------------------------------------------------------Shes banesën e mobiluar në rr. "Bajram Kelemndi", kati IV, me sip.65m2, çmimi 52 000 euro. Info: 049/124-036. -------------------------------------------------------------------------------Shes banesën 50m2 në Ulpianë,kati I, e renevouar. Info: 044/509-700. -------------------------------------------------------------------------------Blej banesë një ose dydhomëshe në Prishtinë, vetëm ndërtim i vjetër dhe me dokumentacion të rregullt. Info: 049/ 044/550-111. -------------------------------------------------------------------------------Shitet banesa 3-dhomëshe mbi "Sllovenia Sport", ndërtim i ri, kati II, çmimi 59 000 euro.Info: 044/245-454. -------------------------------------------------------------------------------Shitet banesa në rrugën për Gërmi, në katin përdhes, me sip.98m2, 3-dhomëshe, çmimi 49 000 euro. Info: 044/945-844. -------------------------------------------------------------------------------Shitet garsonjera në rrugën për Gërmi, kati IV, me sip.38m2, çmimi 19 000 euro. Info: 044/945-844. -------------------------------------------------------------------------------Kërkoj banes në rrugët "Luan Haradinaj", "Fehmi Agani", "Nëna Terez", 60 deri 70m2, kati I, II, III, çmimi sipas marrveshjës. Info: 044/193-778 dhe 038/228-473. -------------------------------------------------------------------------------Shes banesën në Prishtinë, lagjja "Arbëria" ish-Dragodan, me sip.74m2 dhe 50m2, përballë Zyrës ruse, momentalisht e banuar me të huaj, çmimi sipas marrëveshjes. Info: 049/161-309.

Lëshoj banesën me qira në Ulpianë, oferta vlen për familjarë, kati I, e renovuar, e pamobiluar, çmimi i arsyeshëm.Info: 044/116-568. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira për ndërkombëtarë në qendër të Prishtinës.Info: 044/948-159. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira në Ulpianë, Dardani,çmimi 300 euro.Info: 044/241-588. -------------------------------------------------------------------------------Kërkojmë banesë me qira në Ulpianë, Dardani,Qendër,çmimi 200-400 euro. Info: 038/731-514 dhe 044/823-718. -------------------------------------------------------------------------------Urgjentisht kërkoj banesë dydhomëshe me qira për një çift ndërkombëtar, çmimi 300-600 euro. Info: 044/670-608. -------------------------------------------------------------------------------Lëshojmë 2 banesa me qira në Qendër dhe në Ulpianë 2-dhomëshe, çmimi 300 euro.Info: 044/670-608 -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira,te Banesat e Bardha, kati I, e mobiluar, përparësi për çift bashkëshortor. Info: 049/803050 dhe 044/152-922. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira me sip.30m2 dhe është e përshtatshme për banim dhe afarizim banesa gjindet në rr. "UÇK",nr.46/1-1.Info: 044/122-094. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën 3-dhomëshe me qira në Ulpianë A4 H-3, afër Fakultetit Filozofik, çmimi sipas marrëveshjes. Info: 044/296-234 dhe 038/550-435. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj një dhomë të mobiluar me kuzhinë e banjë në qendër të Prishtinës.Info: 049/805-277. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira për vendorë dhe ndërkombëtar. Info: 044/231-188 dhe 038/224-010. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira, njëdhomëshe (50m2), e mobiluar, në qendër të Pishtinës (te sheshi "Zahir Pajaziti), kati IV, çmimi i panegociueshëm 250 euro në muaj. Info: 044/156-291. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira,Ulpianë-Prishtinë, çmimi 400 euro.Info: 049/509-700. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira në Ulpianë, çmimi 300 euro.Info: 044/823-718.

SHTËPITË ME QIRA Lëshoj shtëpinë me qira për ndërkombëtarë në Matiqan,afër ambulancës, çmimi 1 000 euro. Shtëpia posedon ngrohje qendrore, alarm, hidrofor, bunar.Info: 044/116-568 -------------------------------------------------------------------------------Jemi familjarë, kërkojmë shtëpi apo banesë me qira me kontratë dhe për një afat të gjatë. Info: 049/181 801, 044/444-375 dhe 049/829-043. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj një kat shtëpie me qira me sip.90m2, me hyrje të veçantë, extra e mobiluar, me parking, vetëm për ndërkombëtarë, Bregu i Diellit. Info: 044/530-555. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj një dhomë të shtëpisë me qira për studentë,një ose dy persona,vetëm meshkuj,te Qafa.Info: 044/610-365. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj një dhomë me qira për studentë ose punëtore vetëm për meshkuj, afër gjimnazit "Sami Frashëri". Info: 044/610-365. -------------------------------------------------------------------------------Jap me qira katin e parë të shtëpisë, me hyrje të veçantë, në Prishtinë, në rr. "Xhavit Ahmeti", nr. 6. afër Taukbahçes, ka një dhomë të fjetjes, kuzhinë dhe trapezari (bashkë), korridor, banjë, ujë 24 orë.Oferta vlen vetëm për familjarë nga 1 korriku. Çmimi 170 euro. Info: 044/364-266 dhe 049/112-491. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj shtëpinë me qira në lagjen “Arbëria”, ish-Dragodan, në Prishtinë, afër KFOR-it Film-City, me një sallon dhe dy dhoma të fjetjes, kuzhinë dhe banjë, gjithsej 100 m2, e mobiluar, ka telefon fiks dhe internet. Info: 044/316-196.

Kërkojmë banesë me qira për vendorë familjarë në Prishtinë 1,2,3dhomëshe, të mobiluar, çmimi 100350 euro.Info: 044/049/550-111. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira me sip.55m2, në lagjen Arbëria, nga 20.06.2008, çmimi 180 euro.Info: 044/176-548. -------------------------------------------------------------------------------Kërkojmë 3 cimere studente ose punëtore, banesa gjendet në Ulpianë. Info: 044/641-732 dhe 044/626-480. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën dydhomëshe me qira banesa Te Rrethi (Ulpianë), e mobiluar, me infrastrukturë të rregullt. Info: 044/049/550-067. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira në Bregun e Diellit, afër postës së vogël, në katin përdhes, ka dy dhoma, kuzhinë, ballkon, gjysmë e mobiluar, vlen vetëm për familjarë, çmimi 250 euro. Info: 044/364-266 dhe 049/112-491. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj banesën me qira te sheshi "Bill Klinton", afër stacionit të policisë, në katin e dytë,ka tri dhoma,kuzhinë,ballkon, banjë, komplet e mobiluar, me klimë, ngrohje qendrore, oferta vlen vetëm për të huaj ose familjarë, e lirë nga 1 korriku, çmimi 395 euro. Info: 044/364-266 dhe 049/112-491.

LOKALE ME QIRA Lëshoj me qira dy lokale për zyrë, njëra 20 m2, ndërsa tjetra 45m2, që të dyja të pajisura me nyje sanitare, të përshtatshme për kompani të sigurimeve dhe organizata tjera private, në lagjen Pejton. Info: 044/309-114, 038/227-419 dhe 044/418-263. -------------------------------------------------------------------------------Lëshohet lokali me qira me sip.200m2, afër sh.f. "Elena Gjika", i gatshëm për punë, çmimi 600 euro. Info: 049/044/550-111. -------------------------------------------------------------------------------Lëshoj me qira dy lokale për zyrë, njëra 20, ndërsa tjetra 45m2, që të dyja janë të pajisura me nyje sanitare, të përshtatshme për kompani të sigurimeve. Info: 044/309-114, 038/227-419 dhe 044/418-263.

SHITEN TROJE

TË TJERA

Shes 15 arë truall në Sofali, me mundësi ndarjeje dhe me dokumentacion të rregullt. Çmimi 2 000 euro për një ar.Info: 044/049/112-273. -------------------------------------------------------------------------------Shes troje nga 3-5 arë ndërmjet Lagjes së Spitalit dhe Matiqanit,buzë rrugës dhe me infrastrukturë komplete. Çmimi sipas marrëveshjes. Info: 044/159-807. -------------------------------------------------------------------------------Shes truallin prej 17 arë me mundësi ndarjeje në Matiqan,jo larg shkollës fillore. Çmimi sipas marrëveshjes. Info: 044/296-995. -------------------------------------------------------------------------------Blej 10 hektarë tokë në Çagllavicë, duhet të posedojë dokumentet në rregull, që përkthimi të bëhet menjëherë.Info: 044/116-568. -------------------------------------------------------------------------------Shesim troje në Bardhosh. Info: 044/249-465 dhe 049/249-465. -------------------------------------------------------------------------------Shesim troje nga 5 arë e gjysmë, të përshtatshme për ndërtim, me kanalizim, ujë të pijes, rrymë, çmimi sipas marrëveshjes, rr. "7 Shtatori", prapa "Arbëris".Info: 044/186-600. -------------------------------------------------------------------------------Shes 4,5 arë truall në Emshir të Prishtinës, është pronë e shqiptarit, çmimi i volitshëm.Info: 044/258-827. -------------------------------------------------------------------------------Shiten trojet në Orllan,afër restorantit "Guri".Info: 044/805-462. -------------------------------------------------------------------------------Shiten troje në lagjen Kodra e Trimave,të përshtatshme për banim. Info: 044/805-462. -------------------------------------------------------------------------------Shiten 50 arë truall në Prugovc,posedojnë ujë, rrymë, kanalizim. Info: 044/175-748 dhe 049/309-174. -------------------------------------------------------------------------------Shes truallin prej 5 arë prapa "Grand Store", çmimi 11 500 euro. Info: 049/124-036. -------------------------------------------------------------------------------Shitet trualli në Matiqan, vetëm për 30 000 euro, dokumentacioni në rregull,pronë shqiptari.Info: 044/231188 dhe 038/224-010. -------------------------------------------------------------------------------Shesim troje në Matiqan, në lagjen Veternik, me çmime të volitshme. Info: 038/224-010 dhe 044/231-188. -------------------------------------------------------------------------------Shitet trualli prej 8 arë, rruga për Hajvali, prapa hotelit "Madrid", me mundësi ndarjeje.Info: 044/239-460.

Shes veturën Ford KA viti i prodhimit 1999 1,3 benzin ngjyrë e kaletër metalike me klimë është në gjendje të rregullt me regjistrim deri ne fund të vitit Info: 049/111-365 -------------------------------------------------------------------------------Shes komplet furrën e bukës në Prishtinë. Info: 044/296-995. -------------------------------------------------------------------------------Salloni i ondulimit "Chanel" kërkon dy nxënëse, në Ulpianë, afër lokalit "Moxart". Info: 044/114-504 dhe 044/651-044. -------------------------------------------------------------------------------Shes veturën "Pasat" 2 D, viti 1989, e regjistruar KS dhe në gjendje të mirë, me çmim të arsyeshëm. Info: 044/ 277-344. -------------------------------------------------------------------------------Shitet vetura Opel Vectra 1.8 B, viti '93. Extra, central, alarm ABES, servo, 1 vit regjistrim. Info: 044/375-340. -------------------------------------------------------------------------------Xhevat Jashari shpall të pavlefshme dëftesën e klasës së tetë të sh. f. "Luigj Gurakuqi në Batllavë. -------------------------------------------------------------------------------Kërkoj punë si kuzhiniere, jam me përvojë pune në kuzhina të ndryshme në Prishtinë. Info: 044/856-989. -------------------------------------------------------------------------------Shesim rrjeta për peshq të madhësive të ndryshme të kualitetit të lartë. Info: 044/986-411. -------------------------------------------------------------------------------Kërkoj veturë "Polo", duhet të jetë e vitit mbi 1990 dhe me KS. Info: 044/643-830. -------------------------------------------------------------------------------Isak Zhitia shpall të pavlefshme dëftesat e vitit të I, II, III dhe IV dhe diplomën e SHMT "28 Nëntori "në Prishtinë. -------------------------------------------------------------------------------Motel restorant "Agavet" kërkon 5 punëtore, në Pozhoran. Info: 044/632-279. -------------------------------------------------------------------------------Kadri Llabjani, pronar i biznesit NTP "Euro Kop" shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me NRB 80302436. -------------------------------------------------------------------------------Kadri Llabjani, pronar i biznesit NTP "Euro Kop", shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me n.r.b. 80302436. -------------------------------------------------------------------------------Kërkojmë picaten-e me përvojë pune në Prishtinë. Info: 044/626-750. -------------------------------------------------------------------------------Në Prishtinë shiten lule "Adama" me çmim shumë të volitshëm prej 1 deri 2 m, shumë të bukura për shtëpi. Info: 044/610-365.

40 PUBLICITET

E MARTË, 3 MAJ 2008